(03.09.1974 – 27.01.2019)[1]
Sadri Rexhepi
Kimet Dibrani u lind në fshatin Gërrdovc të Besianës më 3 shtator 1974. Rrjedh nga një familje mesatare por me një traditë të lartë kombëtare. Kimeti ishte në mesin e pesë fëmijëve, fëmiu i parë në familje. Si në çdo familje shqiptare kur i lind një djal është gëzim i madh e gjithashtu edhe në këtë familje lindja e Kimetit pati sjell në familje një gëzim të madh. Kimeti shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjës në Gërrdoc, ndërsa të mesmen në Besianë.
Si nxënës ishte i urtë dhe i sjellshëm, i dashur, intelegjent dhe shumë i guximshëm. Si fëmijë që ishte i shihej zjarri i dëshirës për atdhetari. Edukatën atdhetare e kishte marrë nga i ati Hamiti dhe agja Faiku (tani deshmor i kombit) të cilët i kishin rrëfyer për vujtjet e popullit shqiptar nën regjimin srbosllav.. Ai ishte pjesë e klubit futbolistik të Gërrdovcit i cili në atë kohë garonte me sukses në ligën komunale të futbollit të vogël të komunës së Besianës-Podjevës.
Si nxënës ishte pjesëmarrës në demontsratatë e vitit 1989. Ai e ndërpreu shkollimin për arsye të ndryeshme, duke u detyruar të punojë punë të ndryshme në ndërimtari bashkë me djalin e agjës, Besimin dhe agjën Faikun nëpër vende të nrdyshme të ish Jugosllavisë.
Periudhën e pas suprimimit të Autonomisë së Kosovës si të gjithë shqiptarët edhe Kimeti e përjetoi tepër rëndë. Me shpërthimin e spirales së dhunës nga soldateska serbe, duke parë gjithë atë që ndodhte mbi popullin tonë, Kimetit i lindi ideja që edhe ushtarakisht ti vij në ndihmë popullit të tij duke u radhitur ne ballë të forcave çlirimtare dhe duke iu bashkangjitur bijëve dhe bijave më të dëshmuara të kombit tonë.
Së këndejmi, paraqitjen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e mirëpriti me një kënaqësi të veçantë, Kimeti dhe shi për këtë kishte ecur këmbë duke vizituar të gjitha zonat e Zonës Operative të Llapit (ZOLL), duke kërkuar që të aktivizohet në radhët e UÇK-së, me deshirë të madhe për të dhënë kotributin e vet për çlirimin e atdheut.
Kimeti në radhet e UCK-së u inkuadrua në fillim të gushtit të vitit 1998, së pari në njësitin e Artilerisë ,,Uipiana’’ 31 Brigada 152 ,,Shaban Shala’’me në krye Komandant Llapin apo Musa Jakupin. Kimeti bashkë me djalin e agjës Besimin dhe disa djem tjerë të Gërrdovcit u inkuadruan në radhët e UCK në njësinë intervenuese kjo ishte edhe arsyeja që ata vazhdimisht ishin aty ku luftohej. Gjatë luftërave të vitit 1998-1999 u vu në krye të çetave shqiptare të armatosura vullnetare për mbrojtjen e Llapit heroik nga pushtuesit serbë.
Kimeti mori pjesë në shumë beteja kudër pushtueve serbosllav në Zonën Operative të Llapit kurse unë do ti permendi disa që janë më të rëndësishme.
Më 15 shtator, 1998 në Betejën e Kaçanollit
– 21 dhjetor në Bajqinë
– 24 dhjetor 1998 në Tabet e Llapashticës
– 27 dhjetor 1998 në Obrançë
– 9 Janar 1999 në Peran
– 21 deri më 25 mars 1999 në Doberdol, Bajqinë dhe Dobratin
– 25-30 mars 1999 në Bradash, Potok
– 27 prill deri më22 maj 1999 në Bradash, Kacanoll, Potok ku edhe plagoset rëndë më 28 prill 1999 tek Guri i Bardhë në Potok.
Aty qenë plagosur edhe 5 bashkëluftëtarë të Kimetit e ata janë:Naim Shala, Nazmi Rexhepi, Sadat Jakupi, Ali Zejnullahu dhe Veli Sylejmani-Zogu. Së këndejmi, dita e 28 prillit të vitit 1999 ishte e kobshme për të gjithë këta luftetar të lirisë sepse morën plagë vdejepruese.[2] I madhi Zot ju ndimoi të gjithëve të shpetojnë, të shërohen dhe të kthehen prapë në jetë.
Kimeti në këtë betejë kishte marrë mbi 20 plagë nga copat e një granate. I kishte të lënduara të dy këmbet dhe gjoksin veçmas pjesën e gjoksit afër zemrës dhe mushkrive. Por si Gjergj Elez Alia më shumë plagë në trup Kimeti arriti të shpëtoi dhe të dal i gjallë nga lufta heroike e popullit tonë e cila bashkë me NATO-në e solli lirinë që po e gëzojm ne sot.
Për guximin dhe heroizmin e tij ndër beteja dëshmon edhe bashkëluftëtari i ngusht i Kimetit, Besim Dibrani i cili deri në përfundim të luftës qëndroi heroikisht bashkë me të.Trimëria dhe heroizmi i Kimetit dhe Besimit janë vazhdimsi e amanetit të Zahir Pajazitit, Adem Jasharit, Sali Cekut, Agim Ramadanit, Jetullah Islamit, Hyzri Talles e shumë të tjerëve para tyre si Hysen e Shahin Gërrdovcit që u angazhuan shumë më herët për lirinë e Kosovës.
Mirëpo gjaku që kishin derdhur luftëtarët e lirisë në Llapin heroik në luftën e fundit, ende pa u terur plagët e luftetarëve që ishin ende të freskta kudo ku ishte shtrirë lufta Kimeti dhe Besimi lanë uniformatë pa kërkuar kurrfarë kompenzimi për kontributin e tyre që kishin dhenë në luftën çlirimtare dhe u kthyen në fshat për të vazhduar jetën e tyre duke u marrë me bujqësi, blegtori e ndërtimtari.
Në kohën sa ishte në radhet UCK-së ai ishte njohur me shumë figura të çmuara. Kjo do ti ndihmoj edhe më tutje Kimet Dibranit, që të armatoset me idetë patriotike të veprimtarëve që ndodheshin aty.
Së këndejmi, ai pas luftës është marr me punë të ndryshme deri dhjetë muaj para se të vdes.Familja e veçanerisht djemtë e agjës (Faikut)bënë përpjekje të pa ndërprera për t’ia shpëtuar jetën Kimetit. Ata e dërguan edhe në Shkup ku mendonin se atje do t’ia gjejn ilaqin e vërtet por pa sukses sepse plagët e luftës ishin të pa shërueshme
Së këndejmi, e diela e 27 janar 1919 pat shkaktur një vaj dhe pikëllim në opinionin liridashës pas lajmit se nga jeta u nda veterani dh invalidi i luftës së UCK-së Kimet Dibrani i cili gjithë jetën ia kushtoi familjës dhe çlirimit të Kosovës. Veterani dhe invalidi i luftës u varros me ndërime të larta ushtarake kurse në ceromoninë e varrimit veç familjarëve morën pjesë edhe shumë bashkëluftetarë të shumtë të tij si dhe shumë qytetar nga Llapi e Kosova. Kimeti la pas veti prindërit Hamitin dhe Adilen, dy vëllezër e dy motra, bashkëshorten Sanijen dhe fëmijët Albionin, Eltonin dhe vajzën Edonisën dhe pesë djemt dhe tri vajzat e agjës.
Prindërve të Kimetit, sikur iu kishte ngulitur një si gurë i palëvizshëm nga zemra, duke e lutur Zotin që mos t’ia marrë shpirtin Kimetit në kohën kur ai më së shumti po i duhej familjës. Nga e gjithë kjo dhembje e prindërëve për të birin që e kishin rritur me sakrificë, sikur e përjetuan shkrirjen e shumë stalagtiteve të akullta që ua shponin zemrën dhe mushkëritë, e përballuan burrërisht. Mirëpo pas plotë katerë vitesh i vdes babai Hamiti, duke iu bashkuar të birit Kimetit në parajsën e dëshmorëve të lirisë.
Së këndejmi, veç Kimetit, shkrimi ofron argumente që flasin se familja dritëplotë Dibrani e ndanë të njëjtin fat tragjik të sakrificës për lirinë e Kosovës, pasi që agja i tij Faiku vritet gjatë ofensivës së 18 prillit 1999 në prag të shtëpisë duke mbrojtur dinitetin familjar e kombëtar. Poashtu në ofensivën e 18 prillit 1999 në mbrojtje të dinitetit familjar e kombëtar afër shtepsë së tij vritet edhe kusheriri i Kimetit Rifat Dibrani.
Së këndejmi, gjaku i familjës Dibrani dhe i mijëra e mijërave shqiptarëve të tjerë u bë pengu i lirisë që po e gëzojm ne sot.
Lavdi për Kimetin dhe të gjithë të tjerët që ranë në altarin e lirisë.
27.01.2025
[1] Informatë nga Hamit Dibrani
[2] Informatë nga Besim Dibrani