13.5 C
Tirana
E martë, 28 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Një dashuri e lashtë për Atdheun dhe gjuhën — dëshmi e 75...

Një dashuri e lashtë për Atdheun dhe gjuhën — dëshmi e 75 viteve

0
Lule pranvere

Arif Ejupi Dashuria për Atdheun dhe gjuhën shqipe nuk është vetëm ndjenjë, por trashëgimi që përcillet brez pas brezi. Ajo jeton në histori, në kujtesë dhe në emrat që u japim fëmijëve tanë — emra që mbajnë identitet, dinjitet dhe përkatësi.

Trashëgimi emrash të gurrës sonë
Fatmir — emër që simbolizon fat e mirësi,
emër nderi në histori.
Shqipe — emër që kujton Kongresin e Manastirit,
dhe gjuhën tonë me zë bilbili.
Flora — emër që lidh florën e faunën,
si Adriatiku që në gjirin e vet merr Drinin dhe Bunën.
Veton — emër që shiun paralajmëron,
dhe natyrën e gjallëron.
Mentor — emër drite e diturie,
udhërrëfyes i çdo shtëpie.
Vlora — emër që bashkon jug e veri,
emër që mbjell shpresë e dashuri.
Qoftë bekuar ai mësues mendjendritur arbëror,
që me këta emra të bukur të gurrës sonë të pastër
i thuri Atdheut kurorë!

Arif Ejupi
Gjenevë, 8 prill 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.