Ne ishim idealistë, të paditur, bëmë aq sa mundëm, por jo aq sa duhet – Dhjetor ´90

0
137
Studentë - dhjetor 1990

Foto: Disa studentë nga Lëvizja e Dhjetorit 1990.

Lulëzim Shena

REAGIM ndaj disa shkrimeve për komplote e histori për lufte civile, të organizuar nga z. Tomorr Dosti & Co (pjellë e mendjes së një mikut tim dhjetorist Shenasi Rama)

Levizja Studentore Dhjetor 1990 mbetet aksioni i vetem politik ne historine e shqiptareve qe solli ndryshim te sistemit me te eger komunist ne Europen Lindore ne menyre paqesore dhe beri te mundur pluralizmin politik, shembi oligarkine e eterve komuniste shqiptare dhe hapi rrugen e themelimit te Partise se pare opozitare Partise Demokratike Shqiptare prej vete studenteve dhe intelektualve me te mire dhe me te spikatur te atyre viteve.

Levizja Studentore Shqiptare e Dhjetorit 1990 ne te gjithe historine e saj ishte: GJITHPERFSHIRESE sepse ashtu ishte dhe nevoja per te permbledhur dhe drejtuar revolten 45 vjecare antikomuniste te nje populli te tere te misheruar ne bijte dhe bijat e saj me te mire ne ate dhjetor, ishte PAQESORE sepse misheronte dhe kerkonte nje sistem krejt te kundert me ate te deri viteve 90 , sistemin demokratik te fjales dhe mendimit te lire, sistemin e te drejtes per te gjithe, ishte PRO-EVROPIANE sepse menjehere ne momentet e para te saj buçoi thirrja „E duam Shqipërine si gjithë Europa“, ishte nje REVOLUCION SHOQEROR, sepse rrezoi nje shoqeri te kalbur komuniste nga me barbaret per t’i hapur rruge nje shoqerie te re demokratike, ishte dhe mbetet nje Levizje qe filloi me 8 Dhjetor 1990 dhe e perfundoi misionin e saj me 12 Dhjetor 1990 me sukses.

Themelimi i Partise Demokratike Shqiptare ne naten e 11 Dhjetorit duke u gdhire 12 Dhjetor 1990 ishte prelud i atyre 4 diteve qe tronditen themelet e nje prej diktaturave me te egra komuniste ne europen lindore. Ketu misioni historik i studenteve te dhjetorit perfundoi me sukses dhe ia la vendin asaj qe kjo Levizje Studentore kerkoi qe ne diten e saj te pare PLURALIZMIT POLITIK ne Shqiperi.

Te gjitha deformimet qe kerkohen ti behen vazhdimisht akoma edhe sot si nga bij te eterve komuniste ne pushtet ashtu dhe nga disa ish drejtues te asaj Levizjeje nuk kerkojne gje tjeter vec nje revansh politik, hakmarrje primitive dhe zhberje te historise se Levizjes Studentore te Dhjetorit 1990.

Sa here vjen Dhjetori, gati per cdo dite si ne rrjete sociale ashtu dhe ne TV do degjojme per komplote histori te padegjuara me pare te cilat kane munduar shpirtin „demokrat“ te disa prej ish studenteve dhjetoriste qe spaten kurre guximin apo kurajon te beheshin promotore te ngjarjeve post Levizje Studentore Shqiptare Dhjetor´90. Dhe kjo shpesh nga ish studente dhjetoriste te cilet vetem per jo me shume se 2 muaj pas atyre diteve te Dhjetorit 1990 u larguan nga Shqiperia dhe skane jetuar asnje cast ne per rreth 25 vjet ne Shqiperi !

Degjoj sot nga goja e tyre te njejtat gjera qe kam degjuar per rreth 25 vjet nga eterit komuniste dhe bijte e tyre sot oligarke ne pushtet, per komplote zyrash qe me duken si skenaret e Alfred Hitchcock, per lufte civile te organizuar nga Tomorr Dosti (ruaji zot mendt e kokes deri ku shkojne) e per spiune sigurimi komunist qe drejtojne PD dhe qe keta i kane ditur por kane pasur frike ti thone !

Na mbushët mendjen !

Ne ate vale zemerimi mbarepopullor kunder komunizmit keta paskan pasur frike te flasin per sigurimsa ne PDSH ! Hahahahahah Hajde beso pallavra e shpifje kaq te ulta !
Sigurimsat kane qene thjesht ne trurin tuaj dhe pamundesia per tu bere lider te post Levizjes Studentore 90 ne Partine e krijuar nga vete studentet, mungesa e kurajos per te marre mbi shpatulla ate qe e bene shume prej drejtuesve te PDSH Azem Hajdari, Sali Berisha, Gramoz Pashko, Eduart Selami, Aleksander Meksi etj bene qe ju te ktheheshit ne origjinen tuaj ne ate te berjes pis te gjithckaje nepermjet deformimit te te vertetave, shpifjeve me te ulta dhe trillimeve alla Dan Brown per te shitur librat tuaj te mbushur me skenare te zinj, pjelle e mendjes tuaj me te njejten ngjyre !

Ju vuani nga e njejta semundje qe vuajne te gjithe pseudodemokratet, te deshtuarit qe ne nisje ne ate levizje historike, qe kurre nuk dolen nga guacka e tyre e frikes, jokurajos, deshtimit apo dhe vete jodeshires ne lufte ndaj kermes komuniste, e qe perhere koha dhe historia i flak jashte saj ! Ju vuani dhe do vuani perhere nga ndjenja e viktimes pa qene kurre te tille sepse nuk dini cfare rroli tjeter te merrni ne histori dhe sepse ju lider sdini te beheni kurre ! Ju vuani nga e njejta semundje qe vuajne te gjithe komunistet eter e bij te deri sotem ate te ANTIBERISHIZMIT pa fre, sepse jo Ai fizikisht por e verteta ju kall krupen, ju ben te ndiheni inferior dhe te pavlere !

Ju vuani nga semundja e percmimit te gjithçkaje te arritur por kurre nuk ishit ketu per te dhene dicka qe bashkedhjetoristet e tjere e dhane pa interes ne sherbim te ketij vendi !
Ish dhjetoristet si Azem Hajdari, Arben Broci, Abdyl Matoshi, Fred Gemi, Dritan Çela, Gjin Kolbucaj dhane edhe jeten, te tjere si Bardhyl Ukcamaj, Mimoza Ferraj, Mimoza Zhamo, Arben Lika, Pal Serreqi, Akli Fundo, Tefalin Malshyti, Arben Sulo, Myftar Gjana, Adrian Petrollari, Edmond Bushati, Ndue Antonio Lugja, Arian Manahasa, Mesila Doda, Alfred Cako, Spiro Cura, Blendi Gonxhe, Muje Bucpapa, Nesti Kiri, Arta Sakja, Arben Cejku, Aida Sakja, Ajet Ramcaj, Ilir Dizdari, Alban Bala, Arianit Nika, Abdyl Demirazi, Niko Kaciroti, Shpetim Shkurti, Artan Asllani, Dritan Shtylla, Renato Ndrecka, Agim Hasa, Arber Ahmetaj, Bislim Ahmetaj, Ilenja Mehilli, Eda Hyka, Ardi Stefa, Kastriot Gjoka, Myslim Murrizi, Ernestina Gjergji, Shpetim Bala, Gjok Vuksani-Faqja Zyrtare, Arsen Caushi, Mark Gjonmarkaj, Mark Marku, Xheni Tanini Hali, Mirel Sharxhi, Albert Kushti, Nora Kushti, Gjergj Ukcamaj, Theollori Dhimitri, Gjin Progni, Ilirjan Peco, Afrim Krasniqi, Sokol Allaraj, Kujtim Allaraj, Pandeli Majko, Astrit Patozi, Edi Paloka, Argita Berisha, Besa Ukcamaj, Flamur Bucpapaj, Ilir Meta, Ilir Seci, Emin Barci, Alban Tershana, Av Arben Muca, Arben Gabraj, Shkelqim Jahaj, Shpend Jeshnica Pllumi, Vullnet Spahiu, Agim Ymeri, Agim Parllaku, Blendi Fevziu, Ben Blushi, Skender Minxhozi, Ermal Mulosmani, Gazmend Domi, Dardan Domi, Arben Çokaj, Gjelosh Kasa, Lush Martini, Dritan Kociaj, Dritan Tufa, Alban Pepa, Artan Dibra, Arben Qirjako, Altin Qoshja, Valbona Duro Pelushi, Leke Tusha, Aleksander Biberaj, Edvin Shvarc, Admir Lakra, Kreshnik Collaku, Kreshnik Spahiu, Kastriot Haxhiaj, Astrit Memia, Agron Sula, Agron Gjekmarkaj, Enkelejda Shkreli, Nazmi Peka, Ylber Hasani, Dritan Osmani, Osman Stafa, Helidon Samarxhi, Lin Kurti, Flamur Noka, Gjovalin Shytani, Adem Krasniqi, Mhill Gecaj, Shkelzen Margjeka, Ndre Legisi, Ramiz Gjini, Mimoza Preci, Ismet Pali, Tonin Prenga, Tonin Logu, Ada (Hysa) Huibregtse, Petrit Legisi, Leonard Rumija, Olsi Baze etj. etj., ashtu dhe si dhe autori i ketij statusi (u kerkoj ndjesë miqve te mi ish-dhjetoriste, sepse vetem me emrat e te gjithe atyre s’do te mbaronte kurre ky shkrim) jetuam ketu kush pak vite e kush gjithmone ! Dhame gjithçka të mirë tonën, pa pasur asnjë interes, pa shpifur dhe shtrembëruar historinë, siç bëni vazhdimisht ju !

Nuk kerkuam asnjehere te ishim ne qender te vemendjes vetem se ishim studente dhjetoriste, se ishim te paret, jo kurre jo, sepse ishim pak pa ate popull antikomunist e te vuajtur qe na mbeshteti dhe per me shume, SE ISHIM DHE MBETEMI IDEALISTE !

Por kujt ia them … !

Sot Levizja Studentore Shqiptare mbetet pjese e historise dhe ne emer te idealeve te dhjetorit 90 ju kerkoj me se paku mos shtremberoni historine, lereni historine dhe historianet te pa ndikuar politikisht apo te pafrustuar si ju ta bejne ate. Mos perconi brezave qe vijne semundjet e pasherueshme tuajat dhe vuajtjet pa fund qe hiqni sepse kurre nuk u bete pjese e historise pozitive post levizje studentore.

Ju keni vuajtur, vuani dhe do te vuani nga viktimizimi qe i beni vetvehtes pa ju prekur kush me dore dhe ky eshte problemi juaj me te verteten ! Zoti ju ndimofte por mos kerkoni te infektoni brezat qe vijne !

Nuk ju ndihmoj dot pasi kam pune te tjera per te kryer dhe koha sot na kerkon te ngeshem per gjera te tjera, shume me te rendesishme se trillet pa fund tuajat ! Po harrohet historia e vertet dhe historia e harruar perseritet.

Une si shume ish studente te dhjetorit (pa dashur kurre te flas ne emer te te gjithe atyre) nuk dua qe ajo te perseritet !

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.