Manteli i kujtesës
Në kujtim të Bardit të shqipes Petro Marko
Ne veshëm me ty
Mantelin e Shpresë për horizontin e deteve e maleve.
Ani
Pse në secilin cep kishte nga një arnë të qepur.
Si stacionë të rinj
Zgjodhëm gurët e kullave e kalave.
Zgjodhëm
Ca filizë të rinj për ullinjtë e pambjellur.
Ne ecëm me ty
Shën Petro me atë fjalë si bashi, si DIREKU
Ah,
Shpesh në erëra të forta na ngatërroheshin akrepa.
Kërkonim
Fidanë të rinj në kërcurët e Bregut
Po
E humbën edhe nga një sy e një krah në detra.
Dhe qamë,
Qamë me shiun si litarë mes rënkimit
Nga lotët
Një farë e çuditshme mbiu shpat më shpat.
Herë me lotë
Nusesh që kurbeti shpirtin ua thinji.
Herë
Me përrenjtë në gjokset e burrave të heshtur.
Për flokët e burrave
Premë brirët e kryedashit të tufës.
Çibukët
E gjyshërve i ndezëm me stërrall marrë nga gjokse.
Po ti
Ti ishe aty Petro Poeti si këmbanë në agim e muzg.
Me Qiellin e Fjalës
Ku rrezja e lirisë rrezatonte.
Ne
Morëm si relike hekurat e qelive nga burgje.
Të
Mos kishin hapat gjurmë rëre në gjëmime.
Këngët e Bregut
donin “Neço” të tjera për ison pa rrudhje.
Oitë e valëve
Të mos tretesin si kallamët e qirinjve.
Për ty me ty Joni bëhet livadh Petro Poeti
E gjemia e fjaës
Askurrë pa breg nuk mbeti.
Namik Selmani, 1 gusht 2020