Arben Çokaj
Ditët kalojnë…
Ajo ka një orë tjetër
orë të vjetër,
Kujton se jeta është e pafundme
Përjetësi
Padituri…
dhe në fund komplekse,
pse po ia thua të vërtetën
pse po ia përmendë
pse po e zgjon?
Lëre të kënaqet
në gjendjen e saj hormonale-psikike
Dhe vjen një ditë
E ajo dëshpërohet
më shumë se sot,
Kur koha kalon kot
Të vret më shumë!
Ajo nuk din të kapë,
vetëm shikon,
dhe gjërat i rrëshqasin nga duart,
në pafuqinë e saj fluturake…
Jeton në sipërfaqe!
Diçka është shuar brenda meje…
Ecim në kohë të ndryshme.