Kur jeton (me e) pa bukë e pa korrent në kryeqytet

0
341

Kujtime të moçme e të reja nga ditari im

Takimi me Qemalin nga Lipjani.
E takova rastësisht Qemalin, një ish shok të gjeneratës së studimeve.
Qemali punonte në Entin Meteorologjik *). Pasi u përshëndetëm dhe u n`dam, e thirra Qemalin:

– Qemal, ndalu se dua me të tregu diçka. U këthye dhe po më dëgjon.

Sapa kisha lexua një humor të Tafë Kusurir, në Rilindje:
Një i afërm i ankohet mikut se djali po rren shumë dhe frikësohem se nuk mund të punësohet askund.

Ai miku ia k’then:
– Kërko e ndoshta ta punësojnë në Entin Meteorogjik se ata po na rrejnë shumë.

Teatri, drama, tragjedia dhe komedia

Kishte humor, mahi e punë e besa kishte edhe dëshirë për punë. Kosova kishte teatër ku luheshin në çdo dy javë nga një premierë. Tatri Krahinor dhe ai i Gjakovës kishin aktorët që edhe Teatri Klasik Grek e Romak do të iu kishte lakmi.

Kosova kishte edhe Rilinden, gazetën e përditshme në gjuhën shqipe që në prag të festave shtypej e shiteshin deri në 200.000 mijë cope. Kishte revista të përjavshme, dyjavore e të përmuashme. Sot nuk kemi asnjë nga këto

Edhe Fjalori Enciklopedik, mos i marrshim mësysh i kishte dhënë vend të mjaftueshëm tatrit, që nga që nga (fundi) i faqës 678 e deri në faqen 680 duke folur për lloejte e teatrove dhe vendeve: teatrin francez (shek. XVII), teatrin e Byllisit (shek. III para K., Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, Tatrin e Prishtinës etj.

Dhe kur shkruaja dhe i botoja vjershat e nxënësve të mi në ”Rilindjen për fëmijë” bashkë me vjershat për shokun Tito
Kur… punoja si mësues në Lubizhdë e kontrollor autobusësh në Prishtinë
Takimet me Ibrahim Kadriu, Ymer Shkreli, Xhemail Mustafën, Skënder Zogaj e Milazim Krasniqin.

Tezja dhe televizori ”Plazma”

Është një dialog me letra me në vajzë të panjohur nga Prishtina në faqet e fb-ut

– Edhe turrshitë po na prishen se mish nuk kemi në frigorifer më shkruante nje vajzë fatkeqe nga Prishtina, kryqyteti i ”Republikës” së Kosovës.

E shtunë, e dielë 7, 8 tetor 2017, Malmö

Edhe pse vikend, ditë pushimi përsëri u zgjova herët, si zakonisht, në orën 05:00. E hapa kompjuterin dhe e ndeza televizorin me i shikua e dëgjua lajmet. Kështu bëja edhe kur isha student e më vonë puntor arsimi, zgjohesha herët në çdo mëngjes, E merrja Rilindjen, gazetën e përditshme në gjuhën shqipe dhe e lexoja e pastaj haja mëngjesin. Vajza e ime e madhe më thonte kur i folja dhe e kritikoja nënen e saj më thonte:

– Ti babë kqyri punt e tua! Kur unë e pyesja, po cila është puna e jeme, ajo më përgjigjej:

– Me e lexu gazetën dhe me pi duhan.

Dhe kështu e dhizja cigaren ”Bozhur” dhe hajt e hajt i qoja mendët me kullotë. Më kujtoheshin fjalët e gjyshit tim, Imer Seferit i cili na thoshte kur ishim të vegjël ”Ai qi qohet herët i ka dy nafak e ai i voni, nuk e ka as t8ë veten”, ”Mâ i mirë âsht ni shka qi qohet heret se ni turk qi qohet vonë”!

Dhe përsëri fluturoja në kohë, herë në kohën kur isha fëmi, i ri apo më vonë.

”Harrova” për një moment ato që kisha parë me sy e dëgjuar me veshët e mi pas vitit 1981, në Kosovë, kur pjesa më e madhe e shqiptarëve jetonim me ”Krah` n`vesh” me frigë e me fukarallak me pushtetin serb e jugosllav por me shpresë se pas ”dimrit vjen pranvera”.

Po tash?

Seq mu kujtua Ibrahim Kadriu kur shkruante, edhe pse rrallë në Rilindje” për skamnorët e asaj kohes, që dorën në zemër ishin më pakë e tash kur kemi ”shtetin” tonë e njerëzit e tanë, ka më shumë varfnakë.

Ishte kohë e keqe por jetonim me shpresë se do të bëhet më mirë, se do të largohet shkau e bashkë me të edhe të kqijat. Ishim mashtrua. E kishim pasur gabim.

Kur punoja si mësues letërsie, në Lubizhdë e kontrollor i autobusëve në Prishtinë.

Ishte viti shkollor 1977/78, viti më i mirë në jetën time si i ri. Ndiqja mësimet në vitin e tretë të studimeve në degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. At vit fillova edhe të punoj, si mësues por pa i ndërprerë studimet. Ligjëratat nuk mund ti ndiqja rregullisht por edhe profesorët e studentët më ndihmonin në gjetjen e literaturës, shënimeve dhe marrjen e nënshkrimeve sepse nëse profesori nuk nënshkruante në INDEX që i ke ndjekur ligjëratat dhe ushtrimet rregullisht, nuk mundëshe me e vërtetua semestrin e me e regjistrua vitin (e ri) shkollor.

Jetonim në kohë të pakohë. Duhët të ruheshim edhe nga ”hija”. Nuk guxonim të shkruanim e as të flisnim, ato që i shihnim e as të mendonim se vaj halli se çka na priste. Mund të mos na zinte akshami e mos të na çilte sabahi në shtëpi.

Qendra e studentëve për çështje materiale më kishte ndarë një dhomë dy krevetëshe në Konviktin nr. 3 në Prishtinë. Cimerë e kisha (zgjedhur, kisha dashur ta kem) Nuhi Sylën – Bublakin nga katundi Bubël, i cili jetonte në Ferizaj. Por pasi punoja, Milazim Krasniqit, tash profesor univerziteti i thash që ta marr banesën për vëllain – Izedinin i cili studjonte ekonomikun dhe ishte studenti i shkëlqyeshëm. Milazimi, si Milazimi, kishte harrua me shkua me e pagua qiranë dhe me e marrë çelësin e dhomës dhe teshat dhe pasi kishte kalua afati, krevetin tim ia kishin dhënë dikujt tjetër.

Punoja si mësues me klasët e pesta dhe të gjashta në shk. fill. tetëklasëshe ”Migjeni” në Lubizhdë.

Edhe kur më kishin pranua në punë, me faqe të zezë, ”udhëheqja” e shkollës më shikonte me sy të keq. Drejtor ishte ish mësuesi im, D. A. Th. nga Mirusha një njeri që s`ishte as mish as peshk. Ai çdo ndërrim qeverish komunale, bëhej me ata ani pse nuk kishte sistem shumë partiakë. Dorën në zemër ai nuk kishte besim në mua, ani pse më kishte pasur nxënës në klasën e tetë, ndoshta edhe në klasën e shtatë. Edhe unë nuk i besoja fare. Isht një frikacak e karierist. Fryhej si ”knusi n`pleh”. Ishte një meselegji odash. Edhe ai, aso kohe ishte i ri, sa e kishte kryer Normalen e Gjakovës dhe ishte pranua si mësues i gjuhës shqipe.

Si frikacak i madh që ishte, i dëgjonte eprorët e vetë dhe nuk ia shihte kush këmbët sa gjarpërit dhe për këtë gradohej dhe hiç nuk e largonin nga pozita e drejtorit. Kështu ai e vazhdoi karirerën e vetë edhe shumë vite si drejtor shkollash në fillore e më vonë në gjimnaz, aty ku e qonte komiteti komunal i Lidhjes së Komunistëve, si njeri të dëgjueshëm. D. drejtor e pata edhe kur na ndali financimin Serbia, më 1991 në Gjimnazin ”17 Nëntori” por ai tash kishte veshur petkun ”demokrat”. ”Qitke pushkë” për LDK-ne dhe s`bënte gjë pa thënë:

– ”(S`)Ka thënë LDK-ja”. Pra i kishte provua dy sistemet dhe me të dyjat puna i kishte shkua mirë.

Falë ”dobësive” të S. H. M. (Selman Hazirit- Morinës) drejtorit të parë parë të shkollës në Lubizhdë, D. erdhi si drejtor në Lubizhdë pas tij, si drejtor i dhunshëm por që aso kohe nuk përdorej shprehja ”Drejtori e dhunshme, drejtor i dhunshëm”.

Drejtori dhe drejtor i dhunshëm, veç pas vitit 1990 zu të përdoret ku në në të gjitha ndërmarrjet, organizatat punuese, në arsim, ekonomi e qebesa edhe në kulturë e sport i ndërruan drejtorët shqiptarë dhe në vend të tyre i vendosën serb ose shqiptarë të dëgjueshëm të pushtetit, ”shqiptarë të ndershëm”

Mos të harroi, në vitet e ”luftës” dhe pas, D. ishte bërë ”luftetar i lirisë” dhe njeri i besueseshëm që i shërbente me devotshmërti pdk-së së Hashim Thaqit, kusheririt.

Po ”ndahem” pakëz nga Deliu.

Pasi e përfundova vitin shkollor 1977/78, si mësues, vitin tjetër shkollor 1978/79, nuk më muarën në punë me arsyetimin se nuk isha i përshtatshëm. Si mësues letërsie punonin edhe Isak Murat Kastrati nga Turjaka, normalist dhe dhëndërr i vëllait të ish drejtorit S. H. M. dhe, nëse nuk kam harrua Avdullah Brahim Morinën nga Qypeva, një ish shok i gjeneratës në gjimnaz dhe studime e pranuan në vendin tim.

Edhe pse nuk më muarën në punë, unë përsësri isha i lidhur me vendlindjen dhe shkollën ku kisha punuar, si mishi me asht, me nxënësit dhe me disa mësues, jo të gjithë.

Në pranverën e vitit 1979 botova një faqe me vjersha në ”Rilindjen për fëmijë”, (fundi i muajit shkurt) që redaktor ishte Ymer Shkreli. Pasi i kisha marrur vjershat nga nxënësit, një vit më parë, kur punoja me ta dhe kisha dhe atëherë kisha edhe grupin letrar e recitativ, ato vjersha i përmirsova bashkë me Izedin Krasniqin në konvikt, vëllain e Milazimit e pastaj shkova te Skënder Zogaj në Rilindje e bashkë me Skënderin shkuam te Ymeri dhe ai i pëlqeu dhe i botoi sa më kujtohet në ”Rilindjen për fëmijë” që dilte të marteve. Në atë tubëz me vjersha, kisha edhe një vjershë të një nxënësi për ”Shokun Tito”. Arësyeja dihej. Po të kishte vjersha edhe për J. B. Titon, patjetër që vjershat tjera edhe nëse nuk kishin vlera letrare e porosi, lejoheshin. I hante pazari.

Të shtunën pas dreke shkova në Lubizhdë dhe iu tregova … e nxënësve iu dhashë nga një Rilindje me vjersha dhe një drejtorisë së shkollës. Atyre iu erdhi shumë mirë që ”Rilindja” kishte botua një faqe me vjersha të nxënësve të Lubizhdës dhe mbi të gjitha, një vjershë për Shokun Titon që pastaj, ata kishin të drejtë të krenoheshin edhe në Komitetin Komunal të

LK-së në Rahovec, kohë si koha e Gogolit.

Si më prejtën në besë Habib Neziri e Deli Abedini po edhe Aliu e Rrahimi me revistën ”Hapi ynë”.

Dhe ata, përsëri e fituan ”besimin” në mua disa mësues të ”pleqësisë” (pleqnarë) e Deliu po edhe Halil Hajdari, sekretar i shkollës dhe disa mësues që kishin ndikim e fjala iu hecte në Rahavec.

Një ditë vendosëm që unë, Deliu, Habib Nezir Zogaj i Turjakës dhe Ali Nezir e Rrahim Rexhep Paqarizi të fillojmë ta nxjerrim e ta botojmë një fletushkë në bashkësinë lokale të Lubizhdës. Mua më porositën që ta th`rras dhe të konsultohem me Azem Osman Zogajn, nipin e Rexhep Zogajt, drejtor gjeneral i Rilindjes, nga Turjaka. Me Azemin i kishim ruajt dhentë e buallicat dhe kishim luajt disa vite bashkë futboll. Azemi kishte kryer studimet në Prishtinë, për Gjuhë e Letërsi Shqipe. Ishte njohës i mirë e burrë i fjalës. Sa shkova në Prishtinë e takova në mbrëmje në Korzë dhe ai, si në Turjakë më thirri:

– O Sinan Uka!
– O Hajde Azem, hajde!

– A je kanë n’Turkakë dhe qysh ish baca Bej (Imer Seferit, gjyshit tim, katundi i kanë thënë Baca Bej) dhe filloj muhabeti me Azemin i cili kishte qenë me Faik Beqën, Shyqri Galicën, Shaqir e Selman Sadikun dhe … Bislim Bajraktarin … duke sh%etitur në korzëne e Prishtinës. -Azem, i thash, baba Imer të ka ba selam dhe të don.

– E di tha Azemi.
– Qysh e din Azem, e pyeta unë.
– Sepse unë e dua bacen Bej.

Hapi ynë

Azemi më tha se nuk mund të vijë në mbledhjen e parë që e kishim caktua por më propozoi që revistën apo fletushkën ta quajmë me një emër simbolik, ”Hapi ynë”. Javën tjetër, kur erdha në Turjakë e Lubizhdë, nga Prishtina u takuam ashtu qysh ishim marrë vesh, në një klasë të shkollës në Lubizhdë. Ata më falenderuan dhe u pajtuan me propozimin që e kishte dhënë Azemi që fletushka të quhej ”Hapi ynë”.

Kishin mbetur edhe pakë punë dhe pritnim veç me i qit në letër shkrimet e me e shtyp. Për këto punë, si më i papritueshëm që ishte Habibi, i kishte krye këto punë në Rahovev me kryetarin e Rinisë Socialiste, Myhedin Sharkun, djalin e Hasan Sharkut pasi që me te Habibi po edhe Ali Neziri e Rrahim Rexhepi e kishin ”pushkë” sepse kishin qenë në një akcion pune vulln6=etare me Rininë Socialiste të Jugosllavisë, diku në një qytet të një republike apo krahine jugosllave. Kjo ishte meritë e Habibit, nuk bënë me ia hëngër hakun.

Por për çudi kur unë shkova me i parë se çka do të botojmë në numrin e parë ”festiv”, ata ia kishin ndërrua edhe emrin edhe unë u preka shumë dhe u largova nga ajo shoqëri kulturore që ma ktonte V. Gëtes*) dhe asnjëherë më nuk kemi bashkëpunua më por jemi kqyrë ”uki e dhia”

Edhe për këto do të flas, më vonë.

Qysh doli nga burgu Xhavit Haliti dhe pse iku në Zvicërr ?

Xhavit Haliti iku në Zvicërr, në LPK-në e më vonë ”babai”, ai që e emërtoi UÇK-në”?*)

Gjepura. Nikë Gjeloshi është autor i emrit të UÇK-së*)

Para se ta shtrojmë pyetjen pse u lirua dhe si doli nga burgu Xhavit Haliti, duhët pyet pse hyri Xhaviti në burg?

Si shumë të rinjë të tjerë, me e pa faj, pas demostratave të 11, 26 Mars, 1 e 2 Prill 1981-të që ishin burgosur vetëm si pjesëmarrës por për çudi Xhaviti ishte liruar nga burgui pas një kohe çuditërsisht të shkurtër.

Pse lirohet xhavit Haliti nga Burgu ?

Në fakultetin Filozofik, pas demostratave kishte shumë puntorë të sigurimit jugosllavë, civilë. Njëri ndër ta ishte edhe Blerim Vula nga Gjakova. Ai orarin e punës e fillonte dhe e mbaronte në fakultet. Blerimi kishte fitua besim te disa puntore të administratës në fakultet dhe iu tregonte në besim se cili ose cilët studentë, profesorë e puntorë të administratës ishin në rend me u arrestua e kush ishte nën vëzhgim.

  1. E. M. më ka tregua se shumë studentë i kemi pshtua pa u arrestua, falë Blerim Vulës.

Qysh doli nga burgu Xhavit Haliti dhe pse iku në Zvicërr ?

Xhavit Haliti, si shumë të rinjë të tjerë, ishte burgosur por ai ishte liruar pas një kohe të shkurtër, pse ?

Në fakultetin Filozofik kishte shumë puntorë të sigurimit jugosllavë, civilë. Njëri ndër ta ishte edhe Blerim Vula nga Gjakova. Ai kishte fitua besim te disa puntore të administratës në fakultet dhe iu tregonte çdo herë se çka po ndodhë në SPB-në krahinore. Njëherë, më tha D. E. M. erdhi në fakultet e më pyeti:

– A e njeh këtë njeri (dhe e drejtoi gishtin kah Xhavit Haliti).

– Po i thash. Ky është lirua nga burgu por çdo mbrëmje në orën 19.00 shkon te shefi dhe e lajmëron çdo gjë, çdo lëvizje qe sheh e çdo gjë që ndodh në fakultet .

– Të lutëm, me tha ai, kujdes nga ky njeri!

Të nesërmen kur erdhi Xhaviti në fakultet, më tha D. e thirra dhe u skejuam diku në një qoshe të fakultetit, nuk guxova me hy në zyrë me te nga frika se më shohin me të dh%e 3dyshojnë edhe në mua i thash:

-Xhavit, ik nga fakulteti! Mos eja më në fakultet se duan me të vra studentët! Ai më tha:

– Po unë asgjë nuk iu kam bërë studentëve. Xhavitit nuk i tregova bisedën që kisha pasur me puntorin e SHSSH nga frika se mos po e gjen ndonjë e keqe puntorin policor i cili më kishte lajmëruam për më shumë se 20 studentë që kanë fletarrest e mua më kishte porositur që ti lajmëroj studentët e ata të ikin ku të mundën.

Marrja s’paska e s’ka skaj

Xhaviti Haliti, udhëqësi i lpk-së dhe ”autor” i emërtimit të UÇK-së gjatë një fushate për pdk-në shkon në fshatin e D. E. M.

  1. nuk i tregojnë por ky dëgjon nga një fëmiu i vëllait i cili nuk i tregon D. nga ”frika” se po shkon e po e prish ”megjlisin”. Si e sheh Xhaviti D. te dera, me t8ë madhe flet:

– Ky njeri ma ka p’shtu jetën dhe i drejtohët D.

– Ti kur të vjen në zyrën time, mos e hap derën me dorë por theje me këmbë … !

Ky është Xhavit Haliti i vitit 1981, tash nënkryetar i kuvendit të Kosovës dhe ndër tre të parët e partisë ”demokratike”.

Xhaviti sipas një dëshmie, letër e Ambasadorit të RPSH në ,Beograd, Sokrat Plaka, ai kishte qenë në ambasadën shqiptare në

Beograd dhe e kishte njohur ambasadorin rreth Demonstratave të Pranverës 1981 (11, 26 mars dhe 1 e 2 prill 1981) dhe ia kishte dhënë disa nga emrat e demenstruesve, ata që ishin dallua më shumë`*)

Cili ishte më burrë, më trim dhe më atdhetarë ?

– Puntori policor i atëhershëm i SHSSHJ apo njeriu numër 1 e dy të Kuvendit të Kosovës sot.

”Shkodrës marre mos me i qu” (Poeti popullor).

Në shumicën e këngëve e tregimeve të moçme, këgëtari anonim ose poeti popullor thotë : ”Shkodrës marre mos mi qu” për shkak se Shkodra ishte djepi i atdhetarizmit, vendlindja e Oso Kukës dhe e shumë heronjëve.

Kjo në Kosovë nuk ndodhi, hiç familjen e Mixhës Shaban e djemtë, Hamzën e Ademin. Ata nuk ishin as “udhëheqës” e as emërtues të ushtrisë, nuk kishin grada gjeneralë por pas vdekjes, po i bënë edhe legjendarë edhe i emërtan shkollat ushtarake në malet e eDrenicës

“H. Jashari”, hajgare, tallje.

RTK-ja programi në gjuhën serbe dhe gazeta Jedisntvo, prinin

Punoja edhe… si kontrollor i Kosovatransit

Në fund të vitit 1987 fillova me punua si kontrollor në Kosovatras, Trafiku Urban. Pas dy vjetëve edhe nga aty më larguan mua dhe shumicën e puntorëve shqiptarë. Për largimin nga puna dhe vajin e viktimizimin e serbëve, valles së rrenave iu printe kush tjetër pos gazetave e lelevizioni.

Kësaj në të m adhe i ndihmoi propaganda serbe në Kosovë, RTK-ja programi në gjuhën serbe dhe gazeta Jedisntvo.

Këto dy mediume shpifnin gjëra që as mendja s’ti merr. Shkruanin e shanin shqiptarët gjoja që po i keqtrajtomë udhtarët serbë, vajzat e reja nxënëse e studente. Shpesh na merrnin puntorët e policisë, civilë të ardhur nga Beogradi. Na nxirrnin nga autobusi pa ditur gjë. Njëherë Jedistsva kishte shkrua se si kontrolloirët Isuf Hajdari, Rrahim Hajdari dhe unë, Sinan Kastrati, disa nxësnëse të shkollave të mesme dhe studente serbe që nuk kishin pasur bileta i kemi qu deri në Gërmi dhe aty i kemi l`shua, natën. Por kishin harrua se shoferi dhe kondukteri i autobusit ishin serbë e me ta nuk ishin marrë vesh se si do të rrejnë.

Na gjetën dhe na muarën në pyetje. Isuf Hajdari, tash i ndjerë (i vrarë nga policia serbe në oborrin e vetë), ishte kasap prej goje por trim. Iu tha në sy:

– Krejt janë rrena.

Kur ne iu tham pyetni shoferin dhe kondukterin dhe shikojeni fletëudhtimin, se kush ka qenë shoferë e kondukter autobusi dhe e keni lexua dhe nëse po, dhe çka shkruan, ata na liruan.

Unë shkova te Milazim Krasniqi, i cili kryeredaktor ”Fjalës”dhe i tregova e ai më ndihmoi që më së pari ta dërgojnë reagimin në Jedistvo e pastaj, nëse ata nuk e botojnë, ma boton ”Bujku”. Milazimi më ndihmoi me e shkruajt tekstin dhe ma përktheu serbisht por ata nuk e botuan e pastaj, ”Bujku” pastaj ma publikoi.

Ishte shkrimi im i parë parë pas disa vjetëve ”heshtjeje”. Puntorët e Kosovatransit, pas këtij shkrimi që e kishin lexua, më propozuan si kryetar të Sindikatës së pavarur që nga ditë u ndamë nga sindikata e KSAK.

Dy pa shpirt e një pa kry

Hajde në Motel, nëse i don paret !

Nuk më linin të qetë bisedat dhe letrat e një vajze fatkeqe nga Prishtina, juriste e diplomuar dhe e papunë e në gjendje shumë të vështirë ekonomike që më kishte shkruajt pasi e kishte lexua shkrimin tim të fundit në Botë për Milaim Zekën me titull: ”Zonja Edlirë, Milaimi yt që nga nga viti 1999 ka hartuar lista për vrasje dhe likuidime të shqiptarëve”, SINAN KASTRATI. Bota Sot, 30 SHTATOR 2017 NË ORA: 13:59.

”Nuk kemi bukë”, ”rrymën na kanë ndalur”, ”turrshia po na prishen” … ”unë jam e papunë ”, ”nëna plakë është e sëmurë”, ”syri ka fillua ti zvoglohet” e ”të pamunit ka fillua me e lënë”. Këto ishin disa nga ato që i pata ruajt, këtshtu më shkruante N. nga Prishtina keto ditë të fillimit të tetorit 2017.

Vajza prishtinase, juriste e diplomuar më shkruajti me dhjetëra letra.

Jam N … nga Prishtina, dua t’ju pershendes dhe pergëzoj për shkrimin e juaj të fundit ne Bota Sot.

Kam lindur dhe jam rritë n’Ulpianë.

Jetoj me nënen dhe vëllain. Te dytë jemi Juristë.

Ju faleminderit që na mundsoni mi lexua shkrimet e juaja.

Shume faleminderit dhe t’fala nga nëna dhe vëllai!

Kofshit me shnet ju dhe familja!

Une ju kallxova shumë drejt pse mora guxim me ju shkrua.

Po si e panjohur e duke e ditë që njeëzt përdorin emra t’rrejshëm e kanë qellime t`kqija, unë të shkruajta vetëm për shkrimin e juaj.

Familjarisht jemi elektorat i LDK-së.

Baba i ndjerë e ka pas idol Presidentin Rugova. Ai na ka vdekur me 24/10/2012

Nëna është pensioniste.

Babai e Bota Sot

T’ju kallxoj t’vertetën, amanetin e babës nuk e kemi vazhdua unë dhe vëllai, L … .

Kafen e mëngjesit, baba e ka shijua me at gazetë, me Botën Sot, deri n`ditet e fundit të jetës vetë.

Kemi pas momente kur për babën më shumë ka vlejtë kjo gazetë, Bota Sot se buka.

E baba e ka pase adet çdo vikend me shku për homazh te Presidenti.

Pra une dhe vëllau, as gazeten dhe as homazhet te vorri i Presidentit Ibrahim Rugova nuk i

kemi vazhdua, jo pse na dy nuk dojmë se jemi rritë në at frymë por pse e kemi pas zor me shkua pa babën te vorri i Ibrahim Rugovës dhe nuk kemi pare me e ble Botën Sot e as lule.

Harova mi ju kallxu që n’banesë e kemi edhe një qen të vogël.

Ne bazë të shkrimit të juaj e kuptova që jo vetem që jeni intelektual por edhe cilës vi politike i takoni, pasi po shkruani në Bota Sot.

A mundem tash mi ju dergua ftesen per miqësi ?

Une jam e papunë axha Sinan (më quante ”Axha Sinan”)

Kom punua 16 vjet me Prokuroreë Amerikanë dhe Anglesë në krimet e para/gjatë dhe pas luftës.

Se nuk e perdori FB as me përdorë për flliqni, as nuk kam aspirate me gjetë burre këtu, burrë facebooki.

E ajo që më pengon shumë është kur njerëzt ja nisin t`vesin: sa vjet i ki, pse s`po martohesh e të tjera n’privatësi. As nuk i përzihem kërkujt as nuk toleroj tjerët me pasur atë të drejtë

Unë ju kam dërgua ftesën për miqësi axha Sinan, nuk di pse nuk po ju vjen.

Arsenalin e dua shumë. E kqyri veç futboll dhe filma vizatimor.

Fotografinë, gjithashtu e du shume bëjë shumë foto dhe pastaj i postoj shumë foto në FB.

Sot kemi dalë me L. e qenin s`e kemi marrë se është ftohtë edhe ëana po merzitet vetëm.

K’tu patëm dalë n`përkrahje të veprimtarve t`vrarë t’LDK-së.

Sa keq që njerëzt munohen me nalë fjalën e lirë dhe realitetin.

Axha Sinan nuk e keqpërdori mirësine dhe besimin e juaj.

Unë nuk di me shkrua sikur ju por ate qe e mendoj e shkruj pa e censuru mendimin tem.

Jom bashkpunuse. Pëlqej, postoj, komentoj aq sa di por pa e kalua kufirin e shoqnise dhe duke e respektua privatësine e çdo individi.

Futbollin, qente dhe qokolladat me lejthia i dua dhe më hahen shumë.

Flm qe em (më) paskit pranua n`rethin e juaj !

Edhe një here ju falimderoj shumë.

Miredita … !

A kini pushua mire?

Qe po du me nxâne brumin për pite.

Të dilleve na bâjmë pite për drekë.

Para pites zakonosht dalim me pi kafe ka 0.50 cent dikun, me bâ foto e mu kthy n`shpi.

Sot kemi dalë me v-ëllain dhe e kemi marrë edhe qenin.

Nuk o kâne ftohtë sikur dje.

Para se me dalë e kum (kam) nxone (nxân) brumin për pite dhe e kom gri spanaqin.

Nana e ka la spanaqin se mua po m`thojnë qe s`pe lajë mirë spanaqin.

Kemi shetitë e kemi bâ foto dhe masi kemi ardhë kom bo pite me vonesë. Tash âsht tu u pjekë.

Na sot kishim mysafir te paftum. Motra e vogël e nanes që jeton edhe ajo n`Ulpianë ke pak me ndejt.

Veç sa hongrem buke, ra zilja. E çela derën dhe pe shoh tezën. U befasovs se ajo vjen rrallë. Rralle takohemi.

Tash ju kallxoj e fotot s`ju kom qu me më besu po me pa piten e vonshme tonen.

Ja qova një gjyle pite tezës N`dhomë t`ditës e ajo më tha:

– Pitja paska pak krypë…

(Si duket, ti je kuzhiniere e mire.)

Me pas hargj nuk pritoj me bo bukë.

E mora krypen dhe ja qova. Filloi tezja po kallxon që paska dalë me prite një djalë pazargji nga katundi.

Ish dale tezja mi ble 10 pula të katunit ka 15 €.

Po ai djali i paska thonë me pritë gjysë ore.

Mandej ajo ka adhë te na.

Kur ja qova krypen më tha:

– Nale TV!

Na hala nuk kemi TV moderne, TV me pllazma.

U çudita dhe e veta pse ?

Tha nale nale se TV i juj e vjetër e nuk po muj me kqyr !

E ajo dhe buri i vet pi 1999 i kanë ble 10 banesa e shpija se janë me PDK-në.

Le që na ofendoj tezja po edhe na lëndoj.

E qelke kuletën plot me pare.

A neve, nesër na prehet struja *^) (na ndalin rrymën) n`10 sahati se 3 muje s`e kemi pagu. I kemi borgj 205 €.

(N. nuk di por tezja nuk qenka sjellur si teze e aq më pakë si motër e nënes tënde.)

Po axha Sinan sot kerkush nuk t`qmon, nuk t`vlerson qa ki n`kry po qa ki n`xhep.

Kjo osht (âsht, është) paftyrërës e akrabave (të afërmëve)

As nuk i thash që nesër na prejne strujen. Une nuk rrej dhe nuk turpnohna per gjendjen tone të vështirë ekonomike. E ajo (tezja), ajo as nuk nine për keqardhje. As nuk na ndimon po gzohet ne vujtjet e tjetrit. Pra qeshtu, erdh tezja me na kallxu qe po blenë 10 pula t`katunit

Noshta bona keq qe ju kallxova po une nuk muj me rrejt

Une veq ju kallxova drejt qa na boni vaki n`shpi sod.

E kom defekt t’lindun nuk di mi zbukuru senet pos mi thonë ashtu qysh janë. E di që nuk është mire qfare jom po nuk muj me ndryshu sepse më nuk do t`isha vetja. Po mendoj nëse nuk i thom senet n`mnyre originale, mua më mundon. Më mundon mos me kone e sinqerte. Kur ke tezja më la pa e kqyr lojen po kish fitua Arsenali. Tezja osht Dr. edhe burri i vet kane klinike private …. E deri në vitin ’99 bukë s`kane pase me honger e tash janë bo milionera sepse janë me Hashimin. Pra injorimi i klases nalte osht i shprehen shume pavarsisht lidhjes familjare. Me shoqni osht ndryshe dhe me akraba ma te largët, ndryshe.

Nuk jemi materialist e nuk e pranojmë dhe se dojmë kërkon për pare. Se prindërit na kanë edukua kështu Nuk jom tip shume i shoqnushëm dhe zakonisht i maje njerzt n`distancë.

Makaronat nuk i dua. I ha veq pi zorit se mu kanë gerdite n`lufte. 3 mujë veq makarona kemi pase me honger. Rallë po më bjen me honger po qa kom me bo.

Futbollin e du shume. Arsenallin e kom ekip t`shpirtit. Shporetin nuk di me fshi dhe pasulin nuk di me maru. Tjerat ushqime i boj me knaqsi ama pasul nuk di me maru.

Kpucat me shtikëll nuk janë per mu se nuk di me hecë me to.

Baben e kom pase idoll e kisha edhe babe edhe shok.

Sod qaq shume jom konë e shqetsune shkaku që nuk kemi pare me pagu strujen sa fotot mrena i kom bo me syza t`dillit. Masi unë maje syza ton kohen nuk e kom vrejte që si kom pase syzat me dioptri.

Ju kerkoj falje ama neve dje na kane pre strujën n`banese për shkak të borgjit. Ku kom mi mare mi ja kthy unë e N` pune nuk jemi. Jam n` kafiq me shoqen tem. Ja lypa shoqes 200 € po më thot po ti huazoj ama neseë duhesh me mi kthy. Qysh me lone naneë pa trajtim mjeksor. Pra na qeshtu i kemi puntë.

Shoqes nuk muj mi ja marrë paret se nuk muj mi ja kthy nesër. Asht e pandershme me rrejt. E ka burrin shume tahmaqar dhe ja kontrollon rrogën. Nuk muj mi kriju shoqes telashe për me përfitu unë e me pagu strujen.

Zgjidhje nuk bonem hala. N`shpi jemi pa struje.

Shoqes tem nuk ja mora paret qe mi ofroj per arsyet qe ju kallxova. Jom n`kafiq qetu ngat baneses tone veq dola mi ju kallxu qe jemi hala n’terr.

Miredita axha Sinan! Si jeni me pune a po lodheni? Na jemi hala pa ryme, zgjidhje s’kemi mujte me bo. Jom n kafiq te ndertesa e jone kom ardhe me mushe telefonin se pa struje n shpi bateria pi hargjitet shpejt. Nuk jom mirë as une as familja se hala n`shpi e kemi strujen e prene. Nuk e di ndoshta po tinglloj keq ama qashtu jom e edukune besoj qe më kuptoni. Si t`vogel nana edhe baba na kanë msu qe sjellja e mire nuk ja varfnon xhepin kerkujt. Koft edhe xhepi i thate duhet me nderu tjetrin. M’falni/Ju lutem/. E pranoj gabimin/Flm. Jon sene qe print na kane msu mi perdore ma s shumti.

Nëse don pare hua, hajde në motel !

Sene t`flliqta nuk shkruje, me llafe dhe pune t`huja nuk merna se edhe ashtu kam boll telashe t’mia.

Te na kish ra bore n`sabah. Nana na kallxoj e tash po bjen shi.

Vikend t’mirë për ju dhe familjen!

Po une ju kom thone qe nese i drejtohna një mashkullit per ndihme ajo do t ishte pergjigja. Qendroj ne ate qe kom thone. Qe kushtzimi dhe keqtrajtimi i personit ne nevoje osht sexi ne kembim te ndihmes.

  1. S. Ishin disa nga letrat që mi ka shkruajt vajza prishtinase, N.

Unë thirra dhe bisedova me Saim Tahirajn, veprimtar dhe kryetar e shoq. Humanitare. ”Sali Çekaj” në Zvicër.

Ai më tha:

– Le të na dërgon një Kërkesë edhe pse kemi shumë kërkesa si dhe e kemi afër së ndërtuari një shtëpi në kom. e Istogut që na ka kushtua 15.000 Euro.

Kur unë i shkruajta N. për me ia dërgua disa para, ndihmë nga shoqatat bëmirës, ajo ishte kategorike:

– Nuk dua ndihma! Ato ndihma dërgonju familjeve që kanë më shumë nevojë!

Jam mundua mos me ndërhy në gjuhë, në leksik e sintaksë.

*) KORRENT m. elektr.

shih RRYM/Ë,~A 4. Korrent elektrik. Iku (erdhi) korrenti. E zuri korrenti.

RRYMË f.

  1. Rrjedhë e vrullshme uji ose e një lëngu tjetër, që lëviz në një drejtim; pjesa më e rrëmbyer në një rrjedhë uji; lëvizje e rrëmbyer e ujit në një lumë, përrua ej. Rrymë e shpejtë (e fortë, e ngadaltë). Rryma e lumit (e ujit). Rryma e gjakut. Shpejtësia e rrymës. Në drejtim të rrymës. Kundër rrymës. Ka rrymë. Ndjek rrymën. E mori rryma. E shpuri (e çoi) rryma. Vjen lumi me rrymë.
  2. Rrjedhë e madhe uji, që lëviz në det ose në oqean. Rrymë detare (oqeanike). Rrymë e ngrohtë (e ftohtë). Rrymat e bregut (e gjirit).
  3. Ajër ose gaz, që lëviz me forcë si rrjedhë; rrjedhë grimcash, që lëvizin me shpejtësi. Rrymë qarkulluese. Rrymë ajri (ajrore). Rrymë gazi. Rrymë grimcash. Rrymat në atmosferë.
  4. elektr. Lëvizje e drejtuar e ngarkesave elektrike; tufë grimcash me ngarkesë elektrike, që lëvizin nëpër përcjellësit. Rrymë elektrike. Rrymë e vazhdueshme. Rrymë tjetërore. Rrymë e fortë (e dobët). Rrymë trefazëshe (shumëfazëshe). Burim rryme. Ka rrymë. Ushqen me rrymë. I ndërpreu rrymën.
  5. fig. Lëvizje në një fushë të jetës politike, shoqërore, mendore ose artistike, që ka një program të caktuar veprimtarie ose krijimi, të mbështetur në një botëkuptim, i cili shpreh interesat e një klase a të një shtrese shoqërore në një etapë të caktuar historike. Rrymë e re (e vjetër). Rrymë letrare (artistike, filozofike, politike, ideore). Rrymë përparimtare (reaksionare). Rryma të ndryshme të mendimit shoqëror. Lufta midis rrymave të ndryshme.
  6. fig. Rrjedhë. Rrymë njerëzish. Rryma e jetës. Rryma e revolucionit. Në rrymë të… në rrjedhë të…

* Ecën kundër rrymës vepron në mënyrë të pavarur, në drejtim të kundërt me shumicën, u kundërvihet mendimeve e veprimeve të të tjerëve, që mbizotërojnë në një kohë. E mori rryma shkoi padashur me të tjerët, iu nënshtrua pa kundërshtuar mendimeve e veprimeve të të tjerëve, e mori vala. Shkon pas rrymës bën si bëjnë edhe të tjerët, nuk vepron në mënyrë të pavarur, u përshtatet mendimeve dhe veprimeve të të tjerëve, që mbizotërojnë në një kohë.

*) METEOROLOGJIK mb.

Që lidhet me meteorologjinë, që i përket meteorologjisë; i meteorologjisë; që merret me meteorologji ose jep të dhënat e saj. Stacion (vrojtues) meteorologjik. Shërbimi meteorologjik. Buletini meteorologjik. Hartë meteorologjike. Studime meteorologjike. Kushtet meteorologjike. Ndryshime meteorologjike. Të dhëna meteorologjike.

*) Johann Wolfgang Goethe

Johann Wolfgang Goethe (shqip: Johan Volfgang Gëte) lindi më 28 gusht 1749 në Frankfurt am Main dhe vdiq më 22 mars 1832 në Weimar të Gjermanisë. Në vitin 1782 atij ju dha titulli noblesk “Johann Wolfgang von Goethe”. Gëte ishte jo vetëm një penë e zjarrtë e poezisë gjermane, por dhe një dramaturg e publicist i disa veprave letrare me tematikë shkencore. Pas vitit 1776 Gëte mori përsiper edhe detyra politike dhe organizative në oborrin e Vajmarit.

Krijimtaria letrare e Gëtes përmban një numër të konsiderueshëm me poezi, drama, tregime e novela. Perveç tyre ai ka publikuar dhe një numër të shumtë dorëshkrimesh autobiografike, estetike, artistiko-letrare, si dhe shkrime me përmbajtje nga fusha e shkencave natyrore. Një rëndësi të konsiderueshme për letërsinë kanë dhe korespondencat apo shkëmbimet e letrave, gjë të cilën ai e bënte me shumë pasion. Në krijimtaritë fillestare letrare spikasin idetë e tij demokratike të iluminizmit.

Vlerat e tij si shkrimtar i talentuar u thelluan tek romani i shumëlexuar “Stuhi e vrull”, për shkrimin e të cilit Gëte dha kontributin kryesor. Kurse si talent i romantizmit ai u bë gjerësisht i njohur në mbarë Evropën në vitin 1774 me romanin “Vuajtjet e djaloshit Verter”. Më vonë Gëte ndryshoi stilin e shkrimeve të tij duke ju referuar idealeve të antikes. Pas viteve 1790 së bashku me Friedrich Schiller ata u bënë përfaqsuesit më të denjë të epokës klasike të Weimarit. Gëte njihet edhe sot si një nga figurat më të shquara të letërsisë gjermane dhe asaj botërore.

*) Xhavit Haliti: Unë ia lashë emrin UÇK-së, ky ishte propozimi tjetër

Demokracia, 23:23 | 16 Gusht 2021

https://demokracia.com/xhavit-haliti-une-ia-lashe-emrin-uck-se-ky-ishte-propozimi-tjeter/

*) Nikë Gjeloshi: Xhavit Haliti nuk është autor i emrit të UÇK-së, autori i emrit të UÇK-së jam unë

Dossier Ndryshe, Drini.us 24 Gusht 2021

https://drini.us/nike-gjeloshi-xhavit-haliti-nuk-eshte-autor-i-emrit-te-uck-se-autori-i-emrit-te-uck-se-jam-une/

Ky opinion imi me titull: “Kur jeton (me e) pa bukë në kryeqytet e pa korent”

SINAN KASTRATI

Bota Sot, 8 TETOR 2017 NË ORA: 19:27, në rubrikën ”OPINIONE”

https://www.botasot.info/opinione/770839/kur-jeton-me-e-pa-buke-ne-kryeqytet-e-pa-korent/

Opinioni ka shumë pakë ndryshime e përmirësime të vogla.

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 9 mars 2023
sinan.kastrati@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.