Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti u betuan në vitin 1998 se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e kolonel Ahmet Krasniqin”, Sinan Kastrati, Botapress, 12/11/2014
Nga Arkiva ime
Ky është shkrimi i dytë për Kol. Ahmet Krasniqit. I pari për Ahmetin ishte ”Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti u betuan se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e kolonel Ahmet Krasniqin”
Me Bajrush Morinën njihesha qysh kur ai punonte në Bota Sot, si kryeradektor apo përgjegjës për Kosovë. Të drejtëm me thënë Botën e lexoja por nuk i dërgoja i dërgoja shkrimet në Bota Sot vetëm për një një arsye se aty komentohej e komentuesit në vend së të komentonin për temën, një pjesë e tyre fyenin e ofendonin me fjalë banale madje edhe flisnin për jetën private e familjare, nëse e njihnin autorin. Ato mua nuk më pëlqenin e nuk mund ti duroja. Edhe vetë komentoja me nofka të ndryshme por pa e ofendua askend.
Ndodhte që Bajrushit i tregoja ndonjë ngjarje që ka ndodhur e ai më propozonte dhe kishte dëshirë që ta publikonte por unë nuk doja.
Por edhe Bajrushi, kur ishte në pyetje LDK-ja dhe udhëheqja e saj, nuk dëshironte ti publikonte shkrimet kundër saj. Kjo më vonë më ka ndodhur edhe me Rexhep Katrati, në fokusi.org. Edhe ai nuk donte me ia prek Isa Mustafën. Por unë i jam mirënjohës Bajrushit sepse ai mi dërgonte shpesh shkrimet e Botës e të Bota Pres në E-mailin tim privat.
”Si e vrava Ibrahim Rugovën në mars të vitit 1998!”, Hajdin Abazi, Botapress, 13/11/2014
Pas disa mosmarrëveshjeve që ai kishte pasur me Xh. Mazrekun, Bajrushi fillon me daljen e portalit të vetin, me Bota Pressin.
Është Bota Press, dmth Bajrushi ai i cili më ka detyrua që ti publikoj disa letra, si opinione dhe pas tyre, unë kam dalur publikisht. Dëshira ime ishte që të vazhdoj të shkruaj por jo me emrin tim por Bajrushi më tha se nuk është serioze të shkruaj për personalitete e ngjarje të mëdha, si ato të vitit 1981, 1097, 1998, 1999 si autor anonim, e të mos dihët kush është autori.
Sot kam zgjedhur një shkrim nga arkiva ime për kolonel Ahmet Krasniqin, ish Ministrin e Luftës e mikun tim, të publikuar në Bota Press, më 21 shtator 2018 me titull:”Si komunikoja me kolonel Ahmet Krasniqin?” dhe me nëntitull, ”Copëza të shkëputura kujtimesh nga Ditari im”
”Kur heronjtë largohen nga skena, atëherë hyjnë kllounët!” (Hajnrih Hajne).
Familja Muja
Pakë fjalë për familjen Muja-Krasniqi nga Zhilivoda që edhe Ahmeti ishte bir i kësaj familje.
Muja ishte emri i plakut, të parit të kësaj familje që më vonë e gjithë e mori emrin e tij, si emër familjar, Familja Muja.
Reagim ”Po, ti Hajdin Abazi me gojën tënde ke thënë: Unë do ta vras Ibrahim Rugovën”, Sinan Kastrati, Botapress, 12/11/2014
Muja kishte pas jetuar ne Gllavotin, katund 4, 5 km. në veri lindje te Zhilivodës, afer lumit Sitnicë, afër Prilluzhës venbanimi më i madh me serb e qendër lokalileteti. Sipas asaj që tregojnë pasardhësit e tij, Muja e kishte mbytur një qaush të mbretit me 11 zapti e mandej bashkë me familje e kishte lënë Gllavotinin e kisht ikur nga Gllavotini, në katundin më të largët të asaj ane, të rrethit të Artakollit, në jug-lindje të Gllavotinit, Bivolakit e Strofcit, në Zhilivodë, rrëzë maleve të Qiqavicës, jo larg katundit Gradicë, krahina e Drenicës.
Latifi
Djali më i madh i Mujes ishte Latifi. Ai kishte tre djem, Hisenin, Mustafën dhe Shabanin
Hiseni, djali më i madh i Latifit kishte pasur 6 djem: Bajramin, Muharremin, Ramadanin, Sherifin, Arifin dhe Hakifin.
Mustafa, djali i dyte i Latifit, kishte pasur 3 djem e 5 vajza:
Azizin (Aziz Zhilivoden), Hajrizin (babën e Kolonel Ahmet Krasniqit) dhe Azemin, si dhe vajzat Hafizen, Hanen, Faten, Minën dhe Fazën.
Shabani ishte djali i tretë, më i vogë i Latifit. Ai kishte dy djem Qerkinin dhe Qerimin.
Shabani ishte pushkatua para fëmijëve, 4 e 6 vjet, Qerkinit e Qerimit nga ushtria serbe më 1918). Azizi ishte betua se ka me ia marr hakin axhës Shaban.
Reagim: ”Ja cila është e vërteta për mbështetjen e Luftës Çlirimtare dhe të pavërtetat e Sinan Kastratit”, N. Zeqiri, Z. Rrustemaj, N. Mazreku dhe F. Meha, Botapress, 20/11/2014
Si e njoha Ahmet Krasniqin?
Unë isha dhëndërr i Qerim Shaban Krasniqit nga Zhilivoda. Qerimi e Azizi ishin djemt e dy vëllezërve, Mustafës dhe Shabanit. Në Zhilivodë njoha, pash e dëgjova për trimëritë Azizit, Qerimit, Hajrizit dhe Fatës, motrës së Azizit, hallës së Ahmetit.
Me Ahmet Krasniqin jam takuar për herë në korrik të vitit 1982, në odën e Qerim Shabanit, te vjehrri im, në Zhilivodë.
Te Qerimi, për herë të parë Ahmetin e pash e ndejtëm 1 ditë e gjithë natën. Ishte një ditë e nxehtë, si në korrik kur korren grunet. Dielli përcëllonte. Qerimi kishte rendin e të fshimeve të grurit, ose Ditën e Lames a të Fshimet. Një makinë e madhe DRESH e Xhemajlit të mixhës Musli dhe 20 puntor punonin sa mundin. Unë, Shefqeti dhe Ahmeti i bajtëm thasët me grurë dhe e mbushëm hambarin me drith. Pasi hëngrem darke, ”Darken e të fshimeve”, me Ahmetin e Shefqetin ndejtëm gjithë natën duke biseduar, vetëm na tre. Ahmeti pinte shumë duhan, po as unë e Shefqeti nuk e linim keq.
Ahmeti atëherë, sa më kujtohet ishte major dhe shërbente në ish APJ-në dega e këmbësorisë, në Zagreb (?).
Ishte i gjallë, i gjatë e i hollë me një trup atleti e mustaqe të zeza. Kur fliste, të habiste me gjuhën e pasur, të pastër e figurative. Të linte gojëhapur kur fliste për art e letërsi. Kishte lexua shumë vepra të letërsisë klasike dhe i njihte aq bukur autorët e veprat e tyre saqë shpesh tregonte pjesë nga goja e personazheve të veprave që i kishte lexua, sikur ai të kishte lexua letërsinë antike, klasikët e hershëm e të vonshëm. Nuk linte vend për dyshim dhe çdo fjalë e ngulte që s`kish erë e furtunë që e shkundëte.
”Edhe njëherë rreth Hajdin Abazit dhe argatëve të tij”, Sinan Kastrati, Botapress, 24/11/2014
Ishte shumë i thjeshtë, serioz e tepër i arsyeshem. Dallohej nga të tjerët për modesti në të folur, në ndejë, në punë, në sjellje e qendrime. Kur vinte në Zhilivodë, për pushime ose në dasma a vdekje, ai kishte deshirë të takohej me të gjithë ish moshatarët e vetë të kohës së fëmijërisë e të rinisë së hershme, me Rrustën e mixhës Smajl një nga ish çobanët, njeri i thjeshtë, pa sherr e fukara.
Kur Ahmeti ishte Kapiten i Klasit të Parë, Rrusta i thonte:
– Ahmet, ti je kapiten e unë jam major.
– Ani bre Rrustë, qeshte e nuk e kundërshtonte Rrustën.
Rruga e mergimit, rrugë e pa kthim.
Në fund të Qershorit 1992 (22/06/1992) unë bashkë me familjen, gruan (Nexhmien) dhe tre fëmijët (Mimozën, 10 vjet, Entelën, 9 dhe Nënorin, 7) kisha vendosur të largohem nga Kosova, për shkaqe të njohura, ekonomike si pasojë e shkaqeve politike. Nga Prishtina me aurobus doja të udhtoja për në Shkup e nga Shkupi, për në Suedi.
Shefqet Qerim Krasniqi nga Zhilivoda, vëllai më i madh i gruas, mësues dhe Ibush Bislim Asllani, tash i ndjerë, nga Beçuku, me vendbanim në Mihaliq, baxhanak i cili më ka ndihmua shumë, erdhën e na përcuallën.
”E vërteta nuk është aspak siç thua z. Sinan Kastrati”, Nuhi Mazreku, Ferat Meha, Zeqir Rrustemi, Naser Zeqiri, Botapress, 01/12/2014
Ibushi e kishte gjetur dhe ai e kishte paguar një minibus, sepse ishim shumë dhe na përcolli deri në stacion të autobusve në Prishtinë. Kur u ndamë, të gjithë u mërzitëm. Shefqeti më bëri me shenjë me krye që të largohem pak anash e më zë të ngadaltë me tha: ”Ne Shkup keni me u takua me Ahmetin, Ahmet Krasniqin”! Ahmeti kishte ikur nga armata ish jugosllave dhe donte të shkoj në Shqipëri e atje, të takohej me Sali Berishën, liderin historik të PD-së e shtetit e axhën, Aziz Zilivodën.
Rrugën deri në Maqedini, e kishte ndihmua Skënder Zogaj, me direktivat e prof Fehmi Aganit dhe të Ibrahim Rugovës.
Nuk u takuam me Ahmetin në Shkup, për shkaqe sigurie, për Ahmetin.
Bisedat me Ahmetin me telefon nga Rovinji
Para se të vinte Ahmeti në Shqipëri (për së dyti, më 1998), ai jetonte në Rovinj me familje, në kushte shumë të vështira, ndonëse nuk ankohej. Punonte punë krahu, në treg shiste pemë e perime në një tezgë të vogël. Ndodhte që kur e thirrja në telefon, gruaja ose femijet i benin zë e ai vraponte me te shpejtë që të mos harxhoja shumë! Pra, ishte maksimalisht i vëmendshëm dhe kursimtar. Me duket se edhe sot po i degjoj zhurmën e shkallëve që zbriste e të ramet e makinës së shkrimit ”Unis”, kur qëllonte duke shkruar.
Ahmet Krasniqi, Ministri i Parë i Luftës
Në vitet që pasuan, Ahmeti e shtoi aktivitetin e tij. Ahmet Krasniqi, si ministër i parë luftes,1998. ne fund të Marsit 1998, me thirri nga Zvicrra nga një banesë e një shqiptari, emrin e të cilit nuk dua ta bëjë të ditur. ”-Dhanerr, pyete Milazim Krasniqin në Prishtine, a e kam perkrahjen e LDK-se si Ministër dhe thuaj Milazimit le t’i thotë Agim Krasniqit (nga Vll. Drenovci, ish kapiten i APJ-se) që të vije deri në Tiranë e të flasim!”
Reagim: ”Katër musketarët e ”luftës” dhe ”betejave” të lavdishme dhe vrasjës së paqes”, Sinan Kastrati, Botapress, 16/12/2014
Milazimi më tregoi se me Kolonel Ahmet Krasniqin ishte takuar në Tiranë, ku kishte qenë në një konferencë, i ftuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Shqipërisë. Më tha ishin takuar dhe kishin biseduar me Kolonel Krasniqin bukur gjatë, por e theksoi se të dytë kishin qenë të rezervuar, por se i kishte premtuar Ahmetit që do ta njofotnte presidentin Rugova dhe do ta përcillte mesazhin për Agim Krasniqin, gjë që e kishte bërë.
”Marreveshja e Oslos” ?
Shume njohes, analiste, gazetare, ushtarake e ”eksperte”, këtë takim e quajnë si ”Marreveshja e Oslos”, çka nuk ka qenë ashtu. Nuk ka pasur marrëveshje e as kurrfarë dokumenti nuk është nënshkruar. Mbetet të shihet më vonë kur të dalin edhe dëshmitë e tjera e të flasin edhe akterët e tjerë. Sipas Agim Mehmetit, Zv, Minister i Luftës, i Kolonel Ahmet Krasniqit dhe pjesmarrës ne atë takim dy ditor, nuk ka pasur marrëveshje me shkrim (libri: ”E Verteta per FARK-un”, fq. 104-115.). Ky togfjalësh, ”marreveshje” sikur është ngulitur në mendjet e shumë njerëzve dhe vazhdimisht sa herë që flasin për atë takim, bisedë, ndejë, e quajnë ”Marreveshja”, ”Marreveshja e Oslos” pasi që ishte mbajtur në Osllo, kryeqytetin e Norvegjisë.
Letrat me Kolonel Agim Mehmetin rreth organizimi të luftës
Në një letër të cilën ia shkruajta Agim Mehmetit, me 28. 03. 2015, kerkova nga ai pergjigje: ”A ka pas marrëveshje në Oslo në muajin Maj 1998, në takimin që ke marrë pjesë ti, Ahmet Krasniqi dhe Adem Demaqi e… Xhavit Haliti”?
Përgigja e letrës së Kol. Agim Mehmetit ishte kjo: ”Qëllimi i takimit me Demaqin ka qenë fuqizimi i punës tonë në vazhdimsinë e përpjekjeve tona në formimin, krijimin e FARK-ut dhe pastaj përpjekjet më tutje për tu organizua dhe veprua për çlirimin e Kosoves. Takimin e Oslos unë e përjetova si një takim të vullnetit të mirë, pa kushtëzime ku biseduam sikurse ceka më parë, por takimi, bisedat në ditën e tretë, ditën e fundit, unë i përjetova edhe si një marrëveshje spontane gojore në të cilën u muarem vesh për disa gjëra si psh.
Ardhja e tyre në Shtab në Tiranë, Përzgjedhja e shokve te tyre që do të vinin në Shtab, Mos me pas politikë partiake e ideologjike, Pas hyerjes në Kosovë te riorganizohen njësitë në Kosove, të plotësohen me eprorë profesionistë të lëmive dhe gjinive të ndryshme; Gradimi të bëhet në bazë edhe të vullnetit dhe suksesit të njësive ekzistuese, komandantet të caktohen në bazë të njesive ekzistuese. Jemi mar vesh edhe për Fondet e gjëra tjera të cilat i kam cekur në libër (”E vërteta për FARK-un” shën. imi). Unë përsëri i shkruajta dhe kërkova sqarime shtesë nga Kolonel Mehmeti e ai mu gjegj kështu:
Dy librat e Ahmet Krasniqit, ”Shtatëmbëdhjetë shtatori” (ditar nga burgu) dhe ”Shqiptarët në luftën kroate” (analizë ushtarake) dhe libri ”E vërteta për FARK-un”, Agim Mehmeti
”Kemi bisedue për të gjitha gjërat me Demaçin rreth situatës në Kosovë, rreth UÇK-së, dy ditë e netë dhe natën e tretë është bërë një rekapitullim i gjithë asaj çka kemi bisedue në pika të shkurtëra dhe jemi marre vesh si të veprohet më tutje. Kane marrë pjesë per pos Ahmet Krasniqit, Demaçit, Xh. Halitit, Shaban Mujës dhe Fatmir Zyberaj. Nuk kemi bërë Marrëveshje me shkrim.
Te fala nga A. Mehmeti”
Takimi i tretë i dështuar me Ahmetin dhe pse unë nuk shkova në Oslo
Ahmeti me thirri edhe mua të shkoj në Oslo por për shkaqe shëndetësore familjare, nuk munda të shkoj.
Ahmeti më thirri e më tha, po vije unë një i besueshëm por nuk tregoi kush ishte ai. Mendoi se ai ishte Kolonel Agim Mehmeti.
U bëmë gati ta prisnim Ahmetin në Halmstad, Suedi. Blemë ushqime, pemë, perime e pije. Bile u bëmë gati të piqnim edhe flia. Por, nuk qe e thënë e nuk erdhën. Sa e mbaj mend, Ahmeti me ka thënë se kishte probleme me pasaporta diplomatike … dhe nuk munden me ardhur (me Kolonel Mehmetin). Me gjatë ai nuk më ka treguar e as unë nuk e kam pyetur.
Ahmeti gjithashtu me pat thënë: ”Dhânerr, nëse njeh ndonjë oficer shqiptar në Suedi ose shtet tjetër, thirre dhe jepja adresën, nr. e tel. se ku të lajmerohet (Unë i kisha adrsat). Në Suedi i kam thirr dy oficerë: Sinan Rrahmanin që banonte në Falkenberg të Suedisë, qytet në mes të Halmstadit dhe Göteborgut, nje ish oficer me gradën kapiten i cili kishte shërbyer në Maqedoni, në APJ-në dhe tjetri, një ish pilot shqiptar që kishte shërbye, edhe ai në ish APJ-në, në aviacion, por tash (1998) punonte si shofer autobusi në Stokholm, Avni Kastrati.
Vrasja e Kolonelit, atentati ne Tirane.
Për vrasjen e Kolonelit dëgjova nga Rame Ademi- Nikqi, një fqinj imi nga Rugova e Pejës, pasi u ktheva nga një kurs kompjuteri që e vijoja në Halmstad, qytetin ku jetoja, të nesërmen, dmth më 22 shtator 1998 Për vrasjen e Ahmetit nuk dija më shumë nga ajo që është publikuar në Radio, TV-e e gazeta e në QIK (Qendra për Informim e Kosovës)
Reagon Bardhyl Mahmuti rreth shkrimit në ”Botapress” rreth Rugovës. Betimi i UÇK-së dihet, Presheva Jonë, 2015-11-15
Thirra Behxhetin, vëllain e Ahmetit, në Gjermani dhe i shpreha ngushllimet e mia. Thirra edhe Muhamet Shatrin, kryetar i komisionit për 3%, në Skandinavi. Nga ai kërkova numrin e tel. të Ministrit të Financave, Isa Mustafës. Në numrin që ma dha prof Shatri, thirra në Gjermani. Mu lajmërua Ministri i Drejtësisë, Halit Muharremi me të cilin fola për Ahmetin. Deshiroja të dije sa më shumë për ate që kishte ndodhur në Tiranë, më 21 shtator 1998 në mënyrë institucionale ta ndihmojmë familjen e Ahmetin.
Për mua atëherë e sot Bujar Bukoshi dhe ”qeveria” që ai udhëhiqte, është po aq e dyshimte sa edhe disa ”komandantë” te uçk-së, krahu i majtë, marksist-leninisnit-nanist (Fatos Nano e Klosi), Hashim Thaçi, Xhavit Haliti po edhe Adem Demaçi, Bardhyl Mahmuti, RTSH-ja dhe shteti shqiptar.
Si e njohin ushtarët shqiptar Ahmet Krasniqin?
Për Ahmetin më kishte folur një kusheri i aferm, Fehmi (Haradin) Din Kastrati. Ai shërbimin ushtarak e ka kryer në Zagreb më 1978/1979 kur Ahmeti shërbente si kapiten i klasit të parë në kazermën ”Marshall Tito”. ”Isha shofer dhe vozisnja një dajc. Njëherë kur kishim ushtrime ushtarake, para kamionit tim erdhi një ushtarak, burrë i fortë, kapiten i klasit të parë. Ai i udhëhiqte ato ushtrimeve dhe sa e di unë, ka zënë vendin e pare në ish APJ-në, në Jugosllavi, si eprori më i zoti në ato ushtrime, vazhdoi Fehmiu. Pasi i raportova ushtarakisht, ai më përtshëndeti e me foli shqip:
”Mire, bac, vazhdo!’ dhe u ul në kamionin tim, afer meje”.
Pastaj e kam takuar disa herë në pistë, dhe në fund, më tha Fehmi Kastrati. Ushtarët shqiptar Ahmetin e quanin Mic Sokol, ndërsa të tjerët ushtarë, jo shqiptar i thonin Gjems Bond. Ishte i gjatë dhe i hollë. Pak zeshkan e me floke të zeza korb.
Per Ahmetin, si edhe për Azizin, Hajrizin, Qerkinin e Qerimin: “Dashuria për atdheun ishte çdo gjë”. Ndaj edhe këto fragmente ditari, janë vetëm një nderim i vogël për ata.
Shkrimin nga Ditari im për Ahmetin e kam shkruar që nga dita kur e kam njohur e deri në natën kur është bërë atentati dhe e kam publikua në muajin prill 2015 por pasi Bota Press i ka largua shkrimet e mia, unë e mora një kopje publikimi të datës 21/09/2018, me rasin e 20 vjetorit të vrasjes së Kolonelit në Tiranë.
Në shkrimet tjera, të asaj kohe flas edhe për natën kritike të 21 shtatorit dhe tubimin e ish lpk-istve, markistë në Shoqatën ”Liria” në Malmö, Bardhyl Mahmuti në një pyetje të mërgimtari: se a do ta vrisni edhe Kolonel Ahmet Krasniqin, ai do të thoshte me bindje e plotë gojën:
– Po, edhe Ahmet Krasniqin do ta vrasim. Pas dy orëve, ende pa u shprënda mërgmitarët shqiptar nga ”Liria”, Ahmeti vritet në Tiranë.
Adem Demaçi edhe pse dha dorëheqje si përfaqësues politik, kurr nuk e foli asnjë fjalë.
Për Ahmetin, në çdo përvejor e kam kujtua me nga pakë fjalë, ato që dija dhe bisedat që kisha me familjarët e nipat e Ahmetit, Xhemajl Breznicën, Avdi Grajqevcin dhe studjuesit e Ahmetit: Skënder Zogaj, Sefë Krasniqi etj.
Për Ahmetin kam edhe 8 orë bisedë të inqizuar me Xhemal Breznicën, njohësi më i mirë që ka ndejtur më së shumti me Azizin dhe më pakë me Ahmetin në Shqipëri. Nëna e Xhemajlit është motra e Azizit, Hajrizit e Azemit.
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 1 prill 2024
sinankastrati09@hotmail.com