Shqiptarët – racë inferiore, trapa!

0
206
Shqipëria - CIA - 2035
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Vëzhgim

U nxjerrë dikush shqiptarëve një pretendim, nuk e injorojnë, por merren me të gjithë kohën, derisa ia fusin vetes.

Shikon me u tregua, të thonë “kush je ti?” dhe vazhdojnë e përsërisin gabimet e humbjet e tyre.

Kërkon Greqia psh. detin në kufi me Shqipërinë, as kryeministri modernist shqiptar Rama, nuk din me ua mbyllē gojën: “keni det e tokë më shumë se ne, për njësi popullsie, çfarë doni më?!

Kërkon Maqedonia territor nga Kosova, ua japin. Kërkon Mali i Zi, edhe pse ka 4 herë më shumë territor se Kosova, mllaçitet Ramushi, shet patriotizëm, e Çamorrin me 8200 ha ia japin. Veç mos u kërko diçka shqiptarëve, se nuk i zë gjumi i natës, derisa ta japin…

Tani merret Kosova me veriun, me serbët 4% e popullsisë në Kosovë, që Berat Bukshkaka i bën 6%, që kërkojnë Assosacion të mbi 25% territort të Kosovës, dhe dalin disa kosovarë e na hiqen smart (të zgjuar), sikur i dinë punët. Po ju me i ditë punët, nuk merreni gjithë kohën me 4% serbë, apo jo?! Por kështu i fusin llugash trapat shqiptarë, nuk ua plotësojnë serbët atyre asnjë kërkesë, e nga ana tjetër vetëm u kërkojn E këta vrap, zihen e shahen me njëri – tjetrin, Uk Lushi e Ndue Ukaj me shokë, ku me ua plotësua serbëve dëshirat… Ku po u dhemb, brate, o serbë?! Nuk shikojnë punët e tyre, por gjithmonë punët e tjerëve.

Del dikush si Albini, sa përpiqet t’ua vërë kufirin te thana serbëve, sulen këta shqiptarë modernistë, e sulmojnë Albinin: gabim e ke Albin! Se kërkesat e serbëve në negociata janë bërë kërkesa ndërkombëtare, sado irracionale qofshin ato!

Ua kanë marrë rrymën elektrike e ujin falas tash sa vjet qeverisë së Kosovës serbët në veri, dhe kërcënimi për ikjen e veriut artikulohet përditë nga trapat shqiptarë si Milaim Zeka etj. Shoh se dalin edhe disa të krishtenë, që shajnë Kurtin, pse nuk i respekton marrëveshjet me Serbinë, edhe pse serbët nuk i reapektojnë ato, asnjë, veç shesin mallra në Kosovë, e Kosova i dyndë me para… Popull i pavetëdijshëm, realisht trap! U mungon sistemi i dëgjimit racional, i arsyes!

Nuk del dikush të thotë: “Serbia ka marrë boll, shut up! Mbylle buçën!” E pse ndodhë kjo? Sepse shqiptarët janë dhe tregohen racë e trashë e inferiore, të paaftë me i dalë zot vetes e interesave të tyre. Nuk janë në gjendje të artikulojnë çfarë u duhet për vete dhe me i qëndrua kërkesave e interesave të tyre, por përkulen, rrinë duke dëgjuar të tjerët… E të tjerët ua fusin, e ata zhgënjehen: “na shitën, na e futën…” Po mos e lë more me ta futë tjetrin!

E ne, që i ngrejmë dhe i trajtojmë këto probleme, na thonë, po këta shqiptarë: “s’po u lexon e dëgjon kush, spo ua bën kush like…” Po mirë, kujt po ia bëjnë?! Vetes ia bëjnë. Hiç të mos dëgjojnë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.