DY VITE PAS: DËSHPËRIMI I MARRËVESHJËS SË UASHINGTONIT

1
313
Marrëveshja Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

Binak Maxharraj

/E pakuptueshme se si administrata e presidentit Trump e harroi njohjen e pavarësisë së Kosovës, kur lejoi që nga marrëveshja të hiqet termi “Republika e Kosovës”.

/Por edhe më shumë e pakuptueshme është fakti se si u lejua, që një kriminel i tipit Vuçiq te shkelë në zyrën e shenjtë ovale në Shtëpinë e Bardhë/

Sot me 4 shtator bëhën dy vite nga nenshkrimi i Mareveshjës në Shtepin e Bradhë në Washington midis Kosovës dhe Serbisë e cila pas dy vitesh është zvetnue qe gadi edhe nuk përmendet. Janë dy arsyet pse dialogu kaloi pa pëlqimin e BE-së në Washington, ku Gjermani dhe Britani ishin kundër planeve serbe të Thaçit, për ndarjen e Kosovës dhe e dyta që lidhet me prestigjin e humbur të ish presidentit Donald Trump.

E pra, pse dialogu kaloi pa pëlqimin e BE-së në Washington! Akjo ndodhi kur Gjermania dhe Britania e Madhe, në Samitin e Berlinit i thanë jo planeve pro-serbe të Hashim Thaçit për ndarjen apo copëtimin e Kosovës ku u nxorën edhe hartat për të cilën gjë Thaçi nuk la gur pa luajtur, që kjo gjë te ndodhë. Kancelarja Merkel i tha jo kësaj iniciative. Thaçi mbeti i dëshpëruar pasi që ishte i shantazhuar dhe i zënë rob nga Serbia. Nuk vonoi shumë dhe Thaçi si dinak dhe dhelpërak shkoi tinëzisht në Berlin për tu takuar me ambasadorin problematik amerikan Richard Grenell, i cili bisedoi me të për mundësinë e kalimit të dialogut nga BE në Ëashington. Pas kësaj Thaçi doli me një deklaratë bombastike se është shumë i dëshpëruar nga diplomacia evropiane rreth dialogut dhe se dialogu do të tërhiqet në Washington.

E dyta ka te bëjë me pozitën jo të lakmueshme të vetë Presidentit amerikan, Dolad Trump, i cili për çdo ditë e më shumë po humbiste teren brenda vetë SHBA-ve për shkak të protestave raciste që e kishin përfshirë Amerikën, por edhe për shkak të skandaleve te vetë presidentit Trump në arenën ndërkombëtare ku rejtingu i tij politik po bie dita me ditë, sidomos erdhi deri te ftohja e marrëdhënieve me BE-në.e sidomos me Gjermasnin dhe kancelarën Merkel dhe mu për këtë situatë në te cilën gjendej Trump, i duhej të ndërmerrte diçka për të përmirësuar imazhin e tij të rrëzuar e sidomos kur zgjedhjet në Amerikë po afroheshin. Mendohej se ky dialog midis Kosovës dhe Serbisë të bartur arbitrarisht në SHBA për të arritur një marrëveshje do t’i ndihmonte sadopak për te përmirësuar imazhin dhe rajtingun e tij.

Amsasadori Grenell donte që dialogu të kishte sukses por që planet i dështuan kur Albin Kurti u zgjodh kryeministër i Kosovës, qeveria e të cilit më pas u rrëzua me insistimin e vet Grenellit sepse Albin Kurti nuk pranoi të shkoj ne Washington për nenshkrimin e mareveshjes së demshme për Kosovën ku bëhëj fjlaë edhe ndarja e sajë..Më rënjën e qeveris Kurti ne pushtet nga elita e te korruptuarve erdhi Avdullah Hoti.i cili nuk do te nxirrte probleme.Por gjerat ndryshuan shumë shpejtë kue avionii në te cilën gjendej Thaqi me Hotin në gjysmë te rrugës u këthye pas kur u shpallë lajmi se Hashim Thaqi ishte i dyshuari për krime lufte dhe krime kundër njerezimit, qe pas sa muajve edhe u dergua ne Hagë.

Por megjithate dialogu vazhdoi ku u kuq Avdullah Hoti i mirëpritur nga Grenelli.

“Nën drejtimin e ambasadorit problematik Ricahrd Grenell, i cili jo vetëm në Evropë nuk kishte kurrfarë autoriteti, por edhe brenda vetë SHBA-ve nuk ishte një njeri i dëshiruar. Por, që dialogu të jetë i suksesshëm, Grenell ndermori organizimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë ne Washington me ç’rast edhe u organizua pritja mu ne Shtepin e Bardhë.

Takimi i delegacionit të Kosovës dhe të Serbisë u vendos të mbahet pikërisht në qendrën e botës, siç thuhej, në zyrën Ovale të presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Është singnikative kur bota e pa ulur pra presidentit Trump çetnikun, vrasësin dhe masakruesin e shqiptarëve Aleksandër Vuçiqin, për të cilin SHBA edhe ishte futur në luftë për të shpëtuar Kosovën. Kurrë më parë për këto 40 vitet e fundit asnjë lider serb nuk e kishte pasur privilegjin e as rastin qe të hyjë ne zyrën Ovale të presidentit të SHBA-ve, por tani këtë po e bënte një kriminel serb me insistimin e ambasadorit Richard Grenell.

Por ajo se çfarë ndodhi ne këtë takim ne fillimet e sajë është deshpruese dhe më shumë përulese e një administrate ndaj një kriminelit Vuçiq kur ai insistoi qe nga dokumentet e mareveshjës te hiqet emertimi “Republika e Kosovës”,ku administrate e presidentit Trump ra ne nivelin e vendeve qe se njohin Kosovën si shtet,por qe për vetë presidentin ishte me rëndesishme qe takimi te ndodhë për te përmirësuar imazhin e tij tanimë te humbur në opinion.,por qe për këtë edhe marioneta eAvdullah Hoti nuk e kundërshtoi fare,e uli kokën dhe nul bërë zë.

Por më e rëndësishmja ishte reagimi i ashpër i Vuçiqit bash në zyrën Ovale para krejt botës kur tha se duhet të hiqet pika 10 që kishte të bënte më njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Interesant nuk reagoi askush, as presidenti Trump nuk e hapi gojën, kurse Grenell zgërdhihej me atë qeshjen e tij cinike, ndërsa Avdullah Hoti e kishte ulur kokën si pula dhe “çele guri gojën”, ani pse insistonte se po shkojnë në Amerikë për të na njohur Serbia(sic).

Është interesant te përmendet me këtë rast se si kjo administratë e presidentit Trump pothuajse ishte kundër pavarësisë se Kosovës. Këtë me se miri e ilustron fakti kur Trump ne vitin 2016 gjatë fushatës se tij elektorale në nje tubim ku kishte me shumë serb tha haptas se Amerika bëri gabim qe e bombardoi Serbin, qe i bie sipas tij se Kosova, po të ishte atehreë president sot nuk do te ishte e pavarur. Vijes së njetë shkuan edhe Grenel, Palmer dhënder i Serbisë dhe këshilltari për siguri kombetare Joe Bolton një kundërshtar i pavaresisë se Kosovës, për ate gjitha këta te rethuar për rreth presidentit Trump ishin pro serb, miq të Serbisë se cilës edhe ia mbanin anën.

Por,me gjithate pasiqe ky takim ne Shtepin e Bardh me shumë kishte për qellim të bëjë reklamë ne media për presidentin tanime te zhgenjyer Trump se sa arrijtjën e ndonjë marevshje midis Kosovës dhe Serbisë. Por, megjithate ehde ato mareveshje qe u arrijtën nuk mund të pranohën si mareveshje ndekombetarisht të pranueshme. Ja faktet.

Marrëveshja parashihte një varg veprimesh, obligimesh midis palëve për normalizimin e marrëdhënieve midis palëve. Por ajo se çka bie në sy është nënshkrimi i dy versioneve të dokumenteve veçmas për palën e Serbisë e veçmas për atë të Kosovës të nënshkruara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e veçmas për palën e Kosovës të nënshkruar nga kryeministri Avdullah Hoti. Çka do të thotë kjo se në juridiksionin ndërkombëtar është një skandal juridik i cili edhe mund të mos pranohet ndërkombëtarisht sepse në versionin, dokumentin e Serbisë nuk qëndron nënshkrimi i Hotit si dhe në versionin dokumentin e Kosovës nuk qëndron nënshkrimi i Vuçiqit, çfarë nuk i bën të obligueshme zbatimin e kësaj marrëveshje. Një gjë e tillë edhe u kritikua ashpër nga çarqet e ndryshme ndërkombëtare e sidomos nga njohësit e juridiksionit ndërkombëtar.

Maxharraj ka cekur obligimet që ishin të caktuara në këtë marrëveshje për Kosovën e Serbinë.

Marrëveshja ashtu siç ishte parasheh një varg veprimesh e obligimesh për të dyja palët siç janë:-Kosova dhe Serbia u zotuan që të respektojnë moratoriumin njëvjeçar, përmes të cilit Kosova nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, kurse Serbia zotohej se nuk do të angazhohet për fushatën për ç’njohjen e Kosovës.Kosova nuk aplikoi askund për njohje te reja sipa kësaj marevshje, kurse Serbia e shkeli me dy këmbet mareveshjën duke lobuar për ç’mjohjet e pavaresisë se Kosovës. Por edhe me marevshjet tjera pas dy viteve nuk u arrijt asgjë.Në“Autostrada e paqes” Prishtinë – Merdarë, si dhe linja hekurudhore e relacionit po të njëjtë; nga marrëveshja e Uashingtonit, për ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë, me një port në det të thellë në Adriatik deri me tani nuk është ndërmarrë asgjë,janë mareveshje qe tani me ka inekzistente te deshtuara.

Si skandal ai përmend pjesëmarrjen e Serbisë në Liqenin e Ujmanit.

Marrrëveshja parashihte edhe pjesëmarrjen e Serbisë në Liqenin e Ujmanit, i cili është një ndër skandalet më të mëdha të kësaj marrëveshje, kur dihet se Ujmani është i Kosovës dhe më as gjë nuk i takon Serbisë, nuk është liqe natyror por artificial i ndërtuar me 1972 me një kredi prej 45 milionë dollarësh amerikanë, që ishte marrë nga Banka Botërore, por e financuar edhe nga shpallja e huas popullore nga qytetaret e Kosovës, çka Serbia kurrë dhe asnjëherë nuk kishte qasje në këtë liqe. Prandaj, një marrëveshje e tillë edhe nuk mund të zbatohet që Kosova me qeverinë e re po e kundërshton. Por, është interesant te përmendet me këtë rast kur Richard Grenell si për hajgare përmendi mundesin qe liqeni I Ujmanit te quhet ”Liqeni Trup”, ky si finok qe ishte dhe servile I Grenellit e mori si përnjëmend dhe zyrtarisht e meroit liqenin me emrin “Liqeni Turump”.

E vetmja gje e mirë për Kosovën qe ndodhi me marrëveshjen e Washingtonit parashihej edhe njohja e Kosovës nga ana e Izraelit. Me 14 mars 2021, Kosova e hapi ambasadën e saj në Jerusalem duke iu përmbajtë mareveshjës kurse Serbia edhe pse ishte e obliguar sot e kësaj dite kundërshton fuqishëm zhvendosjen e ambasadës se saj nga Tel Avivi në Jerusalem.

Dhe për në fund vlenë te theksohet se Marevshjet e Washingtonit janë ne harresë te pa zbatueshme sipse nuk kanë ndonjë vlerë ndëkombetare te obligueshme për zbatim spse nuk janë në përputhshmeri me juridiksionin ndërkombëtar, nuk janë obligative çfarë edhe vetë Serbia është zotuar se nuk ka obligim qe ti zbatoi. Këtë me se miri e ilustroj shumë kritika nga njerëzit e dijes dhe legjislacionit ne Amerikë kur theksojnë Mareveshjet e Washingtonit nuk janë te obligueshme sepse nuk kanë bazë juridike, kur u neshkruan ndaras marevshjet me neshkrime te ndara, ne dokumente te ndara midis Beogradit e Prishtines pasiqeadministrat Ttump e shpërfilli njohjën e Kosovës duke ia heq emertimin e sajë ”Republika e Kosovës” qe është një papresedan kur ajo bie në nivelin e shteteve qe se kanë njoht Kosovën, prandaj në këto marevshje sipa kësaj nuk kanl dialoguer dy shtete të barabarta. Këtë me se miri e olustroi njohesi I çeshtjeve për Ballkanin dhe këshilltar i dikurshëm i DASH-it David Philips kur thotë se palët”nuk e kanë për detyrim t’i zbatojnë”mareveshjet” e Washingtonit.

Kjo i bie se i terë ky spektakel në Shtepin e Bardhë i mbajtur para dy vitesh,përkatesishtë me 4 shtator 2020, kishte për qellim një dialog te jo mirefillët midis Kosovës dhe Serbisë, por ai takim shumë spektakular ne Shtepin e Bradh qellimin kryesor e kishte qe ne opinion te rritë imazhin e presidnetit Trump para zgjedhjve në SHBA rajtingu i te cilit kishte rënë shumë poshtë, për shkak te qeverisjes së t’i arrogante ku zunë vend protesat racore, shkaterrimi i shumë marevshjeve nderkombetare qi ishin arrijtë më pare, prishja e maredhënjeve me aletat kryesor Evropian e sidomos me Gjermanin e shumë afara tjera te pa kenqëshme.

Megjithate, presidenti Trump i humbi zgjedhjet presidenciale te mbajtura ne Nentor pot e atij viti, çfarë një gjë e tillë edhe pritej nga votuesit stabil amerikan. Zgjedhjet i fitoi Joe Biden bindshëm një mik i madh i shqiptarëve dhe qe kishte peshën e madhe në administratën e Bill Klintonit, i cili u asngazhua për se tëpërmi në çlirimin e Kosovës nga Serbia.

1 KOMENT

  1. Binak,

    Keta qe nuk te njohin do te mendojne se je njeri.
    Binak ti i ke perkrahe masat e dhunshme dhe mbylljen e UNIVERSITETIT shqip ne Kosove dhe ke baskpunuar me shkavella.
    hajt vazhdo me HM.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.