KOSOVA NË BALLKANIN E HAPUR, KUR…?

0
405
Vjosa - Albini

Gani I. Mehmeti

Kosova në Ballkanin e Hapur, por kur?

Si është e mundur që Edi Rama, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, për të cilën shqiptarët jashtë saj u vranë, u rrahën, u plagosën, u maltretuan – pse e deshën atë, ndërsa ajo sot të ketë një bashkëpunim aq të madh, të “sinqertë” e të thellë me Serbinë vrastare të shqiptarëve, më përpara se të kishte një bashkëpunim me Republikën e Kosovës, e cila me shumë pasoja arriti të ndahet prej saj, e ai, Edi Rama, të kërkojë të bashkohet me të, madje ende para se ta njohë Republikën e Kosovës Aleksandër Vuçiq, madje kur, vetë Vuçiq thot se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, kur struktura kriminale të organizuara nga Vuçiqi ngrenë pengesa e bllokojnë rrugët në Veriun e Kosovës për të kundërshtuar reciprocitetin e Kosovës ndaj Serbisë, kur ata kërkojnë të bëjnë çmos kundër Kosovës, ndërsa nuk lejojnë e nuk pranojnë të njëjtën t’i bëhet edhe Serbisë nga Kosova! Kjo është e papranueshme. Këtë duhet ta dijë Edi Rama!

Edi Rama, më parë se të hyjë në Ballkanin e Hapur, është dashur të bisedojë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Më parë është dashur Edi Rama, të insistojë tek Vuçiqi që ta njohë Republikën e Kosovës, pastaj ta ftojë Albin Kurtin të hyjë në Ballkanin e Hapur. Përndryshe, pa njohjen e Kosovës nga Serbia, Edi Rama nuk është dashur fare të hyjë në Ballkanin e Hapur, pa edhe sikur të gjitha shtetet e tjera të hynin, pa Kosovën, nuk është dashur të hyjë as Shqipëria. Vetëm kështu do ta ndihmonte Kosovën në ecjen sa më shpejtë për ta njohur Serbia.

Po, kur, vërtet mund të hyjë Kosova në Ballkanin e Hapur, të ashtuquajtur?

Dëgjuam nga Edi Rama që tha se herët a vonë, Kosova do të hyjë në Ballkanin e Hapur! Për ta parë atje Kosovën, Edi Rama do duhej më parë ta bindë Vuçiqin ta njohë Kosovën, atje duhet të bëjë presionin ai, jo tek Kosova, sepse Kosova asgjë më shumë se të jetë e barabartë me shtetet e tjera nuk është duke kërkuar. E, deri sa të mos jetë e barabartë me shtetet e tjera, Kosova nuk mundet t’i bashkëngjitet Ballkanit të Hapur. Këtë do duhej ta mendonte edhe vetë Edi Rama, nëse e ka me sinqeritet ftesën e tij që ia bën Kosovës.

Edhe unë nuk e mohoj, se një ditë, ndoshta do të jetë anëtare e Ballkanit të Hapur Kosova, por jo pa u njohur nga Serbia dhe pa qenë si dy shtete të barabarta, si me Serbinë, ashtu edhe me shtetet e tjera të Ballkanit dhe të botës.

Pra, nuk mund të japim një afat se kur mund të jetë Kosova në Ballkanin e Hapur, kjo varet nga vet Serbia, apo, ndoshta më parë, do të shpërbëhet ai farë Ballkani i Hapur, sepse, po u pranua në BE, nuk ka çka i duhet Ballkani i Hapur, se do hapemi ndaj Europës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.