16.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Tetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

“Muri i Berlinit” kundër Rusisë fashiste

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Bota dhe agresioni

Bota demokratike Amerikë-Evropë, i kanë vërë sanksione të rrepta regjimit fashist të Vladimir Putinit në Moskë, që, pa asnjë arsye e ka sulmuar më tërë logjistikën ushtarake shtetin e lirë dhe sovran të Ukrainës.

Populli ukrianasë është liridashës dhe në Luftën e Dytë Botërore (1940-1945) janë vrarë me ushtrinë fashiste të Hitlerit tetë milionë uashtarë të Ukrainës të rreshtuar në bllokun antifashist të botës. Në kohën e regjimit komunist të BRSS-së dhe koha e Stalinit, në këtë vend kanë vdekur urie më miliona ukrianasë si masë e denimit për gjoja se ata paskëshin dalur në krahë të fashizmit.

Përseri në fillim të këtij shekulli, Ukraina dhe populli i saj po ballafaqohën me luftën e regjimit të Vladimir Putinit nga Moska, duke krijuar “republika” në shtetin e huaj për gjoja për pakicën e popullit rusë që jeton në hapësirat e këtij shteti të lirë dhe sovran.

Për skenarët e luftës dhe të shkeljes të së drejtës ndërkombëtare bota po e denon ashpër luftën e regjimit të Federatës Ruse kundër shtetit të lirë dhe sovran të Ukrainës dhe regjimin fashist të Vladimir Putinit përmes sanksioneve më të rrepta të papara deri më tash që nga LDB-së.

Amerikë-Evropë të përkrahura edhe në KS të OKB-së i kanë vërë sanksione të rrepta regjimit në Moskë dhe, për të ndalur fushatën kundër njerëzimit sipas konventave, ndaj Rusisë qysh tash po i bëhet “Muri i Berlinit” dhe këtë vend agresor do të izolojnë deri në gjunjëzim për të treguar se, bota dhe popujt e saj nuk durojnë aventurat fashiste të Vladimir Putinit në Moskë.

Çikago, 12 mars 2022


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit