F A M I L J A R E – Cikël poetik nga “Kanuni poetik” I dhe II
Bujk ishte babai im
dhe bujkeshë mamaja
por shtypja ata i vrau
dhe jeta shumë e rëndë
Në jetën e tyre t’ashpër
Në jetën e tyre me verë
ata përbënin një frymë
për ta mundur shtypjen
Mamaja vdiq më herët
babai vdiq më vonë
në të tëra ato beteja
prindërit qenë fitimtarë
D R U N A R I
Tërë ajrin e atdheut tim
që erërat e shpërndajnë
është pasuri e natyrës
një prodhim amë i tokës
Dielli që ndritë atdheut
që ne sot e konsumojmë
është pasuri e të gjithëve
për një jetë më të begatë
Tërë rilindësit e kombit
që Prishtina i këndon
janë yje të Tiranës, të
Preshevës e të Tetovë.
YJET NË KOPËSHT
Është natë dhe qetësi nate
toka kudo fle si përendeshë
kraharorin e kam plotë ditë
ëndërrat shtyhen për ëndërr
E mbaj në mend një takim
dhe pjesë tjera të atij takimi
përqafimi ishte i zjarrt, pas
puthjes bëmë shfaqjen tonë
S ́di sa jam e lumtur. Burri
që më deshi më tha “të dua”
këtë jetë unë e kam për vete
pas puthjeve unë dhe jepem!…
A U R O N I
Nga tërë vendet që ka bota
s’ka më e bukur s’e Rogana
sa herë dielli bie n’katund
rrezet dielli i sjellë me fund…
Në Guramel dhe Frakamen
hapet gjithësia e fshatit tem
që nga toka gjer në qiell
e tërë Rogana e ka një diell.
Në vendlindje është sheqer
dielli luleve u jep e u merr
në Roganë pema ka stinë
gjethi në degë çel me rimë!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2022