MONOLOG I ADEM JASHARIT

0
1668
Adem Jashari - portret

MONOLOG I ADEM JASHARIT

Kosovë, dita e arbërorëve ka për të aguar
shtëpia ime e di udhën sesi bëhemi të lirë
shtypja këputet prej s´trashi thotë populli
e kaluara na la shumë çështje të pakryera
mbi gjysmën e atdheut e kemi t`pushtuar.
pyes, si ta shoh kështu Kosovën dardane,
në shtetrrethim,n`arrest, dhe të plagosur!
Shtëpia me njerëz shumë është sulmuar
sovraniteti etnik i shtëptisë do përgjigjet
luftën me asnjë çmim nuk do ta humbim,
përderisa të ketë njerëz, armë dhe barut.
Trima, jam lindur ditën e flamurit, ditën
e lindjes së tij, ditën e festës së flamurit
kjo është arsyeja që e kam hijen e burrit.
Kosovë, një zë më vjen nga toka , më
vjen të kryengritem, shtëpia s`dorëzohet,
Serbia, do ta kuptoj s´e këtu është e huaj.
Nënë, babë Shaban, Hamëz dhe xha Rifat,
shtëpia me njerëz shumë do të qëndrojë,
nuk nënshtrohemi. Vendbanimi ynë toka,
janë ëndrra dhe vullneti ynë për pavarësi.
Grusht, por dhe plumb atij që vret dhe i
ndjek djemtë tanë. Kosovë e kohës sonë
larg nga dilemat si ti përgjigjemi armikut.
Trima, lëvizeni frymën e UÇK-së për luftë
shtëpisë me shumë njerëz nuk dorëzohet
UÇK-ja, trimja e të gjithë neve ju fton, të
mblidheni, të bashkoheni, të kryengriteni!
Unë besoj te lufta dhe, besoj tek dhimbja,
ndonjëherë pyes, sa armiq vduhet ti vrasin
këto duar, që serbi ta kuptoj se në Kosovë
është i huaj! Është pushtues! Është armik!

Atdhe Gecipoezi nga dorëshkrimet, 1997

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.