CIRKUS NE KS TË OKB-së

0
Albin Kurti - KS - OKB

Skandal

Nga: Binak MAXHARRAJ

Të trajtohet dinari paçavër serb deri ne KS të OKB, kjo nuk i bënë nder këtij Forumi të rendesishëm boteror, i cili funksionon qe nga viti 1945. Bile kjo trajtesë me kaq ”urgjencë” të kesaj çeshtje te papërfillshme te dinarit serb është një nençmim i paprecedent edhe i vetë KS të OKB-së

Trajtimi i dinarit paçaver serb i pa vlerë ishte nen nivelin e temave me te cilat KS duhet te merret e posaçerisht në këtë kohë, kur bora siç thuhet është ne flake dhe gjaku po derdhet gjithandej botës, kurse KS i OKB e paska parë te arsyeshme te merret me dinarin serb.

“O tempora, o mores”, do thonin latinët e vjetër!

KS - OKB

Pra, është një skandal dhe mbi skandalët dhe turpi i ketij Organi te rendesishëm boteror, i cili e uli vehtën në një circus sui generis, duke e poshtruar pa precedent autoritetin e tij boteror. E çuditshme, kur është ne pyetje Serbia me rrenat, mashtrimet dhe trillimet e saj, të cilat i trajtoi edhe KS i OKB ndoshta nuk është çudi, qe neser dikush do ta rrotullojë krejtë botën për hater te Serbisë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.