HANAH ARENDT (1906-1975) – OROE FILOZOFIKE

0
70
Hannah Arendt

1. Njeriu ideal i një regjimi totalitar nuk është një nazist apo një komunist i bindur, por ai për të cilin dallimi midis faktit dhe trillimit, së vërtetës dhe gënjeshtrës nuk ekziston më.
2. Është e lehtë ta duash jetën, sidomos kur je jashtë vendit. Aty ku askush nuk të njeh, dhe je vetëm, dhe e gjithë jeta është në duart e tua; si kurrë më parë ndjehesh zot i vetes tënde.
3. Totalitarizmi nuk kërkon dominim despotik mbi njerëzit, por vendosjen e një sistemi në të cilin njerëzit janë krejtësisht të panevojshëm.
4. Barazia është rezultat i organizimit të shoqërisë. Ne nuk kemi lindur të barabartë.
5. Çdo ideologji e zhvilluar krijohet, mbështetet dhe përmirësohet si armë politike dhe jo si doktrinë teorike.
6. Nën një tirani është shumë më e lehtë të veprosh sesa të mendosh.
7. Dashuria, ndryshe nga miqësia, nuk e përballon dot ekspozimin publik.
8. Revolucionarët më radikalë bëhen të parët konservatorë, që të nesërmen e revolucionit.
9. Në ditarët e tij, Dostojevski shkruante se në Siberi, në mesin e numrit të madh të vrasësve, përdhunuesve dhe grabitësve, ai kurrë nuk takoi një të vetëm që i lejonte vetes të pranonte se kishte kryer të keqen. ‘…’ Shoqëria gjermane, e përbërë nga tetëdhjetë milionë njerëz, ishte gjithashtu e mbrojtur nga realiteti dhe faktet me të njëjtat mjete, të njëjtin vetë-mashtrim, gënjeshtra dhe marrëzi që u bënë thelbi i mentalitetit të tij, të Eichmann-it. Por praktika e vetëmashtrimit ishte aq e përhapur, pothuajse duke u bërë një parakusht moral për mbijetesë, saqë edhe tani, tetëmbëdhjetë vjet pas rënies së regjimit nazist, kur shumica e detajeve specifike të gënjeshtrave të tij tashmë janë bërë të harruara, ndonjëherë është e vështirë të mos mendosh se hipokrizia është bërë pjesë përbërëse e karakterit kombëtar gjerman.
10. Po, është fakt që sundimi totalitar u përpoq të krijonte “boshllëqe të harresës” përmes të cilave do të zhdukeshin të gjitha arritjet e mëdha, të mira dhe në emër të së keqes, por që nga përpjekjet e ethshme të nazistëve që nga qershori 1942 për të shkatërruar të gjitha gjurmët e Vrasjet mizore – me anë të kremimit, djegieve në gororet e hapura, përmes përdorimit të eksplozivëve, flakëhedhësve dhe pajisjeve për bluarjen e eshtrave – ishin të dënuara me dështim, të gjitha përpjekjet e tyre për të bërë që kundërshtarët e tyre “të zhdukeshin në heshtje dhe pa u vënë re” ishin të kota. “Zbrazëtirat e harresës” nuk ekzistojnë. Gjithmonë do të jetë dikush që do të ketë diçka për të rrëfyer.
11. Schafer doli përpara gjykatës së krimeve të Gjermanisë së pasluftës. Për vrasjen me gaz të 6280 grave dhe fëmijëve, ai u dënua veçse me gjashtë vjet e gjysmë burg.
12. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe papritmas. Ai nuk kishte as kohë dhe as dëshirë për të marrë informacion të plotë, nuk e dinte as programin e partisë dhe nuk kishte lexuar kurrë Mein Kampf-in. Kaltenbrunner thjesht tha: “E përse vallë të mos hysh në SS?” dhe ai u përgjigj: “More vërtet, pse të mos hyj?” Kështu pra ndodhi e gjitha – thjesht dhe pa e vrarë hiç mendjen.
13. Problemi me Eichmann-in qe pikërisht, se kishte shumë si ai, dhe të shumtët si ai, nuk ishin as pervers e as sadistë – ata ishin dhe janë për tmerr dhe tmerrësisht normalë. Nga pikëpamja e institucioneve tona ligjore dhe normave tona të moralit ligjor, ky normalitet ishte më i tmerrshëm se të gjitha mizoritë e marra së bashku, pasi nënkuptonte – siç e përsëritën pa u lodhur të pandehurit dhe avokatët e tyre në Nuremberg – se ky lloj i ri krimineli ishte në realitet “armiku i njerëzimit”, që i kryen krimet e tij në rrethana të tilla, saqë e ka praktikisht të pamundur të dijë apo të ndiejë se po vepron gabim.

Përktheu: Agron TUFA

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.