Formula e shpirtit

0
Ilir Muharremi - kritik i artit

Ilir Muharremi

Jam nuk jam  asgjë, neutral, eci luftoj vazhdoj, lundroj nën ujin e ngrohtë njerëzor, jam menstruacion i parë, kënaqësi ideale për të arritur dikund që as vet nuk e di rezulatin. Nuk qe rezulat veç ngjyrat primare të jetës, ka gjallesa edhe pa ngjyra. Ka jetë, sepse mendohet si jetë, para jetë, gjatë jetës dhe pas jetës, asgjë më reale se vet mendimi për para jetën dhe pas jetën. Formulë deshtake për rezulatin shkencor, as shkenca se njeh shpirtin dhe kurrë formula për shpirtin nuk u arritë.

Sikur të arrihej një formulë, lehtësim për njohje, prapë ndjenjë mungesë informacioni dhe lëvizje tradicionale e shpirtit. Shpirti e di formulën, truri  e njeh, nuk e shkruan në tabelë. Neutral si paralindja dhe dita e parë e lindjes, është ky meteor asnjëjës ekzistencial, qeshrake po ta pohoja njerëzor sepse vet njerëzimi nuk mbanë më mbretërinë.

I tradhtuar nga dija, i panjohur nga ndjenja, mos ekzistent nga shpirti dhe vdekja. Lartësia dhe largësia e tij simfoni përjetësie që veshet kuadrojnë vetëm një ngjyrë. Tingull fëmije që qan me arsye, je ti shpirti im fëmijë që gjithmonë kërkon përgjigje, aty as formula nuk ndjenë rrugë e zgjidhje. Zgjidhje zgjidhje, rezultat, dije, kthim, prapë rezultat, fëmijë jemi, jemi, pranojnë këtë para pasqyrës tonë mbretërore se secili prej nesh një ditë është ndjerë Zot dhe ka kërkuar të barazohet me Zotin. Ndjenjë pushtimi dhe dëshpërimi sepse rezulati është thellë ay ku mungon logjika dhe forca.

“Shpirti njerëzor ende ka nevojë më të madhe për idealen se për realen. Nga realja ne ekzistojmë; nga idealja ne jetojmë.”,Viktor Hygo. “E gjitha çfarë është e vërtetë, nga kushdo që mund të jetë thënë, e ka zanafillën tek Shpirti,” Tomas Akuini. “Shpirti i menduar prehet në vetmi,” Omar Khajam.  “Jam i bindur në besimin se forca e shpirtit rritet në përpjesëtim me nënshtrimin që ia bëjmë mishit”, Mahatma Gandi. Prapë formula e tij prehet në heshtje sepse tek të gjithë barazohet me mishin, trupin, jetën, dijen.

Nuk ka rezulat, por a duhet të ketë sepse vet gjërat e jetës e njohin rezulatin dhe ne njerzit jemi majmunë ideal për të vrapuar për një zgjidhje. Shkenca dhe ne, shkenca pa ne, asgjë në fund nuk është një vulosje e kohës së ekzistencialistëve, por vet jeta do të hasë në këtë shktretëtirë pa oazë. Jemi fëmijë, e shpirti shërohet afër fëmijëve, por a kërkon kuren ai sepse në thellësi të tij absolutja si madhështore e tingull filozofik e historik sidomos te Budizmi klithë. Jam skeptik këtu.

Dyshoj në veten dhe vet shpirtin tim jam unë ai apo është ai veta e dytë në thellësin time? Duhet forcë artistike shumë artistike dhe matematikë për këtë rezultat. Arti qëndron ombrellë mbi matematikën, matematika vlerë për çdo gjë. Pa të lehtësimi i jetës do ishte shterpë. Koordinim i krejt trupit, magjisë së paralindjes, mosdijes, asgjësë, prej asgjës drejt asgjës, ose e kundërta shumëçka dallime drastike njerëzore jo mbijetese duke harruar se kush jemi. Kafshë të buta , të dobët fizikisht për luftë drejtpërdrejtë me forca lakuriqe përballë një qeni endacakë. Ja njeriu fizik, por shpirti i tij fisnik për etjen e jetës pa mbijetesë. Shpirti tundohet, buzëqeshë në vetmi për shkencën njerëzore anemike drejt zbulimit të hiçit, zhgënjim.

Nëse shpirti ndjen krimin është në përpjestim me ligjet e tij të Zotit dhe fajtori kërkohet gjithmonë jashtë, jo brenda tij. Askush nuk ka faj në këtë botë, vet fajësia është lindja. Në fund të gjithë jemi prift. Ja formula e shpirtit me pretendime njerëzore drejt një oaze të papërvojë. Të vërtetën nuk do ta gjejmë kurrë sepse vet kujtimi i paralindjes u shua në lindje. A duhet ta kërkojmë një origjinë? Intelekti më thotë, po. Ai e njeh çdo organ trupor, por forca e artit s’ka ngjyra për ta konkretizuar. Da Vinçi mirë thotë, kufoma të gjallë jemi.

E saktë kjo, pse të jetojmë pasi jemi kufoma dhe mundimi gjatë jetës për një vdekje të përhershme të jetë gjithmonë? Kjo nuk ka kuptim. Nëpër kohë, hap pas hapi peshojmë veten dhe shpirtin. Rezulati prapë zero. Arsyeja pse mund të vdesë kur dua unë, kjo është.

Jetën nuk e përcaktoj, vdekjen po, rrethanat u lehtësuan drejt objektives njerëzore, vet Van Goghu kishte një fat të tillë, fajtor ishin njerzit për vdekjen e tij, as shpirti e as Zoti. Ai ishte i përcaktuar të jetonte më gjatë. Shpirti në formulë nuk ka vdekjen, as shoqëria nuk ka ndonjë ndikim. Në esencë çdo gjallesë e kemi familjar të afërm.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.