PATRIOTIZMI” I VLORA ÇITAKUT?!

0
433
Sabina Çudiq - Vlora Çitaku

Nga: Binak MAXHARRAJ

Nenkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku e pska cituar një thënjë te shkrimtarit te Madh Amerikan Mark Twain:
Patriotizmi është të mbeshtetesh vendin tend gjatë tërë kohës, dhe qeverinë kur ajo kur ajo e meriton këtë” (Mark Twain).

Për Vlora Çitakun patriotizëm qenka të mbeshtesish qeverinë e PAN-it, qeverinë e hajnave dhe plaçkitesve te shtetit, qeverinë e klaneve te ndryshme, të korrupcionit dhe krimit te organizuar.

Patriotizëm qenka kur qveria e PAN-t merrej me skica,projekte dhe harta mbi thika për të bërë pazare për ndarjën e Kosovës, për shkembim dhe korrigjim teritoresh me armikun tonë shekullor Serbinë.

Dhe Vlora Çitaku pa asnjë fjalë, pa asnjë reagim. Bile për këtë e zuri më “pelë për bishti” siç thuhet, kur në Nju Jork këtë e diskutonte dhe e përkrahete kur fliste me Mette Palmer, e ku ishte e poranishme edhe politikanja nga Bosna e Hrecegovina Sabina Çudiq, e cila i reagoi ashpër.

Patriotizëm qenka për qeverinë e PAN-it kur pa asnje kundërvlerë ia fali Çakorrin Malit të Zi me mbi 8200 hektar tokë.

Patriotizëm qenka për Vlora Çitakun kur qeveri e PAN-it ne dilogun me Serbin lidhi marrëvshje te demshme për Kosovën siç është Asociacioni një etnik me kompetenca ekzekutive, pra për bosnjizimin e Kosovës duke e “krijiar një mini shtet ne shtetin e Kosovës”, etj., etj., skandale.
Por nuk e di se a e din Vlora Çitaku se patriotizëm është qjo qeveri e cila i sherbën vendit te vendit te vetë.

Për Vlora Çitakun nuk qenka patriotizëm ajo qeveri e cila nuk e vjedh dhe plaqkitë vendin dhe popullin e vetë,ajo qeveri e cila nuk është e korruptuar. Për Vlora Çitakun nuk qenka patriotike kur kjo qeveri e dal nga 14 shkurti 2021, e cila e hodhi ne opozitë qeverin e PAN-it kur populli e mori vesh se kjo qeveri nuk i sherben vendin e as popullit.

Për Vlora Çitakun nuk qenka patritotizëm te mbeshtetish qeverin e cila mundohet te nxjerr Serbin nga Kosova te cilën e prune qeveritë e PAN-stëve, dhe e cila tendon te shtrijë sovranitetin ne edhe në veri te Kosovës e cila kontrollohet nga Serbia.

Për Vjollca Çitakun nuk qenka patriotizëm të mbeshtetish këtë qeveri e cila po mundohet ti ndreq punët te cilat është deshtë t’i bëjnë qeveritë e më parme lidhur me shtrrjën e sovranitetit edhe ne veri, por këqyr karshi duke ia bërë argatin Serbisë, etj., etj.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.