(ME MOTIV POPULLOR)
Nga vreshti yt, që kuqëlon në vjeshtë,
ah m, sikur të pija një gllënjkë verë !
Të më bije në gjunjë e t’më puthje vetë,
vullkan do bëhesha, pa u menduar dy herë.
Kur shkel majën e barit në mëngjes,
të shijoj të tërën, larë në vesë,
sythet e gjinjve harlisur, nëpër net,
të them, eh, çka bërë Zoti me dorën e vet!
Ti s’do t’ia dish, se gdhihem pa gjumë,
po ç’ti bëj zemrës, që të do aq shumë,
rend në vreshtin tënd që pikon musht,
pi një gllënjkë e vdes mbi të tuat gjurmë.
Kur nata të zë në vresht e dielli shuhet,
më sheh së largu, por s’di pse druhesh,
ndoshta atë çast, ujk i uritur të dukem
dhe, si sorkadhja vreshtit të strukesh.
Bukuria jote thërrmon palcën e gurit,
dhe jo më zemrën e ndjeshme të burrit,
që dridhet në gjoks, si kallir’i grurit,
se, ti me një fllad, ia heq trurin.
Në më rrëmbeftë një tjetër, çdo bësh ti,
ogiç nga pas, kush do të vijë ?
Por m, ti e di, që për ty tretem si qiri,
kryqëzohem në vresht e bëhem rrush i zi.
Edhe po të dua, ti s’më lë të vdes,
në vreshtin tënd, heshtur më thërret.
Pse u vonove ? – pyet me syrin e qelqtë,
pastaj me shkrepje të beftë, më vret.
Nga vreshti yt, që kuqëlon dhe hesht,
ah, sikur të pija një gllënjkë verë !
Ujë burimi do bëhesha, të rridhja qetë,
mbi gjinjtë e nxehtë, nën jelek.
©copyright reserved Mimoza Çobo