Nga KALOSH ÇELIKU
Realiteti, Historik. Mëkot, përpiqem me vite dhe shkrime publicistike edhe me libra Shqipërinë ta bëj bashkë, si Shtet Shqiptar. Kafshët shtëpiake, dhe ato të egëra maleve dhe fushave t’i bëj të barabarta me njerëzit. Nuk ia arrita qëllimit, as me macit e mia besnike shtëpiake t’i bëj bashkë. Edhe, pse: macit, e mia besnike i bëra bashkë me Dacin e Zi. Aqmëpak, Shqipërinë me Republikën e Kosovës dhe Maqedoninë e Veriut.
Mos them, Shqipërinë me Republikën e Kosovës. Ato, të egëra maleve dhe fushave. Fyt për fyti për pushtet dhe pasuri me kafshët shtëpiake partiake, dhe ato të egëra maleve. Edhe, këto të Sotmet në pushtet dhe opozitë me poste partiake dhe pasuri marramendëse. Gjithë jetën me poste partiake dhe pasuri. Edhe, në Ditën e Sotme në luftë, për pushtet dhe pasuri. Herë me mik, e herë me armik.
Vështirë, e kanë në Ditën e Sotme, të jetojnë bashkë me njerëzit qafëpërqafe, kafshët shtëpike dhe ato te egëra maleve dhe fushave. Përderisa, nuk ma këthejnë Kaminin e hekurit jugosllav (Oxhakun)! Që, e bleva me paratë e Babait. Dhe, ma vodhi “demokracia”. “Liria”, krah për krahu me partitë politike Neojugosllave. Oxhakun, në sistemin ish komunist jugosllav, që e kam parapaguar me para merramendëse asaj kohe, dhe, e vodhën tinëz nga shtëpia e Gruas time besnike. Siç, e kam Unë Luftën me Penë përtej Ditës Nesërme Sot: si shkrimtar Shqiptar të jetoj mes kafshëve shtpiake, dhe atyre të egëra mes maleve dhe fushave?! Sot, që të jetojnë bashkë si kafshë shëtpiake, dhe të egëra maleve.
Edhe, a jam Unë, shkrimtar shqiptar i Ditës Nesërme?! Apo, “’armik” i shtetit të “përbashkët” ish jugosllav? Ende, ende me brekët nëpër këmbië ish jugosllav me barë të thatë me shekuj me moton e “vëllazërim-bashkimit” fushave edhe maleve. I strukur, ende në sistemin ish jugosllav me barë të thatë me shekuj, moton e “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav, fushave edhe maleve me shekuj, ende ish jugosllave. Strehuar, ende me brekët nëpër këmbë mes kafshëve shtëpiake dhe ato të egëra, që i dua edhe pëtrtej Ditës Nesërme. Qofshin, ato të buta fushave, dhe ato të egëra maleve. Ujkun dhe Ariun.
Edhe, Dhelpërën Dinake. Shkak, që në Ditën e Sotme i kemi trashëgim, ose namë nga Perandoria osmane këto probleme politike të “vëllazërim-bashkimit” herët osman, ende ish komunist jugosllav. Jo, nga Natyra, as nga Zoti, por nga Vetëvetja Shqiptare. Politika, e “vëllazërim-bashkimit” me pasoja komunsite, ende gjallë në mesin e shqiptarëve në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav. Fatkeqesisht, edhe në Shqipëri, Republikën e Kosovës dhe R. e Maqedonisë Veriut.
Prandaj, Unë Sot: e them si shkrimtar problematik, i “rrezikshëm” nga Natyra ime kryengritëse personale dhe shpall: Luftë me mikun dhe armikun shekullor. Lufta, Sot: ende, vazhdon me armik, e për armik. Nuk e ndërpres me armikun, as me “mikun”. Dhe, armikun shekullor me barë të thatë me shekuj me moton e “vëllazërim-bashkimit” fushave edhe maleve. Që, lehtë e ka dikushi: armiku, ose “miku” t’ia fusë zjarrin.
Ju si politikanë, thoni se Zoti me partitë politike shqiptare. Edhe, Ditën e Sotme, përtej Ditës e Nesërme, do t’i prijë popullit shqiptar në “Liri”. Ose, Robëri?! Nuk pajtohem me ju si politikanë shqiptar. Që, do t’i prinë popullit shqiptar edhe Ditës Nesërme. Hë, për hë, kam probleme artistike si shkrimtar Shqiptar e Vetëveten. Aqmëpak, me ju si politikanë të partive politike.
Vështirë, Sot: e kam t’i bëj bashkë kafshët e mia shtëpiake: Cucat e Xhadisë me Dacin e Zi. Pajtim kombëtar bashkëjetese me të cilat jetoj në një Shtëpi, dhe ato të egërave maleve shqiptare, që janë rritur me taxhi dhe barë të thatë me shekuj në grazhdin e armikut historik antishqiptar shekullor me moton e “vëllazërim-bashkimit”, fushave edhe maleve me borë: Verë e Dimër. Robëri.
Shqiptarët, Nesër: përsëri, do t’i bëjë bashkë “armiku” Historik?!”…











