Nga KALOSH ÇELIKU
Dje, si shqiptarë sytë me dylbi në sistemin e egër komunist jugosllav, fatkeqësisht ditenatë i lamë me të dyja duartë me shurrë. Sot, gjoja në sistemin “demokratik” ish jugosllav Neokomunist pas Lufte, përpieqemi t’i lajmë edhe me mut. Edhe, atë: pas shpalljeve të dënimeve nga Gjykata e Hagës të ish krerëve të UÇK -ës çlirimtare.
“Patrioti” i vonuar shqiptar me armikun historik e denoncon shqiptarin për vrasje, krime lufte e poste partiake dhe pasuri. Krah për krahu me DiktorZiun, dhe Patriotin e vonuar në Trojet Etnike shqiptare në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav, edhe në Ditën e Sotme Neokomuniste. Haga, Sot me shpalljen e dënimeve: padashtas më në fund, mezi i bëri “bashkë” shqiptarët si “popull vrasës dhe hajdutë” me reagime dhe protesta “paqesore”, por jo edhe partitë politike shqiptare. Parti politike shqiptare, që Dje me vëllavrasje i përçanë shqiptarët.
E dhimbëshme është në Ditën e Sotme. Përderisa, çlirimtarët flejnë në varre dhe burgje, kriminelët dhe hjdutët shpërblehen dhe zgjohen me poste partiake në Qeveri. I përrcjell me vëmendje edhe i kam fshikulluar në shkrimet e mia publicistike dhe libra, politikanët dhe analistët partiak shqiptar këmbekrye ende në Legen. Dhe, Haga, nuk na dënoi, por na dënuan vetë këto politikanë të dalldisur dhe arratisur me të katra pas posteve partiake dhe pasurisë.
Dëshmitarët shqiptarë. Spiunët shqiptarë me vite dhe shekuj në shërbim të armikut historik, përtej Ditës Nesërme. E vranë dhe e fajësuan me dëshmi të rrejshme njëri-tjetrin për pushtet, poste partiake dhe pasuri. Vranë vëllai – vëllanë në dobi të armikut historik shekullor. I vriste me atentate në pusi para pallateve dhe shtëpisë, edhe armiku historik në emër të shqiptarëve, mu si Sot partitë politike shqiptare për pushtet dhe pasuri në Kosovë, ende pa institucione shtetërore, dhe pa president shqiptar.
Pas lufte, edhe e spiunuan njëri-tjetrin me dëshmi të rrejshme në polici dhe Hagë. Popull, që armikun historik dhe fajtorin e kanë me vite dhe shekuj brenda vetes në gji, dhe bythekrye e kërkojnë te armiku “i padukshëm”. E përdhosën vetë luftën e tyre çlirimtare heroitke me shpifje të falsifikura dhe thashetheme antishqiptare. Sot, me dëshmitë e tyre na e përdhosi edhe Gjykata Speciale e Hagës. Vetë, e lamë Republikën e Kosovës me tri-katër zgjedhjet e përsëritura të parakohshme brenda një viti, dhe pa institucione shtetërore edhe sotekësajdite. Nuk na e la armiku historik. Por, sytë tanë qorra, që nuk shohin Larg, përtej Ditës Nesërme. Sidomos, politikanët shqiptarë me delet e tyre të nënkryeme qafërjepura përmbrapa pas Ujkut delengrënës për pushtet dhe psuri.
Edhe, sot: derdhim lotë krokodili për dënimin e ish krerëve të UÇK -ës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nga Gjykata e Hagës para kamerave televizive me protesta “paqesore” në sheshet e “Skenderbeut”: Tiranë, Prishtinë dhe Shkup me disa “Baba” e pa Nënë shqiptare. Parti politike, edhe me dy-tri shtete shqiptar. Ende, pa, një Shtet Shqiptar. Popull, që ende lufton me eufori, dhe protesta “paqesore” shesheve të “Skenderbeut” pa tru dhe vizion në kokë! Ende, pa një Shtet Etnik Shqiptar. I dënuar, me vite si: një popull shqiptar padrejtësitsht. Pevetëdije, si: politikanë të partive politike shqiptare me vite në pushtet dhe opozitë, se: edhe, vetë kemi marrë pjesë në këto dënime politike historike me dëshmitarë dhe spiunë shqiptar. Aktgjykimi i Gjykatës Speciale, nuk i ka mbyllë dyertë për bashkimin e shqiptarëve në një Shtet Shqiptar.
Moti kohë e kam thënë para Lufte të Kosovës (1988-’99) në shkrimet e mia publicistike te kefeneja “Bagremi” në Prishtinë me miqtë e mi shkrimtarë, në Prishtinë: Musa Ramadani dhe Gani Xhafolli, edhe ndonjë tjetri në tavolinë para fillimit të Luftës gjithëshqiptare të UÇK -ës, në Drenicë të Kosovës:
– Nuk është kjo në rregull me ne shqiptarët: Gjysma e popullit në luftë. E, gjysma e popullit në paqe?!
– Eh, o burrë! Lufta është larg nga Prishtina, ndërhyri miku im shkrimtar për fëmijë Gani Xhafolli.
– Jo, Gani Xhafolli! Unë kam punuar disa vite si mësues gjuhe dhe letërsie në Gllogovc (Drenas) të Drenicës. Edhe me gjithë studime dhe pune kam jetuar dhjetë vite në Prishtinë. Dhe, Prishtina: a e di ti, se: është larg Gllogovcit (Drenasit) dhjetë kilometra. Nuk është kjo në rregull me ne shqiptarët në Kosovë: Gjysma e popullit shqiptar në luftë. E, gjysma e popullit tjetër në “paqe”?!
– Po, e di. Por, Lufta, është ende larg Prishtinës.
Pas lufte, përsëri u takuam dhe duke ndejtur te kafeneja “Bagremi”, rezidenca jonë poetike, Gani Xhafolli më tha:
– Kishe pasur të drejtë. Jo, vetëm që na kanë vrarë, por edhe na kanë q… armiku si lopët mes livadheve…
E, kam thënë edhe këtë parashikim për Ditën e Nesërme në një shkrim tjetër publicistik pas Lufte: Shqiptarët, do t’i bashkojë një ditë armiku. Nuk e kam unë si shkrimtar fajin, se: shqiptarët, nuk lexojnë libra, aqmëpak edhe parashikeme të shkrimtarëve shqiptarë përtej Ditës Nesërme për në “Xhehnet” (Parajsë). Ose, “Xhehnem” (Ferr). Përveçse, komenteve në Facebook dhe Instagram, ku i zë gjumi.
Dhe, erdhi Sot: ajo ditë. Edhe, pse: unë ende nuk i besoj kësaj dite të Sotme, se: shqiptarët i “bashkoi” armiku historik dhe Haga, jo Vetëvetja?! Shkaku, se: shqiptarët si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, i përçajnë partitë politike shqiptare. Përsëri, dilni dhe i votoni në parazgjedhjet lokale dhe parlamentare! Ikni, dhe shkoni si delet pas Ujkut, që vetëm një dele e therë dhe e merr në qafë pas shpine, delet tjerat i shkojnë si kope e nënkryeme përmbrapa t’ua pres qafën në “Përrua – Thanë”!
Prandaj, jua them edhe publikisht: Përderisa Dje, i kishit armët e luftës, Sot: e keni votën e lirë demokratike. Përzeni, nga pushteti këto politikanë, që me vite i mbani ende gjallë me poste partiake në Qeveri! Nuk ikin këto politikanë nga pushteti dhe pasuria me protesta “paqesore” nga Qeveria, postet partiake dhe pasuria, përveçse me votën e lirë demokratike. Zorrët, dua t’i nxjerrë nga barku, por nuk kam më çka të vjellë në Ditën e Sotme.
Keq, me vjen edhe ta them Sot: se: ne, shqiptarët kishim qenë me gjithë këto parti politike shqiptare, historikisht shërbetorë besnik të pushtuesve: Perandorisë Osmane, “Serbisë Madhe”, Jugosllavisë komuniste. Edhe, të shtetit Sotëm të “përbashkët” Neokomunist ish jugosllav të “vëllazërim-bashkimit”.
Dhe, do ta përcjell këtë shkrim publicistik me dy vargje të një vjershe të F. S. Noli: “Jepni për Nënën”!” Sot, në stilin e Kalosh Çelikut satirik si shkrimtar shqiptar:
Jepni, jepni ca dollarë
Të mos mbeteni të përçarë!…
Haga, i bëri “bashkë” Sot shqiptarët?!…











