15 C
Tirana
E hënë, 26 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Rama – hajduti e mashtruesi më i madh në historinë e Shqipërisë…

Rama – hajduti e mashtruesi më i madh në historinë e Shqipërisë…

0
Rama - kolltukofag

Arben Çokaj

Platoni thotë: “Një shoqëri që tallet me virtytet, është e destinuar të shkatërrohet!”
Makiaveli thotë: “Një shtet i korruptuar, shkatërrohet…”

Si shoqëria e Ramoviqit me Tao Pallën, edhe pse Muuuuusa habitshëm e mbështet e pak lekë i hyjnë në xhep, “e bëj nga parimet“ thotë “ata vjedh e unë kënaqu…” por një kushëri i tij i thotë “gazetar servil”,
Ibroja një aktivist i njohur politik e mbështet, Gjeloooooja se merr një rrogë të vogël prej tij, e Gjini si idealist i përjetshëm dhe i pandreqshëm!
Këta e mbajnë Ramën ende në pushtet, kanë hall mos po rikthehet Saliu…

Por edhe Ramadan Vucaj nga Kopliku e mbështet edhe pse atij Rama i ka dhënë leshtë, ndërsa turkut i ka dhënë fap – fap qindra hektarë tokë në Vlorë, me 1 Euro, kurse hebreut Ron Yaffet i jep tani 52 mijë metra katrore tokë, e ka për zemër shumë, kënaqet Ramodani: “Rama nuk ka lidhje me Vuqiqin” – thotë…

Rama nga parajsa e tij, ‘Kopshti i Edenit’, që u ka kushtuar shqiptarëve 5 milion Euro, u jep territore edhe të huajve gjoja për ‘investime strategjike’, tokën e shqiptarëve ua jep të tjerëve edhe pse shqiptarët janë ngritur në kembë për ta rrëzuar.

E shqiptarëve po u jep leshtë! As pronat e tyre, nuk ua jep, ua rrëzoi shtëpitë në tokën e tyre edhe në Theth, pavarësisht se ua premtoi njohjen e pronave që në mandatin e parë. “Si shkohet në Evropë“ i thoshte Saliut, “pa ua njohur pronat shqiptarëve?!”

Tani po e premton Evropën por ka të ngjarë se përfundon me dështim, si me inceneratorin e Tiranës…

Rama do të bjerë kur ta lëshojë proletari dhe idealisti i fundit… kur shqiptari më budalla ta kuptojë se prej tij ke vetëm rrena, imazhe dhe iluzione!

Rqma ka vjedhë bukur. Kjo mund të thuhet me plot gojë! A do mund t’ia kthejnë shqiptarët kusurin për paudhësitë, korrupsionin, hajnitë e poshtërsitë që u ka bërë? Nuk i dihet. Mjafton ta rrëzojnë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.