21.7 C
Tirana
E hënë, 21 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Kosova kërkon frymëmarrje

Kosova kërkon frymëmarrje

0
Ferdinand Laholli

FERDINAND LAHOLLI
(Poezi shqip-gjermanisht)

HESHTJA QË MERR FRYMË

Pas luftës
shtëpitë nuk janë më shtëpi.

Ato rrinë të hapura
si kafka të zbrazëta
nën shiun e historisë.

Muret e kanë humbur funksionin e tyre,
nuk mbrojnë më askënd,
vetëm ruajnë jehonën
e hapave që shkojnë në udhë amshimi.

Kosova ecën mbi veten
si njeri që kalon mbi plagën e tij të hapur.

Heshtja e saj
rri ulur në çdo prag
si një nënë që thinjet në universin e pritjes.

Dheu nuk harron.
Ai ruan gjurmët e çizmeve,
fëmijët e pajetë me sytë drejt qiellit,
britmat e grave,
dhe emrat e rënë pa varr.

Historia nuk shkruhet me bojë,
por me mungesë.

Dhe mungesa
është trajta më e rëndë e pranisë.

DIE STILLE, DIE ATMET

Nach dem Krieg
sind die Häuser keine Häuser mehr.

Sie stehen offen
wie leere Schädel
unter dem Regen der Geschichte.

Die Mauern haben ihre Bestimmung verloren,
sie schützen niemanden mehr.
Sie bewahren nur noch das Echo
der Schritte, die auf dem Weg in die Ewigkeit verhallen.

Der Kosovo geht über sich selbst hinweg,
wie ein Mensch, der über seine offene Wunde schreitet.

Seine Stille
sitzt an jeder Schwelle
wie eine Mutter, die im Universum des Wartens ergraut.

Die Erde vergisst nicht.
Sie bewahrt die Spuren der Stiefel,
die ungelebten Kinder mit den Augen zum Himmel,
die Schreie der Frauen
und die Namen der Gefallenen ohne Grab.

Geschichte wird nicht mit Tinte geschrieben,
sondern mit Abwesenheit.

Und die Abwesenheit
ist die schwerste Form der Anwesenheit.


FILOZOFIA E LUFTËS

Lufta është humbja e njeriut,
por ndonjëherë
edhe mënyra e fundit për të mbetur njeri.

Kur të ndalojnë gjuhën,
shtëpinë,
fëmijërinë,
atëherë liria bëhet mbrojtje e shpirtit.

Kosova nuk kërkon luftë,
kërkon frymëmarrje.

PHILOSOPHIE DES KRIEGES

Der Krieg ist der Verlust des Menschen,
doch manchmal
auch der letzte Weg, Mensch zu bleiben.

Wenn man dir die Sprache nimmt,
das Zuhause,
die Kindheit,
dann wird Freiheit zum Schutz der Seele.

Der Kosovo sucht keinen Krieg,
er sucht Atem.

© Laholli

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.