POLITIKANË NAMËQORRA

0
84
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

“Kryetari i Alternativës e cila është pjesë e koalicionit “VLEN”, Afrim Gashi, në një intervistë për “360 gradë”, thotë se emocionet e zgjedhjeve duhet lënë anash, duke folur për betimin e presidentes Gordana Siljanovska – Davkova e cila nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit gjatë aktit ceremonial në Kuvend.”

Ose, Arben Taravari: “Ju them sinqerisht, shoh që ka shpresë, ka një vullnet të mirë për të zgjidhur problemin dhe për të nisur negociatat. Sinqerisht, edhe në VMRO – DPMNE shoh se janë të interesuar të fillojnë dhe të përfundojnë sa më shpejt. E them publikisht se jam optimist në vitin 2028 se mund të jemi anëtarë të plotë të BE -së, edhe pse të gjithë thonë 2030. Nuk them se është punë e kryer, por ka shanse, theksoi Taravari”.

Hi-hii-hiii… Politikanë, se jo mahi të “Hamameve” Turqisë, ende në Shkup. Që e “çliruan” popullin shqiptarë nga shqiptarët. Dhe, turren këmbeduar pas posteve partiake dhe pasurisë. E, Unë si shkrimtar: shkaku këtyre politikanëve namëqorra, Sot: nuk kam kartë identifikimi të vlefshme, pasaportë, patent shoferi. Edhe, duhet të pres me muaj t’i marrë në radhë, se shkaku politikës tyre “madhore” i kam të pavlevshme. Shërbime admninistrative, që në sistemin komunist i merrja brenda tri – katër ditëve. Ku ka besë, sinqeritet, dhe shpresë në politikë?!

Politika “madhore” e këtyre politikanëve namëqorra Dje, më mbylli në Karantinë me Koronavirus, ndau nga gratë besnike, izoloi nga familja dhe miqtë me Pandemi politike… Pa vaksinë ruse, kineze, dhe amerikane, nuk mundesha të hyj në tavernë, as t’i kaloj kufinjtë politikë të Atdheut. Liri, kisha vetëm te “Parku i Grave” si nxënës i Shkollës Mesme Normale “Zef Lush Marku” në Shkup, mes dëllinjave ish komuniste, që sot në “demokraci” ishin bërë pisha para Kuvendit të Republikës Maqedonisë Veriut.

Arsye, që nuk u besoj këtyre politikanëve namëqorra, ende me brekët nëpër këmbë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.