21 C
Tirana
E hënë, 7 Tetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Nacionalizmi serb ka futur urrejtje të madhe ndaj popullit shqiptar

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Serbia dhe serbët ka shekuj që janë mbyllur në guaskën e ultranacionalizmit. Patriotizëm është më dashur atdheun, popullin, ndërsa nacionalizëm ekstrem është urrejtje ndaj popujve të tjerë, e vendeve të tjera.Nacionalizmi serb ka futur urrejten e madhe ndaj popullit shqiptarë. Kjo ështtë shpikje fictive e formësuar në trurin dhe imagjinatën e të kaluarës dhe të tashmës serbe.Serbia nuk ka ikur nga blasfemia dhe metafizika duke e konsideruar Kosovën si zemra e popullit serb. Në të njëjtën kohë, po harrojnë jo vetëem pushteti por edhe populli serb se Serbia e humbi më luftë Kosovën e okupuar gjate në vitin 1999. Edhe kjo elitë aktuale politike serbe kujdeset më shumë për territorin, se sa për minoritetin serb në Kosovë. Nuk ka dyshim se elita politike po preferon pushtimin e territorit te Kosovës. Ajo e tregoi atë në fillim dhe në fund të shekullit të kaluar.

Ajo elitë dhe kjo e tanishmja nuk dallojnë realitetin nga ëndrrat dhe iluzionet më të thjeshta. E kaluara, është më i rëndësishme në politikën serbe se sa realiteti që Kosova ështe e pavarur. Nacionalizmi serbomadh gllabëron zemrën dhe shpirtin e popullit serb, dhe një popull pa zemër e shpirt mbetet popull pa mendje! Dashuria serbe për atdheun e tyre nuk mund të mbijetojë pa urrejtje për atdheun e disa kombeve të tjera. Serbët si popull dhe pushtetet e tyre nuk po gjejnë rrugë të dalin nga humnera e katandisur që shumë kohë. Mardhënjët ndërmjet Serbisë dhe Kosovës tani janë në trajektorën më të ulët, sepse Serbia e Vuqiqit ka shprehë hapur pretendimet territoriale që më luftë të ndanë veriun e Mitrovicës nga jugu. Prandaj, Kosova nuk duhet të ulët më në tryezën e bisedimeve më palën serbe. Iniciativat diplomatike evropiane dhe amerikane që nga fillimi kanë qenë në drejtim të asaj se si të bindin Serbinë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ky qëndrim ndërkombëtar ka pësuar ndryshim pas invazionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën sovrane. Haptas po ia mbajne ison në bisedime Serbisë. Bisedimet, të cilat filluan në vitin 2011 ishin të dizajnuara për të nxitur Serbinë që gradualisht të pranojë autoritetin e qeverisë së Kosovës mbi të gjithë territorin e Kosovës, pa e ngritur hapur çështjen e statusit. Nga bisedimet teknike u kalua në bisedime politike ku prejudikohet statusi i Kosovës. Kjo Serbi e Vuqiqit është qmendur, duke menduar së më kalimin e kohës do të kthehen në Kosovë,duke menduar së BE-ja do të shpërbëhet, SHBA-ja do të jetë fuqi e dorës së tretë, së Rusia dhe Kina do të sundojnë botën. Serbia pos që i ka shpresat të fitorja e Putinit në luftën në Ukarinë, shpesojnë gjithashtu së më ardhjën në pushtet të Donald Trump, do të kthehet edhe ideja për shkëmbime territoriale e cila ishte në qënder të project marrveshjës në vitin 2018. Ideja e ndarjes ishte kundërshtuar nga Gjermania, edhe për faktin këtë e kundërshtuan Bosnja dhe Maqedonia e Veriut.BE-ja po kërkon autonomi të gjerë për minoritetin serb përmës Asociacionit më kompetenca ekzekutive të marrvëshjës të Brukselit të vitit 2013.

Serbët sipas këtij plani të pa pranueshem për Kosovën, do të kishin kuvendit, ligjet, policinë, gjykatën dhe burimin e financimit. Zotimet e Vuqiqit për zbatim të marrvesdhjve të Brukselit dhe anks marrvshjën e Ohrit, nuk po ndodhin dhe Serbia luftënxitëse nuk po ndëshkohet nga BE-ja, siq u ndëshkua Kosova pa asnjë faj. Qëndrimi i shovenizmit serbomadh në rajon, dhe në raport më Kosovën po gjënë përkrahje nga Rusia e Putinit. Ky qëndrim anitiKosovë po bëhët në kor të përbashkët nga regjimi i Putinit dhe Kishes ruse në njërën anë, kurse në anën tjetër kemi regjimin criminal dhe Kishën Ortodokse Serbe. Kjo retorikë dhe kjo fushatë active serbomadhe për luftë të re në Ballkan, ka pru në sprova të mëdha qetësinë dhe paqën në rajon dhe në Evropë.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit