UNË PUNO PËR POPULL – E AI PUNO PËR GRA

0
378

NGA KALOSH ҪELIKU

Ndarja e partive politike

Edhe, partitë politike ndahen si gratë besnike në tri kategori: putanet, budallaqet dhe nevrasteniket. Putanja ua jep të gjithëve. Budallaqja ua jep të gjithëve, por ty s’ta jep. Ndërsa, nevrastenikja ta jep ty, dhe vetëm ty…

Hajdutët dhe rrugaçët “kuqezi”
i mbëlodhi Qeveria në Shkup

Gjatë përvjetorit të Universitetit Shtetëror, Kryetari i Nënës Parti e takoi një patriot të vjetër “Askerin”, që kishte marrë pjesë në luftën e UҪK -së, dhe jetonte i vetmuar e i harruar në fshatin e tij, rrëzë maleve. Kryetari e pyeti:

  • E patriot, si ia çon andej, keni ndopak qetësi?
  • Për qetësi s’qahemi – iu përgjigj “Askeri”. Tre xhandarë e ruajnë tërë vendin.
  • Kryetari Nënës Parti i kënaqur, e pyeti më tej:
  • Po, si xhanëm, nuk keni fare hajdutë andej?
  • Jo, nuk kemi, se: hajdutët dhe rrugaçët “kuqezi” i mblodhi Qeveria në Shkup…

Kuadri deficitar

       Partia Komuniste, anëtarët e vet i shpërblente me nga një grua dhe vende pune. Partia Neokomuniste, aktivistët e tyre trusakatë i shpërblen me nga një vend pune, dhe honorare duke i emëruar si anëtarë të komisioneve në ministritë dhe institucionet e shtetit të “përbashkët”. Dhe, i “harron” në listat e pranimit të rrogave, gjithë jetën si kuadër deficitar pa vende pune.

Dhe, përçudi, pak vetë dinë për këta “patriotë kuqezi” me nga dy-tri vende pune, dhe honorare të majme partiake…

Vota të fituara “hallall” nga populli

Partitë politike bëjnë fushatë parazgjedhore nëpër katunde e qytete. Mjete të mëdha materiale derdhin në këto zgjedhje lokale e parlamentare për të ardhur në pushtet.

E, merreni me mend, sikur gjithë këto mjete materiale t’i derdhnin në arsim e kulturë. Dhe, populli pa asnjë fushatë parazgjedhore t’ua jepte votat partive politike. Përfundimisht, nuk do të kishin nevojë të mbeten argatë gjithë jetën në Qeveri.

Me siguri ato vota edhe do të ishin, vota “hallall” nga populli…

Dudumët e Kurvës Parti

Partizani partiak (Këlyshi me zgjebe), si anëtar komisioni i emëruar nga partitë politike në Ministrinë e Kulturës për botime të vitit 2022 në pushtet, shkrimtar dhe botues?! Pasi e kishte parë shpalljen e rezultateve të botimeve nga Ministria e Kulturës për vitin 2022, anëtarë komisioni partiak për botime krahpërkrahu, kësaj radhe jo me “vëllazërit”, po me “motrat”, në të cilin këtë vit me shokë partiak, mezi i kishte rrëmbyer disa tituj dhe një revistë letrare e mori në telefon shkrimtarin Kalosh Ҫelikun:

-Hë, edhe tashti do të thuash se, nuk je i kënaqur?! Vitin e kaluar u ankove, se: Ministria e Kulturës e ka injoruar femrën krijuese shqiptare, e sivjet mu kjo Ministri e injoron LSHSHM -së. Ty, si shkrimtar. E ka favorizuar dukshëm “femrën krijuese” të zarzavateve Kopështit, vetëm për një përdorim partiak. Edhe, atë: në radhët e Partisë Neokomuniste në pushtet.

Kalosh Ҫeliku buzëqeshi, matanë telit. E di, përpiqeni të më ndani nga gruaja besnike. E keni kot neokomunistë “kuqezi”. Edhe kësaj radhe, Unë jam njëqind kilometra larg përpara juve si shkrimtar, që e do vera dhe grate besnike…

Unë puno për popull
e ai puno për gra

Gjatë Manifestimit Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP, në Shkup, pasmesnate u ndanë edhe çmimet letrare për poezi më të bukur erotike lexuar gjatë dy netëve. Dhe, me intervenimin e kryetarit të LSHSHM -së Kalosh Ҫeliku, papritur juria si poezi më të bukur e shpalli poezinë e Xhaxhit Kuqezi. Edhe, pse: Xhaxhi kuqezi gjatë gjithë jetës tij artistike, nuk kishte shkruar asnjë poezi erotike. E shi, sonte lexoi një poezi erotike. Edhe, atë: në stilin me vargjet e Naim Frashërit: … Baltë e pluhur do të bëhem/ të më shkelë këmbë e saj

Duartrokitjet jehuan në sallë. Xhaxhi Kuqezi duke u fry si biban, doli ta marrë çmimin:

– Këtë çmim ma ka dhënë armiku im më i madh. Nuk e di, a ta marr, apo mos e marr.

– Jo, mos e merr! Përballë tij nga tavolina, ndërhyri Kalosh Ҫeliku, duke ditur se në zarf ka vetëm dhjetë euro. Kthei prapë!…

-Megjithatë, do ta marr përinatë. Unë, 30 vjet përpiqem ta shti në Lëvizje… Unë puno për popull, e ai puno për gra…

Pajtimi me fatin

Një dudum melez, e ngacmoi në rrugë shkrimtarin rebel Kalosh Ҫeliku:

Vite me radhë nuk të shoh, as në xhami e as nëpër tubime politike. E, sa di unë, dajtë e nënës i ke doktorë të teologjisë, që e kanë kryer shkollimin në Kajro. Nga stërgjyshi bektashi, krahu djathtë i Dervish Carës… Babai, ballist…

E vërtetë, iu përgjigjë shkrimtari. U përpoqa të hyj në xhami, por kur i pash para këmbëve të hoxhës se si i luteshin Zotit: politikanët, hajdutët, kriminelët dhe spiunët, ika jashtë nga sytë këmbët. Vend nuk gjeta edhe te partitë politike shqiptare, para meje i kishin marrë librezat partiake “patriotët kuqezi”, melezët, spiunët dhe rrospitë meshkuj.

Dhe, vendosa të pajtohem me fatin, ngrej dolli dy shtama me verë me Miken, nën Rrap. Në një degë ta varë armën, nën hije ta lidh Gjokun… Dhe,  ta pres Miken me dy shtama verë…

Idila politike

Një mik i tij shkrimtarit “problematik”, Kalosh Ҫelikut i tha:
– Ҫudi, ty nuk të do asnjë Qeveri!… Asnjë parti politike… Shteti i “përbashkët”…
– Punemadhe. U përgjigjë shkrimtari. Megjithatë, Unë jam më i lumtur se, ata “patriotë kuqezi”: më do vera, dhe gratë besnike…

Lukiani dhe Ҫeliku

Lukiani: me rastin e varrimit, bëhet një ndarje sipas zakoneve të popujve të ndryshëm. Greku e djeg të vdekurin,  persiani e kall në dhe, indiani e mbulon me një tis të tejdukshëm, shiti e ha, egjiptiani e than.

Ҫeliku: E, çka i bën shqiptari?! E vajton mbi kokë. E fut në varr. Dhe, gjithë jetën i këndon me çifteli këngë patriotike, e thërret ta shpëtojë nga robëria…

(Huazime nga “ZEKTHI”, revistë për humor dhe satirë,
që del kur t’i teket, në Shkup).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.