KOSOVA, MARRËDHËNIET ME VETEN E ME TË TJERËT

0
536
Vjosa - Albini - Glauku
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Kosova nuk e ka themelore reciprocitetin me Serbinë, me të cilën po merret Albini me kaq zell deri nē konflikt me setbët.

Kosova ka themelore dy gjëra kryesore në planin politik dhe ekonomik. Këtyre duhet Albini e Vjosa e politikanët e tjerë të Kosovës të punojnë për t’i dhënë zgjidhje.

1. Në planin politik, Kosova nuk mund të hyjë në BE pa njohje nga Serbia. Nuk mundet të hyjë në planin e partnetitetit për paqe të NATO-s, se është aty edhe Serbia. Disa vende të NATO-s nja 3-4 nuk e njohin Kosovën si shtet e për rrjedhojë, Kosova nuk mundet as në NATO të hyjë. As Serbia nga ana tjetër, nuk mund të hyjë në BE pa e njiohur Kosovën dhe pa i normalizuar marrëdhëniet me të. Por kjo është punë e Serbisë.

Si duan ta zgjidhin këtë punë, politikanët e Kosovës? Shpeshherë e kam përmendur protagonizmin e madh të Albinit për të dalë në dritë, për të dominuar, ‘loqedominant’ i kam thënë. Nuk u ka ardhë mirë disa mbështetësve të tij. Por ai po merret me gjëra koti, pa vlerën e duhur, jo me esencë!

Në vend të targave të përkohëshme, që Albini don t’i përdori për makinat me targa serbe që hyjnē në Kosovë, ai më mirë t’i bëjë presion Serbisë që t’i heqë targat e përkohëshme edhe ajo. Kjo do të ishte një punë më e zgjuar dhe në frymen e integrimit europian. E nëse mendon se kjo është rruga e duhur për t’i detyruar serbët t’i heqin targat, unë nuk mendoj kështu. Ngatërresa vazhdon gjatë se Kosova është më në nevojë për integrim se Serbia.

Vuçiqit duhet t’i thuhet, lufta ka përfunduar, Kosova është e pavarur, ndryshim kufijsh nuk ka, ose rrimë e zihemi si kurvat gjithë jetën dhe e dëmtojmë veten e njëri-tjetrin, ose i thirrim mendjes dhe civilizohemi, shikojmë nga Europa, të gjithë kanë bërë luftë dikur, e në fund janë pajtuar, pavarësisht humbjeve.

Nëse duam të ecim përpara, duhet të dimë të merremi vesh, e të gjejmē një gjuhë të përbashkët, si fqinjë. Serbia aty ku është, e Kosova në kufijtë e saj, ashtu si është në punë të vet, e me serbët e veriut të integruar.

Dhe i jep kohë Vuçiqit të reflektojë e t’i thirrin mendjes. Po nuk diti Binushi me e shkrua letrën, ia shkruaj unë. Dikush mund të thotë “u bane edhe ti?” “S’është kaq e thjeshtë kjo punë!”, etj. E di, por aty fillon, te qasja ndryshe! Kosova duhet të sillet si shtet i pavarur e me vetëbesim, edhe pse Serbia e injoron e vazhdon të mos e marrë seriozisht.

2. Në planin ekonomik, me çfarë shkruajnë mediat, Kosova importon në vit 500-600 milion Euro mallra nga Serbia. Kjo s’është gjë e mirë. Të gjitha kursimet e emigrantëve shkojnë në Serbi. Duhet të gjendet një zgjidhje edhe për këtë, duke e nxitur prodhimin vendas në Kosovë, pikërisht për ata produkte, që blihen sot me të madhe në Serbi.

Merr kohën e vet kjo punë, por nuk është e pamundur. Politika e Kosovës duhet të jetë serioze dhe determinuese, e të mos nerret me gjëra joesenciale, që nuk i sjellin ndonjë produkt apo zhvillim Kosovës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.