SHSHA në Çikago u kërkon falje publike veprimtarëve Luan Elezi dhe Ilir Zenku

0
761
Chicago meet Albin Kurti

Shoqata Shqiptaro-Amerikane(SHSHA) në Çikago u kërkon falje publike veprimtarëve Luan Elezi dhe Ilir Zenku, lidhur me reagimin të botuar në redaksinë e portalit “Fjala e Lirë”, që kishte të bëj me pritjen dhe takimin me kryeministrin Albin Kurti në Çikago.

Përkitazi më programin e takimit me z. Kurti në Universitetin DePaul në Çikago, Kryesia e Komunitetit Shqiptar dhe Shoqatat nuk janë kordinuar më parë për programin e kësaj vizite, por siç janë informuar më vonë programin e vizitës së Kurtit e ka bër pa i pyetur fare Kryesinë e Komunitetit Shqiptar, Zv. ministrja për punë të jashtme të Kosovës, Liza Gashi – kështu thonë burimet tona në Çikago.

Më 14 maj 2022 në Sallën e Universitetit DePaul në Çikago,nuk ishte prezent Kryesia e Komunitetit Shqiptar dhe shoqatat shqiptaro-amerikane, prandaj të pranishmit dhe disa veprimtarë të njohur të KSHA-së u gjënden para dilemës se kush e ka organizuar takimin me kryeministrin Kurti, i cili në agjendën e tij thuhej se ai ka ardhur në Amerikë të bashkëbisedojë me mërgatën shqiptare për të ndihmuar me përvojën e tyre ekonominë e Kosovës.

Për organizimin e këtij takimi, veprimtarët Luan Elezi dhe Ilir Zenku erdhën në sallën e universitetit sikurse mërgimtarët tjerë dhe jo si organizatorë të programit të takimit me z. Kurti, thonë ata për opinion. Në këtë rrjedhë të ngjarjes që pati disa përplasje dhe aty-këtu edhe nervozë tek veprimtarët si dhe reagimi i SHSHA-së(botuar në redaksinë e portalit “Fjala e Lirë” në Shkodër, drejtori ekzekutiv Skënder Karaçica dhe sekretari Mahmut Skenderi u kërkon falje publike veprimtarëve tanë në Çikago, Luan Elezi dhe Ilir Zenku, që lidhur me programin e vizitës së z. Kurti, ata ishin veçse pjesëmarrës bashkë me mërgimtarët tjerë dhe jo bartës të këtij aktiviteti.

Për ngjarjen e krijuar të përplasjeve dhe të reagimeve të shumta në mes veprimtarëve dhe të reagimit të SHSHA-së në Çikago, përgjegjëse e tërë kësaj është zv. ministra për punë të jashtme të Kosovës Liza Gashi, që më kohë nuk pati kordinim me KSHA dhe shoqatat tjera, për të marrë pa të drejtë kritikat dhe reagimet ndaj veprimtarëve të përmendur më lartë dhe, me ketë rast SHSHA bën kërkim-falje publike se nuk janë përgjegjës për programin e takimit zyrtar të Albin Kurtit në Çikago.

Çikago, 20 maj 2022


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.