[ SHSHA në Çikago u kërkon falje publike veprimtarëve Luan Elezi dhe Ilir Zenku ]
Në vend të reagimit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në vizitën e tij zyrtare tash sa ditë nëpër Amerikë dhe takimet e tij me zyrtarë të shteteve dhe kompanive si dhe me diasporën shqiptare ka dhënë informatën për kahet e zhvillimit e të shtetndërtimit të Kosovës për këto vite të lirisë dhe të pavarësisë.
Për lirinë e Kosovës dhe për çështjen shqiptare në Ballkan tash e një shekull diaspora shqiptare në Amerikë ishte një krah i fortë në krye të betejës politike dhe në bashkëpunim me institucionet e shtetit amerikan në Washington, që, padrejtësitë historike nën orkestrimin e shteteve pansllaviste populli shqiptar dhe toka e tyre u grabitë nga fqinjët dhe ata u shpërndanë në shtetet e huaja të Ballkanit të përgjakur, thuhet në fillim të reagimit të SHSHA-së në Çikago.
Në turneun e tij kryeministri Albin Kurti erdhi në Çikago dhe në Universitetin DePaul para një numri të madh të mërgimtarëve dhe të studentëve mbajti një ligjëratë për rrjedhën e kohës histori të Kosovës për liri dhe pavarësi si dhe hedhi dritë për aktualitetin politik në rajon dhe në botë për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës sovrane.
Për ketë takim të Albin Kurtit në Çikago, SHSHA si një nga asociacionet politiko-kombëtare e njohur për shumë aktivitete në frymën kombëtare, në vitin 2015 mbajti konfrencën ekonomike për investime në Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikë-Israel dhe, tërë projektët e pasurive që ka nëntoka e Kosovës dhe faktorin me njerëzit më të rinj në Evropë, tregon qartë se shteti i Kosovës sipas teorive ekonomike me taban shkencor-kërkimor të profesor Ismet Gusia, ka mundësinë që të mbajë dhe të ushqejë afro 10 milionë banorë.
Në ketë takim me Albin Kurti, diçka nuk shkoi mirë dhe takimi mori një pamje të zbehtë të organizimit,thuhet në reagimin e SHSHA-së ndonëse rreth organizimit kishin ardhur dy veta (Ilir Zenku dhe Luan Elezi) si të paftuar dhe të (pa) autorizuar, ndonëse në organizimin e takimit mungonte Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, kryetari Gjaneta Harusha, ndërsa zavendësi i tij Besim Durmishi e kishin mbështetur për muri dhe tek dera e sallës(!).
Tërë kohën e programit të takimit më Kurtin në Çikago, dy personat e (pa) autorizuar Ilir Zenko dhe Luan Elezi luanin lojën në krye të vendit dhe, takimi i sotëm shkonte fund e krye sipas diktatit të tyre, madje edhe për darkën solemne, pa i ftuar asnjë nga veprimtarët të viteve të kohës historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, thuhet zëshëm në reagimin e SHSHA-së.
Për të hyrë brenda në Katedrën Albanologjike të Universitetit DePaul në Çikago, dhe për të prekur sedrën e profesor Gazmend Kapllani, dy të përmendurit më lartë e ftuan ditë më parë në një manifestim “Sofra e Kërçovës”, në mënyrë që në aktivitetin e pritjes dhe të takimit me Albin Kurtin, ata të jenë në ballë të “oxhakut”, si të parët dhe të fundit (pa) aktivitetin e tyre të pa njohur për diasporën shqiptare, thuhet ndër të tjera në reagimin e kësaj shoqate në Çikago.
Për fund kërkojmë që veprimtarët e orëve të historisë kombëtare nga të gjitha trevat tona etnike, të nisin programin e organizimit të Komunitetit Shqiptar në Çikago, që si dihet ndër vite këtu merrte frymë prorisa e madhe për atdheun dhe kombin, në krah të lirisë së Kosovës dhe, e drejta këtu veprimatarët e shumtë ishin “ambasadorë” për çështjen kombëtare në atdhe dhe pasaporta e lidhjes së miqësisë së përjetshme me institucionet e shtetit amerikan në Washington, thuhet në fund të këtij reagimi, që e ka nënshkruar sekretari i SHSHA-së Mahmut Skenderi.
Çikago, 14 maj 2022
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com
Shënim: FJALA e LIRË nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në shkrimet e publikuara në uebfaqen tonë – përgjegjësia i takon autorit të shkrimit dhe vetëm atij apo asaj.