Kosova e Kurtit dhe Osmanit gjithnjë e më larg Nënës Shqipëri

0
395
Hashim Thaçi - Vjosa Osmani - Albin Kurti

Pirro Prifti

Botuar ne gazeta SOT.

Askush nuk do të kuptonte se përse drejtuesit aktualë të Kosovës Kryeministri Kurti i cili fitoi rreth 50% të votave në zgjedhjet e fundit dhe pikërisht pas futjes në burg të drejtuesve të PDK dhe pas humbjes së bujshme të LDK me 14% të votave, do të mbanin një ëndrim të largët dhe pothuajse armiqësor me Shqipërinë.

Sot po kuptohet përherë e më shumë se në Kosovë një pjesë e mirë e elitës drejtuese të Kosovës nuk e kanë parë Shqipërinë asnjëherë si atdheun të cilit i u shkëput Kosovan ë 1913 zyrtarisht (sepse Kosova i është shkëputur Shqipërisë që pas 1878, sipas marëveshjes së Shën Stefanit nëmars 1878, dhe më pas me vendim të Kongresit të Berlinit më 1 qershor 1878).

Pak kujtesë për të kaluarën e përbashkët, për shqiptarët e Republikës së Kosovës.

Kuptohet fare mirë nga historia se të gjithë patriotët shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë së veriut kanë luftuar përherë për bashkimin me Shqipërinë, madje siç e kam përmëndur edhe në shkrimet e mëparshme nga 40 firmëtarët e pavarësisë së Shqipërisë nga trevat e Kosovës dhe Maqedonisë së veriut dhe të Malit të Zi, ishin: Rexhep Mitrovica delegat i Pejës, Sali Gjuka delegate i Pejës, Gjakovës, Plavës dhe Gucisë, Nuri Sojliu, delegate i Strugës, Bedri Pejani sekretar i Komitetit të Kosovës, Dr. Myrteza Ali Struga, delegate i Ohrit dhe Strugës, Zyhdi Ohri delegat i Ohrit. Vehbi Dibra Agolli, delegat i Dibrës, pra 7 firmëtarë.

Por në takimin tre ditor erdhën 83 delegatë dhe 40 nga këta firmosën Deklaratën e pavarësisë të shkruajtur osmanisht. Pas firmosjes erdhën edhe shqiptarë të tjerë të Kosovës, Maqedonisë si: Kosovë, Gjakovë dhe Plavë-Guci: Salih Gjuka, Mehmet pashë Deralla, isa Boletini, Riza bej Gjakova, Hajdin bej Draga, Dervish bej Peja, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli; Sherif Langu (Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (Kuvendi) – Wikiëand).

Sot çpo ndodh mes Kosovës dhe Shqipërisë?
Megjithëse aspiratat për çlirimin e Kosovës u realizuan nga NATO dhe UÇK, megjithëse nga 1999 deri në fitoren e Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 marsit 2021, marëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë qënë si marëdhënie nënë e bijë apo më reale babë e bir, përpjekjet kanë qënë maksimale për të afruar dhe shmangur diferencat e mëdha qoftë në politikat qoftë ato aministrative qoftë dhe ato sociale sigurisht për shkak të shkëputjes 121 vjeçare për shkak të vendimeve të Europës perëndimore dhe Rusisë, por sot, 1 vit pas fitores së Albin Kurtit në zgjedhjet e parakohëshme të 14 shkurtit 2021, marëdhëniet janë më keq se kurrë ndonjëherë tjetër.

Kjo spjegohet më mirë nga frazat e papërgjegjëshme të Presidentes së Kurtit (për mendimin tim jo të Kosovës) e cila tha, disa kohë më parë: “Unë nuk e di pse Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë, ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran dhe ku rol të rëndësishëm ka Vuçiqi, udhëheqësi i një shteti që në baza ditore tenton ta destabilizojë Kosovën dhe ta shkel sovranitetin e saj”, tha Osmani.

Presidentja Osmani thotë se përkrahje e tillë e Shqipërisë ndaj Ballkanit të Hapur është e pakuptueshme për të. “Për mua është e pakuptueshme pse një gjë e tillë përkrahet nga ana e Shqipërisë, ne i kemi dhënë argumentet tona që një kohë të gjatë, ndërsa pse po vazhdojnë ta përkrahin një nismë të tillë është pyetje që duhet t’i bëhet Shqipërisë”, tha Osmani (Vjosa Osmani kritikon Edi Ramën – Bota Sot).

Në zhvillimet e reja në Kosovë, zgjedhja e kryetarit të ri të LDK, Z. Abdixhiku, ka hapur një faqe të re në mundësitë e afrimit të politikave kosovare me qeverinë shqiptare aktuale.
Cilat janë shkaqet që politika kosovare e qeverisë së Kurtit ka ftohur deri në budallallëk marëdhëniet me qeverinë shqiptare të Edi Ramës? Këto shkaqe mund ti ndaj shkurtimisht në tre pjesë.

Shkaqet brënda Kosovës janë:
– Strategjia e disa politiknëve kosovarë për të bërë një shtet Kosovar me gjuhën e saj, larg gjuhës standarte të shqipes, me pretekstin se kosovarët janë komb i veçantë jo shqiptar. Ky pretendim vjen nga lobi religioz më afër Turqisë dhe Arabisë nga të cilat janë marë financime ndër vite, i përfaqësuar nga Nexhmedin Spahiu etj,
– Strategjia e disa politikanëve kosovarë për të mos arritur asnjë marëveshje për shkëmbim territoresh me Serbinë me qëllim njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia
– Strategjia e këtyre dy grupimeve për të mos pranuar Projektin e BE dhe SHBA “Ballkan i Hapur” me pretekstin se “do të bëhet një Jugosllavi e re dhe do na humbë pavarësia”.
– Strategjia për të bashkëpunuar ngushtë me Tiranën dhe krijimin në të ardhmen e një Federate Shqiptaro-Kosovare, e përkrahur nga PDK, drejtuesit e të cilës janë në burg, për shkak mesa duket të spiunimit nga vetë politikanë të veçantë kosovarë në shërbim të Serbisë, apo dhe për para në shkëmbim të informacionit të rremë,

Shkaqet brënda Shqipërisë janë:
– Konfliktet e ashpra politike në Shqipëri, të cilat kanë favorizuar edhe ndarjen e opinioneve në politikën kosovare, njëra nga këto janë idetë përçarëse të Berishës e ndarjes në veriorë dhe jugorë, dhe me dëshirën për të armiqësuar të majtën shqiptare me politikën kosovare gjë që sot ka arritur kulmin e negativitetit.
– Mungesën e dëshirës nga disa grupime politike shqiptare për tu bashkuar me Kosovën, për shkak të diferencave sociale, fetare, administrative, e kulturore.
– Mungesa e një strategjie të qeverisë dhe shtetit shqiptar, mungesa e bashkëpunimit midis partive politike për të patur një strategji të njëjtë dhe largapamje për të ardhmen e trevave shqiptare dhe popullsive shqiptare brënda dhe jashtë Shqipërisë. Kjo ka shkaktuar që Shqipëria të mos luajë asnjë rol politik të vërtetë në çlirimin e Kosovës dhe në pjesmarrjen e saj si një shtet i interesuar, por ka qënë mjaft indiferente në këtë drejtim. Kjo forcohet paradoksalisht edhe me deklaratën e radikalistit Sheshel i cili në një moment deklaroi se.. Kosovën ja morëm dikur Shqipërisë, prandaj është më mirë të bisedojmë për të ardhmen e Kosovës me shqiptarët…

Shkaqet ndërkombëtare janë:
– BE vonon integrimin e Shqipërisë, mban larg integrimin dhe heqjen e vizave me Kosovën, dhe ka akoma sëmundjen politike të 1913 se…. shqiptarët janë myslimanë si turqit e për pasojë nuk janë të mirëpritur në BE….
– Strategjia amerikane për të krijuar një lob anti-sllav në Ballkan me përfaqësues shqiptarët si skalion i parë në rast lufte. Kjo ka krijuar diferencën mes Shqipërisë dhe Kosoëvës sepse nëse politika kosovare me miopinë e saj fëminore dhe me urrejtjen e saj legjitime ndaj serbve e sheh veten me dëshirë në një luftë të ardhme, ndërsa politika shqiptar edhe këtu Edi Rama ka rolin e tij të vërtetë e sheh lobin shqiptar jo si skalion i parë në një luftë të mundshme apo si `mish për top` të perëndimorëve, por kërkon idenë e bisedimeve, marëveshjeve, dhe bashkëpunimit nëprmjet Ballkan i hapur apo dhe me nisma të tjera.

Të tre këto grupe shkaqesh, shumica kontradiktojnë njëra tjetrën edhe për shkak se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri e Maqedoni e Mal të zi megjithëse jetojnë në shtete laike, kanë nostlagjira religiose sipas përkatësisë së tyre, nostalgji të cilat për shqiptarët e shkolluar mire, kur vjen puna për prioritete, e lënë mënjanë religiozitetin përkatës, kurse shqiptarët e Kosoavës vazhdojnë ta kenë përparësi religiozitetin përkatës e për pasojë çedojnë në vendimarrje.

Kjo për mendimin tim kërkon kohë kur Kosovën dhe Shqipërinë, e sidomos Kosovën, ta drejtojnë politikanë intelektualë, dhe kur në të dy vëndet të jetë krijuar një elitë në vënd të militantëve, që të drejtojë vëndet.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.