Kur ishim të gjallë

0
258
Leonardo Nika

Kur ishim të gjallë na lënduan na poshtëruan
Gjeri në palcë na masakruan
Bënin sikur na donin
Prapa krahëve na sulmonin

Kur ishim të gjallë s’na thanë një fjalë të mirë
Por gjakun na e thithën tamam si vampirë
Shumë dhimbje na shkatuan kemi derdhur lot
Ishin kaq të ligj sa nuk njihnin zot

Kur ishim të gjallë na bënë shumë padrejtësi
Na quanin kafshë nuk na quanin njeri
Bota rrotullohet me të vertetë rrotullohet
Por në sytë e zotit asgjë nuk harrohet

Kur ishim të gjallë s’na thatë kurrë dashuri
Menduat s’e për ne nuk fare ka perendi
Si shtërvan na derdhej loti
Ju shpirtë’zinj ju dënoftë zoti

Kur ishim të gjallë menduam s’e na donit
Por me pabesi juve na masakronit
Kaq helm të madh mbanit mbi trupin tuaj
Ne nuk e dinim s’e për ju ishim të huaj

Ditën kur ne vdiqëm na erdhët në varrim
Filluat duke qarë bile pabarim
Na thuret poezi dhe me lot vajtuat
Bile dhe me lule varrin na e mbuluat

Autori i poezisë.. (Leonardo Nika)
(Datê 5 Tetor 2023)…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.