NGA KALOSH ҪELIKU
Mëkot, e kam thënë shpesh në shkrimet e mia publicistike dhe libra, se: shqiptarët, ende deri Dje, i kishin në krye hoxhallarët me “Din e Iman”, dhe Sot: edhe, politikanët e partive politike këmbekrye në shtetin e “përbashkët të vëllazërim-bashkimit”. Që, u prinin para për në “fitore” me “Din e Iman” me këmbët dhe trutë në legen. Fatkeqësisht, i kanë, edhe Sot?!
Përçudi, po këto politikanë dhe hoxhollarë i prinë popullit shqiptar për Ditën e Nesërme, ende me flamuj turko-arab në minaret e xhamive?! Edhe, saherë duhet t’ua përsëris këtë Thënje të Ditës Nesërme në shkrimet e mia publicistike dhe libra, që pak veta dini t’i lexoni shkrimet e mia publicistike mes rreshtave, përtej Gardhit?!
Sot, e përsëris kutadi për të satën herë, se: shqiptarët, ende kanë politikanë dhe hoxhallarë me këmbët dhe trutë në legen. Nateditë, i luten Zotit në xhami para këmbëve të Hoxhës “Allahut” me pesë “vakte”, dhe Qevrisë të “vëllazërim-bashkimit, se: Ҫështjen Shqiptare, do ta zgjidhë “Allahu” (Zoti)?!
Fatkeqësisht, mes tyre edhe rrufjanë të Xhadisë me trumbetat e Dexhallit. Politikanë, me poste partiake qeveritare, honorare marramendëse në shtetin e “përbashkët” të “vëllazërim-bashkimit” jugosllav. “Analistë” politik, dhe shkrimtarë me brekët nëpër këmbë.
Përjashtim, dhe dallim kanë mes tyre si “çlirimtarë” të popllit shqiptar kryengritësit partiak, se: hoxhallarët me çallma turku, ende thirrin nateditë në minare të xhamive me altoparlantë “Allahu Akber”, jo me kësulë të bardhë të Bajram Currit, pa flamurin shqiptar! Aqmëpak, me flamurin kuqezi shqiptar me shqiponjën dykrenare në minare. E, politikanët në foltore të Kuvendit, në Shtetin e “përbashkët” të shpërndarë copë- copë me kufinj politik nëpër disa shtete ballkanike, edhe sotekësajdite jetojnë me “vëllazërim- bashkim”. Luftë, bëjnë për poste partiake dhe pasuri personale, familjare dhe partiake!
Poetë me pizi – “ilahi”, dhe infuzione të partive politike mes popullit shqiptar të dalldisur me këngë e valle pas partive politike shqiptare dhe “maqedonase”? Hë për hë, duke e dalldisur veten se janë politikanë dhe poetë “kombëtar”?! Që, nesër: do ta fitojnë edhe Ҫmimin NOBEL. Ҫmim, të cilin ende nuk e ka fituar Ismail Kadare.
Hojdodolja, u pri përpara me pizi erotike “atdhetare” për në “Fitore” dhe Liri?! Përpjekjet e tyre të dështuara për themelimin e degëve të partive politike shqiptare, në Shqipëri, Mal të Zi, dhe në Maqedoninë e Veriut pa kokë e krye, këmbë në Shqipëri. Ende, pa e zgjidhur problemin politik shekullor me vite, vetëveten si popull shqiptar historik, në Oborrin e tyre para Shtëpisë të rrethuar me tela gjemborë, dhe ferra?! Qofshin, ato me përkrahje të partive politike në pushtet, ose në opozitë. Nesër: patjetër, do të përfundojnë në kontenierët e bërllokut, në “Bit-Pazar” (Shkup). Ose, në Prishtinë dhe Tiranë.
Politikanë të dalldisur dhe arratisur, në prag të fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare me reklamat propagandistike para kamerave televizive publicistike, që deklarojnë, se: shqiptarët do të bashkohen në BE?! E, pabesushme, sipas meje si shkrimtar. Ende, është herët për një vëllazërim ndërkombëtar, kur ende nuk kemi “vëllazërim – bashkim” me vëllezërit e një gjaku, dhe kojshitë përreth në luftë me shekuj në Ballkan. Ndoshta, sipas politikanëve shqiptar Ditën e Nesërme, dhashtë Zoti të bashkohemi si popull shqiptar. Përsëri, sipas tyre: Lufta në Ukrainë e afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian?! Unë, si shkrimtar, them: ende, është herët për parashikimin e “vëllazërim – bashkimit” të shqiptarëve në shtetin e “përbashkët” me “miqtë” shekullor historik. Jo! Ende, nuk e besoj bashkimin e tyre si politikanë të dalldisur dhe arratisur edhe sotekësajdite, dje komunistë. Sot: Neokomunistë, si pilitikanë shqiptar ende me këmbët dhe trutë në legen?! Parashikues, gjoja të ditës Nesërme në Liri. Shqipëri.
Lufta në Ukrainë, e afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian?! Aspak, nuk është e vërtetë, se: ajo luftë e çonë Shqipërinë Historike, Sot: në “Përrua – Thanë”. Ose, në Lindje?! Ajo, Luftë’: patjetër, afron edhe një përpjekje për një Luftë të re në Ballkan.
Shkaku, se: edhe sotekësajdite, ende nuk janë të bashkuar politikanët shqiptarë në Shqipëri. Aqmëpak, në Kosovë. Mos them me Sëpatën e madhe t’u bie me Lapës në kokë, në këtë shkrim publicistik, se: janë të bashkuar në Maqedoninë e Veriut. Mal të Zi. Edhe, në Diasporë?!
Kotnasikoti, merreni me Ukrainën dhe Rusinë. Palestinën, dhe Izraelin. Politikën e tyre për shtete demokratike. Luftën e tyre për territore “pushtuese”, ose “çliruese” me dronë mbi popullatën e pafajshme me gra dhe fëmijë. Bota, ende është në rrezik! Superfuqitë botërore bëjnë luftë për biznese partiake politike, personale, familjare, dhe jo për paqe dhe Liri në Ballkan. Shitjen e armëve. Dhe, përfitimeve materiale dhe politike nga krizat e luftërave në Ballkan.
Shqipëria, moti kohë i ka humbur territoret e veta shekullore, që nga Perandoria osmane, pastaj serbe, e më vonë: edhe jugosllave të pushtuesve komunistë. Mos, e them Neokomuniste në “demokraci”. Prandaj, edhe Sot: ende është, e coptuar copë – copë me kufinj politik në Trojet e veta Etnike Shqiptare. Fatkeqësisht, ende jeton, me “vëllazërim bashkimin” jugosllav, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Ҫamëri dhe Mal Të Zi. Tashti, përpiqet të jetojë me “vëllazim-bashkimin” botëror edhe në Ditën e Nesërme?!
Populli shqiptar e ka një thënje antologjike historike: Dielli, nëse nuk të ngroh kur Lind, mos e pritë të të ngroh në Perëndim. Unë, si shkrimtar: Sotpërsot, nuk e pres të më lindë në Lindje, as në Perëndim. Dielli, zbret maleve. Brez pas brezi me vite, jemi në Luftë për një Shtet Shqiptar në Ballkan, jo të sistemit jugosllav të: vëllazërim-bashkimit”. Historikisht, Shtet, që Dje: ka luftuar me shekuj: herë me krajl, e herë me mbret. Edhe, jo për një Shtet shqitpar, në Ballkan të “vëllazërim-bashkimit”?! Sot, fatkeqësisht: ende, është në robëri. Nuk zgjidhet Ҫështja Shqiptare me dialogje maratonike për “paqe”. E, di: ju “miqtë” e shqiptarëve, doni të hapni edhe një Luftë të re Ballkanike.
Vetëmse, Zoti (Allahu) Sot: nuk u ndihmonë shqiptarëve!..