A e meritojnë politikanët urrejtjën tonë?

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Koment

— Mjaft gjatë u bë më folklorizma, e ende nuk po çlirohemi nga vallët e tilla. Politikanët po i shërbejnë më shumë dekorit më qendrimet e tyre. Nuk ka asgjë më të keqe se sa dekorimi i pa dobishem. Paknaqësitë dhe zhgenjimi po është i madh. Është vështirë të besosh në këtë. Politikanët dhe çdo qeveri duhet ti respektojnë vlerat. Është gjë shumë e keqe kur njeriu mësohet më falimentime të tilla politike. Klasa sunduese ka arritur të ruan në mënyrë legjitime falementimin politik…

Skënder MULLIQI

Shumica e njerëzve nuk kan mendime të mira për politikanët. Mendojnë së të gjithë janë njësoj. Dhe, ka këtu shumë të vërteta më ndonjë përjashtim. Egoja e tyre e sëmuar pas pushtetit dhe të mirave materjale i tjetërson ata. Sodomos në këtë shekull kur po dominojnë më shumë materjalistët karshi idealistëve. Ata nuk bëjnë kurrë asgjë për të tjerët, duke pohuar së ata janë të gjithëdijshem, e në fakt politikat të cilat i praktikojnë nuk janë të mira në të shumtën e rasteve. Ne, në Kosovën tonë të vogël tashmë sikur jemi mësuar më të bëmat e tyre të pista. Kemi mësuar për 26 vite të shtegtimit në liri, së ata janë në politikë vetëm për hir të vetes. Këto janë politika të pashembullta së janë të pashembullt edhe vetë. Dominuan për gjithë këto vite shantazhet dhe manipulimet, duke menduar së njerëzit tjerë janë budallenj.Ata thonë fraza të tilla së pak gjë marrin vesh nga politikat e mirëfillta.

Me duket së është tepruar duke i portretizuar ata pa asnjë efekt për rrjedhat shoqërore dhe politike. Vendi ynë, është kapluar nga një krizë e thellë legjitimiteti. Shumë prej nesh e kan humbur besimin në institucionet politike. Mjaftë gjatë u bë më folklorizma, e ende nuk po çlirohemi nga vallët e tilla. Politikanët po i shërbejnë më shumë dekorit më qendrimet e tyre. Nuk ka asgjë më të keqe se sa dekorimi i pa dobishem. Paknaqësitë dhe zhgenjimi po është i madh. Është vështirë të besosh në këtë. Politikanët dhe çdo qeveri duhet ti respektojnë vlerat. Është gjë shumë e keqe kur njeriu mësohet më falimentime të tilla politike. Klasa sunduese ka arritur të ruan në mënyrë legjitime falementimin politik. Po dominojnë stereotipet karshi kulturës së mirëfilltë politike. Një vend qeveriset kryesisht nga ligjet, e jo duke i shkelur më të dyja këmbët ato. Grushti i hekurt karshi masave të gjera i takon sistemit të kaluar komunist, qe ende nuk është flakur nga hapësirat mbarëshqiptare.

Drejtimi i gjithë forcës ndaj popullsisë do të thotë rrezikimi i një krize edhe më drastike të legjitimitetit. Në demokraci autoritetet i bëjnë për vete qytetarët duke mos i qëlluar ata. Këta në vend që të ndërtojnë ura të mirëbesimit po krijojnë blloqe kalldrëmi. Njerëzit gjithmonë përkunder pëngesave të shumta shpresojnë në një jetë më të mirë. Këta pamëshirshem po iu thyejnë shpresen e cila thuhet së vdes e fundit. Mendojë së gjithmonë ekziston një alternativë e realizueshme dhe e dëshirueshme ndaj vështirësive aktuale. Askujt nuk i ipet e drejta e përvetësimit të pasurisë së popullit. Secili prej nesh ka të drejtë të kërkon standard më të lartë të jetesës.

Jemi në rrezik të kthehemi në apsolutizëm. Mashtrimet e njerëzve të politikës quditërisht po bëhën legjitime. Kultura luan një rol shumë të rëndëishem në sferën e politikës? Kjo sigurisht lidhet më çështjen e identitetit. Janë të frikshme të këqijat kombëtare. Pasurimet marramendëse në njerën anë, dhe në anën tjetër mjerimi social ekonomik nuk shkojnë bashkë, në një shoqëri që pretendon të jetë demokratike. Fjalët dhe veprimet e njerëzve të politikës duhet të inkorporohen më njera- tjetrën e jo të ndahen siç po ndodhë…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit