14.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Kosovës i nevojitet ndriçimi e jo terri në të cilin jemi katandisur..!

Kosovës i nevojitet ndriçimi e jo terri në të cilin jemi katandisur..!

0
Politikanët e Kosovës

Vështrim

Këta janë njerëz të rafinuar të politikës me logjikë të autokracisë dhe të përfitimit, janë grumbuj pseudo-mendimesh, që dinë të zbukurojnë pa mbulesë fjalimet e tyre ne Kuvend dhe në media. Ata nuk po përfaqësojnë interesat e popullit dhe as demokracinë liberale. Ata po dërmojnë shumicën e interesave të popullit. Arma e vetme e tyre ka mbetur lufta për pushtet, pa i llogaritur dëmet e mëdha që po na bëhën. Për tradhëti dashur apo pa dashur ndaj popullit dhe shtetit duhet të ekziston edhe llogaria ligjore…

Skënder MULLIQI

Re të errëta e kan mbuluar qiellin politikë të Kosovës tonë të dashur!Nese këtë po e bëjnë njerëzit e pandërgjeshem të politikës, populli ka të drejtë të presin pak ndriqim. Dhe, shtrohet pyetja kush prej kësaj elite politike mund të sjellë ndriqimin. Më falni lexues të nderuar së po më duhet tu themë “elitë” njerëve të cilët nuk e kan asnjë capital të njerëzve elitar! Por, për fat të keq të këtij populli të vuajtur historikisht, këta po i kemi sot në ballë të politikës vendimarrëse. Dhe, njerëzit të cilët nuk kana capital të konsiderueshem intelektual, nuk kan asnjë mundësi t’i dërgojnë proceset përpara.Kjo po vërtetohet më kalimin e kohës, të cilët na futën në çdo krizë të mundshme në Kosovën e pas luftës!

Çfarë menqurie mund të na ofrojnë në mënyrë të kobshme kur kan futur urretje djallëzore vëllazërore? Këta duken si njerëz tashmë të tërbuar pas pushteti dhe pas të mirëve materjale. Politika në Kosovë ende po mbeshtetet jo më hatër por më zor në strukturat politike të dominimit, të cilat ata nuk përpiqën më ti fshehin ose justifikojnë, duke i apstrahuar vlerat tona si shtet dhe si kombi më i lashtë në Ballkan. Pos njerëzve të politikës të cilët po na gjymtojnë, ne anën tjetër po kemi edhe gazetarë të cilët më paraqitjet e tyre publike po i kontribuojnë vetë-gjymitimit mendor të njerëzve në media.

Po na ekspozohen korrupcioni, paaftësia, frikacakëria dhe budallallëku në pothuaje qdo sipërmarrje të klasës së mesme, nga biznesi dhe politika, të arti, kultura dhe gazetaria. Kjo është sigurishtë kulmi i të keqës. Dhe, urretje e popullit ndaj këtyre njerëve të pa moral të politikës është e ligjshme dhe të zemërimit të justifikuar. Intelektualët e mirëfilltë janë të ekujlibruar dher të moderuar në qëndruimet e tyre. Ndërkohë ne jemi të dënuar më zhgënjim të rëndë nga mos puna apo puna e mbrapshtë e shumicës të tyre. Sjelljet e tyre janë të paskurpullta dhe të mjera në relacion më qytetarë dhe më shtetin që e kemi vu në sprovë të madhe.

Këta janë turmë e demagogëve monstruoz!Errësira lidhet edhe më tradhëti, ndaj atyre që pritej, që të shprehnin hapur dhe qartë rezisterncën e tyre ndaj rënjës se logjikës së shëndosh shtetërore dhe kombëtare. Këta janë njerëz të rafinuar të politikës me logjikë të autokracisë dhe të përfitimit, janë grumbujë pseudo-mendimesh, që dinë të zbukurojnë pa mbulesë fjalimet e tyre ne Kuvend dhe në media. Ata nuk përfaqësojnë interesat e popullit dhe as demokracinë liberale. Ata po dërmojnë shumicën e interesave të popullit. Arma e vetme e tyre ka mbetur lufta për pushtet, pa i llogaritur dëmet e mëdha që po na bëhën.

Për tradhëti dashur apo pa dashur ndaj popullit dhe shtetit duhet të ekziston llogaria ligjore. Është koha e fundit. Ne duhet të shikojmë zhvillimet për rreth nesh, dhe kjo do të thotë të heqim dorë nga idetë iluzore. Gjërat që lidhen më mirëqenje dhe zhvillim, që lidhen më shtëndërtim duhet të mërren shumë seriozisht, e jo të bëhën lojera të tilla shumë të dëmshme për të ardhmën tonë. Individualizmat janë gjera të mjeruara, kur bëhët fjalë për interesin e përgjithshem. Mjaft është bërë më përqimin e negativiteteve shoqërore dhe politike në vend. Kosovës i nevoitet ndriqimi e jo terri në të cilin jemi katandisur..!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.