Shirja e dhimbjes dhe pasionit përmes poezisë: Gjekë Marinaj – Më mëso si të pëshpëris

0
26
Marinaj-Anchor

Shqyrtime Librash

nga James Manteith*, 29 gusht 2024World Literature TodayPërktheu Arben Çokaj

Një fotografi e Gjekë Marinajt me kopertinën e librit të tij Gjekë Marinaj’s ‘Teach Me How to Whisper: Horses and Other Poems‘, bashkëpërkthyer nga autori dhe Frederick Turner (Syracuse University Press, 2023), shënon debutimin në anglisht të një poeti amerikan të lindur në Shqipëri, që ka marrë çmime të mëdha në mbarë botën, me dhjetëra libra në shumë gjuhë të ndryshme. I nxjerrë nga më shumë se tridhjetë vjet shkrime, koleksioni nënvizon rezonancën e Marinajt përmes kulturave të ndryshme.

Risia radikale e poezive buron nga ripërfshirja me traditën. Merrni parasysh se si forma e përforcon erosin e ndërlikuar të kësaj lirike:

Mbrëmja i mbulon sytë sonte,
Dhe frymëmerr trupat tanë në të.
Ne jemi dy shkarravina të dritës,
Nga të gjitha artet më intime.

Ose ashpërsia dhe butësia e shoqëruar në një homazh për gruan e poetit, një infermiere e ICU, që përballet me Covid-19:

Ne do të përdorim mushkëritë e njëri-tjetrit për ventilatorë,
fryma e dhembshurisë do të qarkullojë ndërmjet . . .

Strategji të tilla burojnë nga një kozmogoni, ku të gjitha përkushtimet dhe disiplinat kanë barazi. “Duhet të mendoj jo si poet,” – ndërmerr Marinaj, – “por si shkencëtar – ka një botë për të shpëtuar“. Megjithatë, kjo poezi mbam mundësi të çmuara.

Strategji të tilla burojnë nga një kozmogoni, ku të gjitha përkushtimet dhe disiplinat kanë barazi.

Një uverturë, “Autoportreti”, thërret poetët e Rilindjes Elizabetiane dhe Angleze, mitologjinë, peizazhet shqiptare, gjeofizikën dhe biologjinë qelizore. Duke i bërë jehonë Uitmanit dhe Nerudës, poeti e përshtat veten me një etikë planetare:

Atmosfera ime është një shtresë e hollë jete dhe vdekjeje,
bërthama e hemisferës së saj mbetet ajo e djersës dhe e gjakut,
biosfera e saj udhëzon neuronet e mia për t’u lidhur,
duke ndihmuar litosferën të ruajë fytyrën time nga turpi.

Nuk kam asgjë për të rrëfyer për ligjet e errëta të kaosit,
Unë i urrej efektet e çdo preludi të pushtimit,
shkatërrimi qoftë edhe i një personi për të mirën e një tjetri.

Shpirti i Më mëso si të pëshpëris luhatet midis pafundësisë padimensionale dhe kompaktësisë. Disa nga poezitë portretizojnë rininë e Marinajt në Shqipëri, ku balada gojore dhe vargjet epike ndikuan në formimin e tij. “The Lullaby Singers” (Këngëtarët e ninullave) përshkruan në mënyrë surreale sjelljet e fermerëve malësorë:

. . . Djersa, si një banakiere komike,

i fikin cigaret. Para se të bashkohen
në këngën e zogjve, gishtat e tyre i kthejnë në grabujë

për t’i dhënë tokës një krehër përfundimtar.

Në “Një libër dhuratë nga prindërit e mi“, duke kujtuar sesi babai i Marinajt konfiskoi një antologji klasike greke, që e shpërqendronte djalin e tij, nga ruajtja e barit nga shiu, poeti i rritur mendon për besnikëri të qëndrueshme. Duke nderuar çështjen e tij dhe të familjes, Marinaj fiton një vend në prejardhjen letrare.

E kisha blerë librin pa lejen e tij,
atë libër që unë e shfryj tani gjatë gjithë ditëve të tyre,
sikur të shihja aty gjithë dhimbjet dhe pasionin e tyre,
dy mrekulli, njësoj, që ende mahnitin.

Më mësoni si të pëshpëris i vendos rrënjët e pjekura brenda qytetërimit më të madh. Duke dhënë dëshmi lineare të të mësuarit, Marinaj distilon edhe thelbin e tij, duke praktikuar një kriptografi metafizike, imagjinare, që hyrja e bashkëpërkthyesit Frederick Turner e krahason me krijimin e ikonave.

Homeri i deshifruar
abstraksionet
e filozofëve të vjetër. . .

Ai ripërcaktoi kodet gojore,
tjerrë baltën e tyre të madhe të leshit në dy gishta
midis shkronjës I dhe numrit 0.

Poezitë si “Haleluja” dhe “Në tragetin e Akeronit” të përhumbur nga imigracioni shpalosin ikonografinë qiellore dhe skëterrën, me “duart e të urtëve një piramidë që drejtojnë drejt Jupiterit” dhe demonët që “projektojnë të ardhmen / qytetërimin mbi tokë“.

Odet e frymëzuara nga lidhjet ndërkombëtare zgjerojnë njohuritë dhe ndjeshmërinë e koleksionit. Pikat kryesore përfshijnë monologun e “Nilit Blu” (“në barkun tim rrit peshq dhe krokodilë“) dhe një raport nga Gjiri Ha Long i Vietnamit (“Një guaskë e ngrohtë magjike për tokën, për të inkubuar thelbin e saj“). Në mbylljen e “Shtresave të Humbura të Lëkurës së Vyasës“, një epikë e vetëdijshme që përfaqëson majën e etnografisë së librit, muza e poetit gjen harmoni me kozmosin fleksibël të hinduizmit:

I lutem Vishnu-së për dhuratën e tij të asaj pjese të energjisë së diellit
që ai kishte ruajtur, që mua të më jepte dritë,
Dhe me përulësi ofroj përkufizimin e nënës sime:
hapësira është një organizëm i hapur me origjinë organike.

Organizimi i Më mëso si të pëshpëris është tematik dhe jo kronologjik. Në seksionin e tij të tërthortë të orientimeve, stilet kontrastuese mbështesin njëri-tjetrin dhe i flasin lexuesit ndryshe – nganjëherë drejtpërdrejt, ndonjëherë në “metafora hermetike”, logjika e të cilave rezulton e thellë pas leximit të kujdesshëm. Secila prej mënyrave të ndërthurura të Marinajt është bindëse, qoftë duke rigjallëruar “kuajt” e veshur mirë, apo duke hipur në transcendencë mes ndryshimeve të modernitetit. Këtu e gjithë poetika lëviz zemrën dhe mendjen.

Oakland, Kaliforni

*Një shkrimtar dhe përkthyes letrar, James Manteith studioi në Kolegjin Middlebury dhe Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut. Përkthimet e tij jofiction janë botuar nga revista Arts dhe World Scientific Press, ndërsa përkthimet dhe esetë e tij me poezi janë botuar në Cardinal Points, St. Petersburg Review, International Poetry Review, vepra dhe biseda, Paradigma, ART-platFORMA, caesura, Clade Song, Terra Nova, convolvulus dhe Apraksin Blues si dhe në antologjitë e Shoqatës Ndërkombëtare të Psikologjisë Historike. Ai është përkthyesi i Psalmeve në Kaliforni të Tatyana Apraksina (Radiolarian) dhe i veprave të mbledhura të Majk Naumenkos (që vjen nga AST), me komentin e tij në të dy botimet.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.