Atë natë hëna ju përgjonte

0
235
Revolta e qafë-barit

Leonardo Nika

(Poezi)

Po nis këtë poezi
Për të kujtuar këto djem të ri
Kjo poezi nga shpirti më doli
Për ty Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli

Më dridhet zemra nga emocioni
Pash zotin lartë ju më besoni
Sa që vargjet s’po i lidh dot
Më lejoni të qaj me lot

Unë po shkruaj për këto djem azgana
Me shumë mundime i rriti nana
Me traditat e malësisë
Me zakonet e burrërisë

Nga regjimi u dënuan
Me diktaturën s’u pajtuan
Me muaj të tëra në hetusi
Ushtruan tortuta dhe mizori

Kot e keni ju krminelë
Kur ju shohim na vjen për të vjellë
Nuk na mposhti dot ju me tortura
S’e kjo shqipëri ka lindur burra

Por xhelatët u egërsuan
Prapë nga torturat ata filluan
Nga trimëria e tyre u befasuan
Duke i rrahuar ata nuk pushuan

Në revoltë shpërthyen të parët
Por seç u frikësuan shumë barbarët
Ata vendosën për tu dorëzuar
Shokët e tyre për ti shpëtuar

Por xhelatët kishin vendosur
Jetën djemëve për tua sosur
Edhe njëher për ti torturuar
E më pas për ti pushkatuar

Kaluan shumë vuajtje tortura e përpjekje
Regjimi vendosi ti dënoi me vdekje
Por prapë këto trima nuk nxorrën lot

Në vendin e ekzekutimit kur i çuan
Me breshëri barbarët i qëlluan
Nga trishtimi këngën bilbilat e pushuan
Dhe yjet e qiellit shumë u trishtuan

Atë natë hëna ju përgjonte
Por nuk kishte forcë që ti ndalonte
Xhelatët me gjak nuk ngopen dot
Janë të pashpirtë nuk njohin zot

Me këto vargje poezi
Po të kujtojmë ne brezi i ri
Ju jeni pishtarët e demokracisë
Qofshi në prehërin e perendisë

Këtë poezi ua dedikoj dy trimave dhe pishtarëve të demokracisë Tom Ndojës dhe Sokol Sokolit, që me 22 maj të virit 1984, në burgun e qafës së barit u ngritën në revoltë me trimërinë e tyre të pashoqe tronditën regjimin komunist dhe të gjithë administradën dhe zyrtarët e atij burgu.. Dhe më pas u pushkatuan nga regjimin komunist.. Të paharruar qofshin..

Autor i poezisë (Leonardo Nika)… Me 26 tetor 2022..

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.