Skënder Jashari
Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, nuk është asgjë e re, është praktikë e njohur e saj, e ndjekur në vazhdimësi gjatë historisë nga vitet 1715-ta. As agresionet e fundit, të Rusisë nuk janë ndaluar, si ndaj Gjeorgjisë më 2008, ndaj Krimes dhe Ukrainës Lindore më 2014, ndaj Sirisë më 2015. Për fat të mirë, duket që në rastin e agresionit të fundit të 24 shkurtit 2022, të Terror-rusisë kundër Ukrainës, Bota Perëndimore, e ka marrë më seriozisht. Por sipas të gjitha mundësive dhe gjasave do ketë përshkallëzim edhe të mëtejshëm dhe zgjerim edhe të konfliktit.
Mirëpo një gjë që pothuajse aspak nuk trajtohet në asnjë nivel e në asnjë rast, është çështja e minoriteteve të Rusisë. Në fakt praktika e përdorimit të minoriteteve për qëllime ekspansioniste ka qenë e hershme dhe e përdorur gjerësisht nga shumë kolonizatorë. Për fat të keq, përdorimi i minoriteteve edhe në ditët e sotme, e që nuk do duhej toleruar, madje do duhej reaguar ndërkombtarisht. Gjatë këtyre ditëve të agresionit në Ukrainë, kemi pa në shumë raste, fotografi e video-incizime të ushtarëve rus të vrarë a të kapur rob lufte, që vërehen që janë minoritete, e që nuk janë rus, e që kryesisht janë çeçen dhe musliman të Rusisë, pastaj minoritete të tjera të Rusisë aziatike të racës kineze etj.
Madje tashmë disa raste janë publikuar ku edhe forcat çeçene janë tradhëtuar qëllimisht nga FSB-ja ruse, mes tyre rasti më i rëndë ai në Buça afër Kievit, e që tërë njësia çeçene u eliminu nga forcat ukrainase. Pastaj përdorimin e grupeve çeçene dhe muslimane të Rusisë, për të kryer aksione speciale si kundër presidentit të Ukrainës, kundër kryeqytetit të Ukrainës apo sulme diversive-sabotuse në mbrapavijë të thellë të kundërshtarit( Ukrainës); duke i future në pikat më të rrezikshme etj, kryesisht për dy qëllime: arritjen e objektivave ushtarake strategjike a taktike të rëndësishme dhe në mbrapavijë asgjësimin e minoritetit çeçen e musliman në Rusi.
Pos kësaj shohim shumë video-incizime të të kapurve rob, që deklarojnë që janë rekrut, që janë përdorë “mish për top” e që shumica deklarojnë që gjatë muajit të manovrave ushtarake të Rusisë, para fillimit të agresionit, i ishin ndaluar gjitha rrjetet sociale dhe qasja në telefona celular dhe medie, si dhe i ishin ndaluar kontaktet me familjarët e tyre, e pastaj ishin dezinformu për gjoja sulmin ukrainas kundër Rusisë apo kundër rusëve në Ukrainë a Ukrainën lindore, apo që të shkonin pas kolonës ushtarake etj.
Duke pasur parasysh jo vetëm këto raste, por edhe keqpërdorimin madje edhe detyrimin e minoriteteve në të kaluarën që të përfshihen në luftëra, mund të kuptohet lehtësisht që kjo bëhet e qëllimshme. Prandaj Terror-rusia pos që është duke kryer agresion, terror kundër popullatës civile ukrainase dhe krime lufte, ajo njëkohësisht është duke kryer edhe:
- Përdorimin e minoriteteve për qëllime eksansioniste të Rusisë;
- Përdorimin e Luftëtarëve të huaj Terrorist nga ana e Rusisë dhe
- Spastrim etnik ndaj minoriteteve në Rusi.
- Përdorimin e minoriteteve për qëllime eksansioniste të Rusisë gjatë historisë
Rusia duke qenë se është ndër vendet e pakta në botë, që ka më së shumti minoritete, etni etj, është e kuptueshme që historikisht ka patur probleme.[1] Rekrutimi i detyruar ushtarak-përdorimi i pakicave etnike a fetare, pra edhe i hebrenjëve në kuadër të forcave ushtarake ruse, edhe gjatë Luftës së I dhe II Botërore, ashtu edhe më parë, është formë e paramenduar për t’i shfarosë në luftëra të huaja; për t’i asimilu; për t’i përdorë për qëllimet e saj ushtarake etj, daton që nga koha e Carit Nikolla I. Fëmijët e pakicave etnike dhe fetare, pra fëmijët e gjithë jorusëve, ishin shënjestër e planit të tillë, p.sh: fëmijët katolik polak, fëmijët hebrenj, etj, e të cilët rekrutoheshin nga mosha 8 deri 13 vjeç, gjë që dallonte nga rekrutimi i fëmijëve rus që ishte nga mosha 18 vjeçare.[2] Rekrutimi i dhunshëm i rekrutëve nënmoshë, nga popullatat indigjene( pakicat etnike), të besimeve jo-ortodokse ruse, romëve si dhe nga vagabondët,[3] u apliku që nga viti 1805.
Në vitin 1825, Car Nikolla I, rekrutoi të gjithë meshkujt hebrej prej moshës 12 vjeçare,[4] shumica e të cilëve ishin kidnapuar nga “khapers-sët”[5] e që u dërguan “mish për top”[6] në vija të frontit,[7] derisa i ndalohej të bëheshin oficer.[8] Dekreti i 26 gushtit 1827, i obligonte në shërbim ushtarak, mes moshës 12 deri 25 vjeçare, dhe atë nga 4 rekrut( gjegjësisht 10 rekrut)[9] për 1000 banorë,[10] e që në realitet kishte edhe rekrutime fëmijësh 8 dhe 9 vjeçar.[11] Kuota të tilla aplikoheshin për gjitha pakicat. Në kohën e mbretërimit të Nikollës së I të Rusisë, numri i kantonistëve( nxënsëve ushtarak), arriti në 36.000, të cilët përgatiteshin për artiler, inxhinjier, kartograf, madje të tillët bëheshin edhe zyrtarë administrativ të shtetit, artizan, tregëtar etj.[12]
Ndërsa pas vitit 1842 Car Nikolla I, në formë më të organizuar, përmes komandantëve të njësive, priftave ortodoks rus, përmes propagandimit dhe ofrimit të shpërblimeve për të pagëzuarit.[13] Këta fëmijë shkolloheshin për 6 vite në shkolla ushtarake, pagëzoheshin nga kisha ortodokse ruse,[14] si ortodoks rus( siç thuhet bëheshin rus të mirë)[15] dhe pas mbarimit të shkollimit, shërbenin si ushtar për 25 vjet, pasi kishte mbushur 18 vjeç,[16] e kjo ishte edhe formë e asimilimit të fëmijëve të pakicave, pasiqë gjatë gjithë kësaj kohe, fëmijët nuk kishin asnjë kontakt me familjen.[17] Gjatë vitit 1827 deri 1840, prej 15.050 fëmijëve kantonist, 1/3 ishin konvertuar, ndërsa 9.772 kishin ruajtur hebraizmin[18]-e njejta ngjante edhe me pakicat tjera fetare. Vetëm fëmijë hebrenj në mes viteve 1827-1854, ishin rekrutuar rreth 50.000 fëmijë,[19] këta dallonin nga të rekrutuarit ushtar të rritur hebrenj.[20]
Fëmijët bonjak, fëmijët ilegjitim të lindur në gratë e ushtarëve( kantonistët nëse martoheshin dhe kishin fëmijë, ata ishin pronë e shtetit, që ishin të destinuar të ndjeknin shkollën e njejtë si babai i tyre)[21] dhe fëmijët e vejushave, fëmijët e të varfërve shpejt u bënë targeti kryesorë i rekrutimit, derisa fëmijët e rabinëve dhe të pasurve filluan të paguanin për t’i shpëtu rekrutimit të tillë.[22] Bërjen e listave të rekrutëve binte mbi Kahal-ët, që pas vitit 1827,[23] të cilët angazhuan khapersët( rrëmbyesit e fëmijëve hebrenjë për rekrutim), që ishin nga komuniteti të përzgjedhur si njerëz që ishin mashtrues, që joshnin fëmijët me gënjeshtra dhe rrëmbim.[24]
E njejta u përsërit edhe në luftën e Krimes të vitit 1853-1856 madje duke u shtu dukuria e tillë,[25] duke u apliku ndaj të gjithë pakicave etnike dhe fetare, duke u katërfishu kuota e rekrutimit të fëmijëve hebrenj dhe fëmijëve jorus, shkaku i së cilës më shumë u shtu nevoja e khapersëve, që sidomos në vitet 1852-1855, rrëmbenin fëmijët e gjitha moshave, gjitha statuseve, madje edhe vëllezërit e të rrëmbyerëve.[26]
Pas vitit 1856, thuhet që është ndërprerë kjo, por që në fakt vazhdoi në numër më të ulët, gjegjësisht në çdo vit nga 1500 fëmijë rekrut dërgoheshin, derisa në fund të shekullit XIX, kjo kuotë u rritë për 5 deri 6 herë, derisa ekzistimi i ushtarëve hebrenjë fëmijë, regjistrohet deri në vitin 1917.[27] Cari Alexander II, më 1874 nxori Statutin e përgjithshëm për detyrat ushtarake, në të cilën barazoheshin të gjithë rekrutët padallim race, etnie, feje, mirëpo shpejt pas saj u aprovuan edhe disa amendamente speciale që sërish pakicat etnike, fetare i diferenconte,[28] gjë që bëri të vazhdonte prapë kantonizmi. Rusia edhe në Luftën me Japoninë në vitin 1904-1905, i joshte pakicat etnike a fetare, mes tyre edhe hebrenjët që të shkonin në luftë, në këmbim të ndonjë të drejte, në këtë rast hebrenjëve i jepej e drejta që të dilte për banim jasht vendbanimeve hebreje( Pale-ve).[29] Në vitet e mbretërimit të Alexander II, 1855-1881, më përdhuni filloi krishterizimi-rusifikimi i kantonistëve.[30]
Në mes viteve 1874 deri 1914, më konkretisht në vitin 1907, në ushtrinë ruse, ishin 5 % e ushtarëve hebrenj, derisa numri i popullatës hebreje ishte 4% në nivel vendi.[31] Hebrenjët, ashtu edhe pakicat të tjera kombëtare e fetare, në Rusinë e viteve 1874 e më pas, shërbenin kryesisht në 90% të rasteve në pozicione luftimi; 75% në njësi këmbësorike; mes 7-20% në artileri dhe 2-4 % në kalorësi, kurse më pas në vitet 1900, dramatikisht bie numri i hebrenjëve a pakicave tjera në artileri vetëm në 4-6 %.[32] Rënija dramatike e pjestarëve të pakicave pra edhe hebrenjëve në artileri, është e shpjegueshme vetëvetiu, sepse në këtë periudhë u zhvilluan armë artilerike që gjuanin në distanca të mëdha, gjë që shumë pak rrezikohej jeta e artilerit nga luftimi direkt. Gjatë vitit 1911-1912 do pasigurohet pozita e pakicave, mes tyre edhe e hebrenjëve në ushtrinë ruse, mirëpo prapë u përdorën pakicat si “mish për top” për luftërat ruse.
Përfshirjen e fëmijëve jorus, në luftërat ruse, si ajo e Krimes, Luftërat ruso-turke, luftën ruso-japoneze, por edhe më vonë luftërat tjera si ajo e I dhe e II Botërore, luftën civile ruse etj, në vazhdimësi mund ta kuptojmë edhe nga numri i viktimave sipas përkatësisë kombëtare a fetare, p.sh: guri përkujtimorë hebre në Krime; gravimi i emrave hebrenjë, në kapelën e Plevnës; dekorimet etj.[33] Derisa për shumë grupe etnike a minoritete të tjera, nuk mbetën as të dhëna përkujtimore a historike.
Në Luftën e I Botërore më shumë se 400.000 hebrenj ishin mobilizuar, prej tyre 80.000 në vijën e parë të frontit, përkundër kësaj në çdo rast kur pësonte disfatë ushtria ruse, komandantët e saj shpërthenin akuza kundër popullatës hebreje, duke i akuzuar për tradhëti dhe spijunazh tek Gjermanët, e për të cilat pësonin dënimet masive me shpërngulje të popullësisë hebreje në drejtim të vijave të frontit( që të shfarosen në luftë), si rasti më tragjik përmendet ai i Courland dhe Lituanisë veriore më 1915.[34] E njejta praktikë, mund të shihet lehtësisht edhe nga shifrat e viktimave ushtarake dhe civile, por edhe nga burime që në mënyrë implicite a eksplicite e theksojnë, që është aplikuar ndaj gjithë jorusëve, në Luftën e I dhe të II Botërore, në luftën civile ruse etj.
Madje vendosja në afërsi të vijave të fronit të popullësive të caktuara kryesisht pakicave etnike dhe fetare, vazhdimisht ishte politikë perfide ruse, e tillë ndodhi edhe gjatë Luftës së II Botërore me hebrenjët,[35] të njejtën Lenini kishte bërë gjatë kohës së tij.[36] Derisa në luftërat e vendeve tjera, shohim që pakicat etnike, kombet tjera a njerëz të feve tjera në numër më të vogël i janë bashkuar atyre luftërave. Edhe pse nuk thuhet në shumicën e rasteve por kjo kuptohet që ishte e qëllimshme, që për interesa ekspansioniste ruse dhe për interese shoveniste të spastrimit etnik të popullatave joruse, të rekrutoheshin më shumë jorusët në kuadër të ushtrive ruse, nën parullat mashtruese të “bashkim-vllaznimit”, “ komunizmit dhe socializmit” etj.
P.sh:rekrutimi i 200.000 hebrenjëve në forcat e Bashkimin Sovjetik e që 40% e të gjithëve që morën pjesë në luftë u vranë ose u kapën robë gjatë Luftës së II Botërore.[37] Gjatë Luftës së II Botërore, vlerësohet që më shumë se 2 milion hebrenj sovjetik u vranë, kurse në Ushtrinë e Kuqe ishin rreth 500.000 ushtar hebrenj derisa rreth 200.000 u vranë,[38] rreth 160.000 u dekoruan, e qindëra arritën në rangun e gjeneralëve, mbi 150 u nderuan si Heronjë të Bashkimit Sovjetik.[39]
Të vrarët jo-rusë si ushtar në Luftën e II Botërore, e që u përfshinë në listën e të vrarëve si ushtar rus. | ||
1 | Hebrenjë | Rreth 200.000 hebrej shërbyen në forcat e Bashkimin Sovjetik e që 40% u vranë ose u kapën robë.[40] |
2 | Tatarët | më shumë se 350.000 të vrarë.[41] |
3 | Bashkirsët | rreth 300.000 të vrarë.[42] |
4 | Mordovasit | rreth 130.000 të vrarë. |
5 | Çuvashët(Chuvashes) | rreth 106.470 të vrarë.[43] |
6 | Turkmenët | prej 1.25 milion banorë, 700.000 të vrarë si ushtarë[44] |
7 | Republika Jakutia( Yakutia) | 37.965 banorë, 64.74% e tyre vdiqën,[45] |
Tabela 1. Të vrarët jo-rusë si ushtar në Luftën e II Botërore, e që u përfshinë në listën e të vrarëve si ushtar rus.
Kopjues perfekt të praktikave të luftërave të Rusisë si gjatë Luftës së I dhe II Botërore, ashtu edhe regjimit Stalinist, ishte Jugosllavia, e cila i aplikoi ndaj gjithë joserbëve e veçmas ndaj Shqiptarëve.
Më: 19.03.2022
Skender Jashari – i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] https://minorityrights.org/country/russian-federation/ (10.04.2018).Rusia edhe në 2010 kishte:193 grupe etnike, shumica e kanë besimin ortodoks rus, 16.4 milion janë musliman, gjuha ruse flitet nga 99.49%, kurse ka edhe 277 gjuhë të minoriteteve, ka 21 republika etnike, minoritetet janë: Sakha, Komi-permyaks, çeçenët, çukçi, çuvashët, kozakët, darginsët, dolganët, evenkët, hebrenjët, ingushët, kabardët dhe balkarët, kamukët, karaçay dhe çerkezët, karelianët, khakasët, khatsë dhe mansit, komit, koryakët, kumyksët, lezginët, mari, mesketianët ose mesketianët turk, mordovasët, nenetsët, nogaj, osetianët, romët, gjermanët e volgës ose rus, tatarët, tuvanët, udmurtët, ukrainasit, belorusët dhe kazakët, jakutët, adygejët, altajët, avarët, bashkirët, burjatët.
[2] https://yivoencyclopedia.org/article.aspx/Military_Service_in_Russia (10.04.2018).
[3] Njerëzit e pastrehë, endacak, lypësarë etj.
[4] https://www.jewishvirtuallibrary.org/russia-virtual-jewish-history-tour (10.04.2018).
[5] Po aty
[6] http://tjpnews.com/lone-stars-of-david-%E2%80%98the-immigrant%E2%80%99-from-czarist-russia-to-small-town-texas/ (10.04.2018).
[7] https://yivoencyclopedia.org/article.aspx/Military_Service_in_Russia (10.04.2018).
[8] https://www.jewishvirtuallibrary.org/russia-virtual-jewish-history-tour (10.04.2018).
[9] https://academic.oup.com/mj/article-abstract/13/3/277/1012571?redirectedFrom=fulltext (10.04.2018).
[10] Shpejt kjo u tjetërsu, duke apliku forma kriminale, gjegjësisht rrëmbimin e fëmijëve për të rekrutuar në ushtri.
[11] The World of Hasidism: Harry M. Rabinowicz, 1970, Hartmore House, London, faqe 132
[12] https://yivoencyclopedia.org/article.aspx/Military_Service_in_Russia (10.04.2018).
[13] Po aty.
[14] https://www.arcgis.com/apps/MapJournal/index.html?appid=0cf0e06064b24fa399cb691eda468e23 ; https://yivoencyclopedia.org/article.aspx/Military_Service_in_Russia (10.04.2018).
[15] https://academic.oup.com/mj/article-abstract/13/3/277/1012571?redirectedFrom=fulltext (10.04.2018).
[16] Po aty.
[17] https://yivoencyclopedia.org/article.aspx/Military_Service_in_Russia (10.04.2018).
[18] Po aty.
[19] https://academic.oup.com/mj/article-abstract/13/3/277/1012571?redirectedFrom=fulltext (10.04.2018).
[20] https://yivoencyclopedia.org/article.aspx/Military_Service_in_Russia (10.04.2018).
[21] Po aty.
[22] https://academic.oup.com/mj/article-abstract/13/3/277/1012571?redirectedFrom=fulltext; https://yivoencyclopedia.org/article.aspx/Military_Service_in_Russia (10.04.2018).
[23] https://yivoencyclopedia.org/article.aspx/Military_Service_in_Russia (10.04.2018).
[24] https://academic.oup.com/mj/article-abstract/13/3/277/1012571?redirectedFrom=fulltext (10.04.2018).
[25] https://www.jewishvirtuallibrary.org/russia-virtual-jewish-history-tour (10.04.2018).
[26] https://yivoencyclopedia.org/article.aspx/Military_Service_in_Russia (10.04.2018).[27] https://yivoencyclopedia.org/article.aspx/Military_Service_in_Russia (10.04.2018).
[28] Po aty.
[29] Po aty.
[30] Po aty.
[31] Po aty.
[32] Po aty.
[33] Po aty.
[34] https://www.jewishvirtuallibrary.org/russia-virtual-jewish-history-tour (10.04.2018).
[35] https://www.jewishvirtuallibrary.org/russia-virtual-jewish-history-tour(10.04.2018).
[36] Time of darkness, Alexander Nikolaevich Yakovlev, Moscow, 2003, faqe 207.
[37] https://www.yadvashem.org/yv/ru/pdf/yad_vashem_studies/arad_2.pdf (10.04.2018).
[38] https://www.nytimes.com/2015/05/10/nyregion/medals-and-memories-for-jewish-world-war-ii-veterans-from-russia.html ; http://www.archives.mod.gov.il/sites/English/Exhibitions/The_Jewish_Combatant_Collection/Pages/Jewish-soldiers-in-the-Russian-Army.aspx (10.04.2018).
[39] https://www.yadvashem.org/yv/en/holocaust/about/07/jewish_soldiers.asp ; http://www.archives.mod.gov.il/sites/English/Exhibitions/The_Jewish_Combatant_Collection/Pages/Questions-and-answers.aspx(10.04.2018) ; A Trail of Gold; By PHILLIP LEMKIN, 2018, faqe 361.
[40] https://www.yadvashem.org/yv/ru/pdf/yad_vashem_studies/arad_2.pdf (10.04.2018).
[41] https://www.sovsekretno.ru/articles/zhguchaya-pamyat/ (10.04.2018).
[42] http://bashmemorial.narod.ru/VOV.html (10.04.2018).
[43] https://www.sovsekretno.ru/articles/zhguchaya-pamyat/(10.04.2018).
[44] https://aif.ru/society/history/33552 ; https://ipne.ws/politics/politika/40v-turkmenii-reshili-otkazatsya-ot-velikoj-otechestvennoj-vojny/ ; https://hvylya.net/news/digest/v-turkmenii-reshili-otkazatsja-ot-velikoj-otechestvennoj-vojny.html(10.04.2018).
[45] https://sakhapress.ru/archives/73083 ; http://ilin-yakutsk.narod.ru/2010-12/34.htm ; https://web.archive.org/web/20131018182120/http://i.aldanlib.ru/portal/page0029.htm (10.04.2018).