Nga: Binak MAXHARRAJ
/Si ranë në kurthin e Serbisë shtetet me te fuqishme te BE si Gjermania, Franca dhe Italia/
/Për Kosovën vlenë vetëm kjo: ”të bashkuar ose te mbaruar, kjo është çështja – te jeshë ose te mos jeshë”/
Kanë kaluar gadi 100 vjet kur Gjergj Fishta u kendonte kengë fantazmave te Evropes te cilat te bashkuar me fantazmat slavo-ruse i zaponin.i ndanin trojet shqiptare. Në vjershat e tij e emertonte Evropën si: ”Uh, Evropë, ti kurva e motit, qe i re mohit, besës së zotit… me i nda tokat e Shqypnisë…”
Por edhe pas këtyre shumë viteve nga ajo kohë Evropa nuk ka ndryshuar gadi fare kur janë ne pyetje shqiptarët. Vitet e fundit sikur janë kethyer përseri fantazmat e dikurshme të cilat bashkohën me armiqet e shqiptarve me serbet e ardhur nga malet e Karpateve te cilët prenë e grinë, bënë gjenocid të paparaprë mbi popullin shqiptar, duke e deportuar dhe ndarë ne disa shtete.
Por sot edhe pas kaq shumë viteve kur Kosova po e përjeton transicionin tejet te zgjatur pas çlirimit nepër Evropë po fluturojnë fantazmat e dikurshme te cilat sikur prapë e kanë lidhë fatin e Kosovës me Serbin për qellimet e sajë glaberuese. Sot Evropa ne vend se te denoj dhe sanksionoj Serbin për veprimet e saje fashizoide kundër Kosovës te cilën edhe e sulmon përmes kriminelve dhe bandave kriminele, manipulojnë dhe mashtrojnë për pozitën e serbeve, kur ajo e pengon Kosovën në rrugetimin e sajë shtetndertues, Evropa ate e ledhaton,e përqafon ne sticlin”hajtë bacë grahi se mirë e ke”, kurse Kosovën e ndrydhë e skanksionon vetem duke ia bërë qejfin Serbisë, por as Amerika mike e vertetë e cila edhe e çliroi Kosovën sikur po i ndihmon Evropes ne denigrimin e Kosoves. Qe te dyja këto e bëjnë këtë “masakër” kundër Kosovës përmes emisarve te tyre pro serb si: Borell, Lajçak, Matteiev, Grenell, Eskobar, Hill e shumë te tjerë, të cilet ne dialogun e padrejt midis Kosovës dhe Serbisë e mbeshtesin Serbin ne kërkesat e saj qe për bazë kanë coptimin e teritorit te Kosovës për mes veriut te sajë.
Kur bisedat e tmershme ndermjet liderve te Kosoves dhe Serbisë për ndarjën dhe copetimin e Kosovës nuk paten sukses tashti BE dhe SHBA e kanë lidhë qykën rrethe kërkesesë për Asociacionin një etnike serb e cila edhe ashtu ne një te ardhme qonë jo ne qetesimin e “situares serbe” por edhe ne acarimin e kesaj situate, qe BE dhe SHBA tani për tani nuk po e kuptojnë, apo nuk po donë të kuptojnë, sepse po tutën nga Serbia qe po e kapërcen gardhin kah Rusia, anipse është e qartë se Serbia tani me e ka kapërcye këtë gardh dhe de facto gjendet ne anën e Rusisë sepse janë te një gjaku dhe feje,sespe Serbia është femijë i Rusisë e cila nuk guxon te ndihet nga ajo. Pos kesaj Serbia ia solli edhe Kinën ne trollin e Evropes lideri i se cilkës këto ditë e vizitoi Serbinë.
Janë te turpshme turbulencat e liderve te BE kur ne vend se ti dalin zot Kosovës qe ajo te anetaresohet ne organizatat ndërkombetare sipas shumë marveshjeve te saj, ajo këto ditë doli kundër qendrimeve te sajë, iu bashku fushates lobuese fashizoide te Serbisë qe Kosova mos te pranohet ne KiE, anipse me 2/3 e kishte marrë miratimin nga Asambleje e KiE e përberë nga 46 shteve te Evropes.
Kjo u pa me 16 dhe 17 maj 2024 kur Kosova u turperua e tregoj dyftyrësin e sajë duke e mos futur ne angjenten e sajë në Komitetin për punet e jashte te KiE për pranimin definitiv te Kosovës sipas rekomandimit të Asamblesë te KiE. Këtë e beri sespe tri shtetet me te fuqishme te Evropes Franca, Italia dhe Gjermania ranë në kurthin e Serbisë,te ndikuar nga fushata lobiste e Serbisë fashiste qe kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës,duke e nxjerrë si kushtë shtesë se Kosova nuk mund te pranohet në KiE pa levizë me Asociacionin një etnik serb anipse nuk ishte si kusht me parë.,kurse heshtin kur Serbia nuk i pranin fare marevshjet po te kësaj Evrope siç është Marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit.
Shtimi i Asociacionit si kushtë për pranim te Kosovës nga Komiteti me jasht i KiE u bë si ne filmat horror. Këtu fuqishëm u përzi një antishqiptar dhe proserb Edi Kristaq Rama për te cilin Serbia është mbi te gjitha e jo Kosova te cilën e dinigron, e përçmon dhe e nençmon e urren deri ne palcë sipas kërkeses se “vellaut” të ti Aleksandëer Vuçiq. Skenari ishte i qartë kjo ka lidhje me lobimin e Serbisë qe me asnjë kusht të mos ndodhë anëtaresimi i Kosovës ne KiE.Se pari, Vuçiq shkoi në Francë mikja shekullore e Serbisë, atje qellimshëm u takua me presidentin e saj Emmanuel Marcon, i cili kërkoj qe Kosovës t’i vihet si kusht për pranim edhe Asociacioni një etnik serb, i cili de facto nuk qendrone asnjëherë si kushtë. Pas disa oresh, ashtu siç ishin marrë vesh,Marcon e pranon ne zyre edhe “vellaun” e Vuçiqit Edi Ramën si dy miq qe me shumë merren me punet e mbrapështa se te mbara. Edi Rama, pa një pa dy, ia beri me dije se duhet plotesohet kërkesa e Vuçiqit qe Asociacioni te futet si kusht i ri.
Dhe Marcon i ra ziles bash si korieri i një shkolle fillore. Rufeshëm ua bëri me dije edhe dy liderve te dy shteteve te fuqishme Georgia Melonit te Italis dhe kancelarit Olaf Scholz. Pra, qe të tria këto shtetet ishin te parat qe e kishin njihtë pavaresinë e Kosovës, kurse tashti sikur po ia kethejnë shpinën kosoves për hater te Serbis vrastare dhe gjenocidiale ndaj shqiptarve.Më kryeministrën e Italisë nuk pati ndonjë rezistencë pasiqe ajo njihet si nje mike e Edi Ramës,i cili lobonte ne emer te Sërbisë për futjeën e Asociacionit si kusht për pranim ne KiE.Por si ndodhi qe kancelari Olaf Scholz i Gjermanisë gjithënjë mike e Kosoves aq lehtë te bie ne “kurthin” e Serbisë qe Kosoves t’i vihet si kushtë edhe Asociacioni një etnik serb. A mos është kjo një ligesi momentale e kancelarit, apo një qllim për veprim.
Kjo është e papritshme nga Scholz kancelar i një shteti me te fuqishëm te Evripes e cila ishte në krah te Kosoves sa ishte në pushtet kancelarja Angela Markel e cila ajo dhe vetem ajo e pengojë ndarjën e Kosovës kur negocohej midis Vuçiqit dhe Thaqit. Pse Scholz e ulë aq posht autoritetin dhe krenarin e Gjermanisë për hirë te Serbisë vrastare dhe gjenocidiale me te cilën luftoi për çlirimin e Kosovës. Pse Scholz sot nuk e ka as qerekun e fuqisë dhe autoritetit e Angela Merkel si me e fuqishmja ne Evropë qe kudo i shkonte fjala, etj. Pra, qe tri këto shtete me te fuqishme te Evropes u bën qorbë e Serbisë duke e dhënë alarmin qe Kosova nuk mund te anëtaresohet ne KiE pa levizë me Aspciacionin një etnik serb.
Dhe kështu ndodhë kur flajin dhe vejnë kushte te medhenjet e Evropes ndaj Kosoves se vogël e te pa fuqishme. Kosova u hoq nga agjenda e Komitetit për punë te jashtme te KiE, për shkak te futjes se Asociacionit si kusht.Bile kjo treshe e BE i dergoi edhe një shkresë, leter kryeministrit te Kosovës Albin Kurtit si një qortim.Ky është skandal sui generis, dhe mjerimi por edhe dyftyresia e Evropes, e cila nuk ka ndryshuar aspak nga koha e Gjergj Fishtes duke e denigruar shtetndertimin e Kosovës për hater te vrasësit te sajë Serbisë.
Dhe Kosova është tani këtu dhe kështu siç është me Asociacionin si barrë të rendë si nje thikë pas shpine qe ne vitin 2013 dhe 2015 ia futen vetë lideret e Kosovës duke ia lnë si kopil para derës qeverisë se Kurtit qe te mrret me te,sipse ata nuk e paten as guximin e as kurajon qe nga viti 2013 te merren me te. Pse u moren me futjën e Asociacionit në marveshjën e 2013 kur për këtë nuk i nguti askush dhe te cilin mund ta refuzonin lirshëm sespe ateherl ishte vetem si kërkesës e Serbisë. Por këtë nuk e bënë,kurse Kosova qe 12 vite po ballafaqohën me ferrin e qujatur Asociacion ku i kanë renë mbi shpin shumë emisar pro serb si: Borell, Lajçak, Grenell e sidomos me i zeshmi është Escobar pro serb i cili edhe bën presion dhe e dinigron qeverin dhe kryeministrin Kurti qe Asociacioni te themelohet me çdo kusht.
Nuk ka dielma se Asociacioni një etnik serb e prishë multienicitetit e Kosovës. Nuk ka dielema qe tash 12 vite Aslociacioni është bërë moll sherri midis Kosoves dhe Serbisë. Deri me tani janë afruar disa Asociacione për serbet një etnik te gjitha te njëanshme te mbushura me kompetenca jashtë kushtetuese qe e demtojnë shtetndertimin e Kosovës. Mu për këtë arësye qeveria e Kosovës ka hezitzar qe ta themeloj sespe te gjitha këto asociacine e demtojnë sovranitetin e Kosovës, por për Serbin dhe bashkesinë ndërkombetare e sidomos për emisaret pro serb ne dialog qenka njesoi se me çfarë kompetenca punon ky asociacion. E sipas mendimit tim Asociacioni asociacion është një thikë me dy teha,ështe atakt ne sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, nga se Serbisë nuk i ka, mbetë deri te pozita sociale e serbe ata i ka vetem për manipulim për interesa me te medha te Serbisë siç është territori veriu i Kosovës te cilin tenton ta marr qoftë edhe me dhunë,ose me luftë.
Kjo u tentu edhe me 25 shtator 2023 kur Serbia përmes kriminelve dhe bandave kriminele e sulmuan Kosovën por deshtoi, e tani te njejtin po tentojnë përseri me urdhin e qeverisë Serbe ne vend së te arrestohet.Pranej,presioni edhe i ndërkombetarve qe ti bashkohet Serbisë për pengimin e Kosovës qe te anëtarsohet ne organizmat ndërkombetar siç është KiE është i pa pranushëm aq me shumë kur Asociacioni nuk ka lidhje me kriteretr për pranim ne KiE, por i takon dialogut qe hala po vazhdon qe 12 vitepa ndonjë sukses.
Kosova Asociacionin nuk duhet te kaloi edhe me kushtin qe të mos pranohet ne KiE.ne mos sot behet neser,kurse Asociacioni është thikë pas shpine për Kosovë e cila ngadal depërton deri ne zemrën e saj.