POETI REBEL

0
158
Mitro Çela

Mitro Çela

Tre miq të Eseninit: Lasgushi, Dritëroi dhe Kadareja

1.

Dritëroi

Tre vjet në Berat. 1979-‘82.
Gazetar i “ZP”.

Një ditë më mori në telefon Dritëro Agolli:
…Allo!… Do vimë nesër në Berat me Niko Nikollën. Kemi ca punë. Ti ke një detyrë të lartë shumë:
– Duam të shohim një fshat të Beratit.
Mora në telefon Vasil Kustën, kryetar i kooperativës në Lapardha.
– Ngjarje e madhe! -, tha kryetari. – Do shkojmë në Balibardhë!

Fshat i bukur, siç e do Dritëroi. Do bëjmë konak tek mësuesi i letërsisë. Ai bën edhe vjersha.
Me Dritëronë kishim punuar së bashku dy vjet në gazetë. Me Niko Nikollën ishim komshinj.
Të dy miqtë mbritën në Berat.
Nga pasditja u nisëm. Në Lapardha na priste kryetari. Mbritëm në fshat.
Mësuesi sa ishte martuar. Kishte një shtëpi mes pemëve.
Zumë vend rreth tavolinës. Në mes një gjel deti i pjekur për merak në furrë.

Raki. Turshi. Gjizë. Djathë. Qep. Hudhra.
– Një shëndet për zotin e shtëpisë, – tha Niko. – Rakinë e paske ballë kazani.
Nisi humori. I hollë. Tha Dritëroi:
– Poeti duhet të ketë një drasë mangut…
– Dy drasa, – tha Niko. – Me një drasë mangut bën bejte. Si “Ky kanal i Myzeqesë”?!
Poeti i vërtetë duhet të jetë në prag të marrëzisë. Të pijë. Të bëhet thumb… Kështu i vjen muza?!

Dritëroi nisi të recitojë:

Trandafila kam parë plotë\
Po veç një unë njoh mbi dhe\
S’krahësohet gjë në botë\
Me të shtrenjtën\ Shagane.

– E ka bërë Esenini. Poeti lirik më i madh i Rusisë.
Dy vitet e fundit pinte drogë. Vodka pa doganë.
Kishte stres.
Makthe.
Pikërisht në këto kohë shkroi poezitë më të bukura! – Tha Dritëroi.
Kemi edhe ne Esenin tonë: Lasgush Poradeci!

2.

Lasgushi

– Më erdhi një ditë Lasgushi në zyrë. – Tha Dritëroi. – Dua një sahat tavoline.
– Pse?
– E kisha një. Më humbi! E mbaja në xhep. Vija zilen dhe shihja orën.
– Pas një viti shkuam në Pogradec me Sadien. Në mbrëmje u ulëm tek turizmi i vjetër. Para nesh kaloi një burrë i vjetër. Për dore – një kone. U dëgjua një zile. Burri ndaloi. Nxorri sahatin nga xhepi dhe tha:
– Pusho moj e flamosur?!
– Është Lasgush Poradeci, i thashë Sadies!
– Sillej si i marrë. Por si Lasgushi, kombet, lindin një herë në 100 vjet! – Tha Niko Nikolla, që ishte nga Pogradeci. –
Fletëm në shtëpi e mësuesit në Balibardhe. Në mëngjes, duke pirë kafe turke, Dritëroi nisi të tregoi për Eseninin:

3.

Esenini

– Lindi në katund.
Si unë në Devoll.
E edukoi gjyshi. 9 vjeç botoi poezinë e parë.
I varfër, 15 vjeç shkoi në Shën Petërsburg.
Punonte korektor në gazetë.
Në vitin 1913, u regjistrua si i jashtëm në universitet.

Po atë vit u martua. Bëri një djalë. Baba-fëmijë: – 17 vjeç!
– Në vitin 1916 botoi librin e parë me poezi. Brënda javës u bë poeti më i famshëm i Rusisë.
– Po atë vit u bë dishepull i Leninit. Por një vit më vonë bëri një pamflet:
– Tetori i ashpër – më zhgënjeu?!
– Esenini u martua me pesë gra. Bëri katër fëmijë.
Por ishte bioseks: kishte edhe një djalë të dashur.
– Nga gratë më e famëshme ishte: Isadora Dunkan.

4.

Balerina.

– Kishte lindur në Amerikë. Kishte dy fëmijë. U bë balerinë. U bë aqë e njohur sa quhet: ”Nëna e baletit modern”.
Kërceu në San Fransisko. Në Berlin. Në Londër.
Shkoi në Paris në vitin 1917. Bashkë me fëmijët.

Një aksident me makinë dhe fëmijët u mbytën në Senë?!
– Tragjedi.
U marros.
U sëmur.
U trishtua.
Harroi baletin?!
– Në atë mot, vëllai i balerinës jetonte në Korfuz.
E ftoi Isadorën. Ajo pranoi.
– Në një reportazh, ajo shkruan:
– Kam jetuar dy muaj edhe në Santa Quaranta (Sarandë).
Plazhe të virgjëra.
Njerëzit të dashur.
– Ishte “dashuruar” me Leninin.

Në vitin 1921 shkoi në Moskë. Hapi një shkollë baleti.
– U njoh me Eseninin.
U dashurua.
U martuan.
Shkuan bashkë në Amerikë.
Ajo kërcente.
Ai recitonte poezitë e tij.
Shtypi amerikan e akuzoi:
“Isadora! Ti je revolucionare”.
Ajo u përgjigj:”
Të gjithë artistët janë me Leninin!”
– Qeveria amerikane e përzuri. E ndaloi të kthehej për gjithmonë në Amerikë.
– U kthyen në Moskë. Pas një viti u nda me Eseninin.
– Isabela pati një fund tragjik.

La Moskën dhe shkoi në Paris.
Njohu një djalë. Ai kishte një makinë sportive: Bugati. E hapur.
– Një ditë hipi në makinë. Qëndroi në këmbë.
Rreth qafës mbante një shall mëndafshi.
U nis makina.
Shalli u kap tek një nga rrotat e makinës…
Dhe Isabela u mbyt!

Pas vdekjes së fëmijëve, ajo e kërkonte vdekjen?!
– Mitro! Na zuri dreka! Një herë tjetër flasim për Eseninin!
U ktheva në zyrë. Hodha në bllok tregimin e Dritëroit.
Vjershën e gjeta: ishte përkthyer në shqip!

5.

Kadare.

Në shkurt të vitit 1992, shkuam në Paris. Do bënim marrëveshje mes “Lë Figaro” dhe gazetës “RD” .
Në delegacion ishte Berisha kryetar i Partisë Demokratike.
Unë si kryeredaktor. Zëvëndësi im Filip Çakuli etj.
Sipas programit, kishim mëngjes pune me Ismail Kadarenë.
U ulëm në një restorant të njohur. Në një moment. Klientët u ngritën në këmbë duke thënë:
– Erdhi Mishel Platini!
– Sot Platinia adhurohet më shumë se artistët e kinemasë, – tha kamarieri.

Pasi folëm për politikën dhe u largua Doktori, Kadareja më pyeti:
– Jam marrë me një esse për Lasgush Poradecin. E ke takuar?
– Disa vite më parë isha në Pogradec me Teodor Kekon. E përshëndetë kur shëtiste me konen! Kaq!
– Unë me Helenën i shkonim në shtëpi.
Veç Helenës, në shtëpi hynte një femër tjetër:
Ana Luka.
Shkodrane.
Martuar në Pogradec. Femër e rrallë. Shumër zgjuar.

I vdiq burri. Para se të shkonte në Shkodër ka marrë “thesare” nga bisedat me poetin?!
– Një pasdite Lasgushi më tha se po përkthente disa poezi nga Esenini. Të pëlqen? – Më pyeti poeti?
– E adhuroj! Po ti Mitro e lexon Eseninin?
– Pak. Më ka folur Dritëroi.
– Esenini lindi në vitin 1895. – Tha Ismaili. – Vdiq në vitin 1925.
Për 9 vjet, ka botuar 23 libra.
– Librat e tij, në fillim i ndaloi Buharini. Pastaj Stalini. Nuk u dha “jetë” as Hrushovi.
– Por poezia nuk “burgoset”.

Unë isha student në Moskë. Nuk gjeje libra të Eseninit.
Por njerëzit i kopjonin me dorë. I shtypnin në shaptillograf.
Bënin tekse këngësh.
Poezija e Eseninit është përkthyer në shumë gjuhë të botës.
– Po vdekja e Eseninit? 20 dhjetor 1925.

Esenini ishte në Shën Petërsburg. Fjeti në hotel. Në mëngjes e gjetën të vdekur. Kishte prerë damarët.
Me gjak shkroi një nga poezitë e tij më të bukura:

“Lamtumirë mik u im, lamtumirë\
pa fjalë e lot!
Vetullat t’i ngrysesh, s’ke përse.\
Vdekja s’është gjë e re në botë.\
As të rrosh nuk është gjë e re.

– Në ato vite, mes studentëve, thuhej:
Esenin e ka vrarë policia sekrete!

6.

Gratë e Eseninit

Shënim:
Në karantinë “gërmova” në internet.
Gruaja e dytë
Zinaida Reich.
Me Esenin u martua në vitin 1917.
Bënë dy fëmijë.
Tatjana – shkrimtare e njohur. (1918-92)
Djali – Kostandini, gazetar. (1920-92)
Çifti i nda në vitin 1921.
Zinaida u martua me
Mayerhord. Aktor.
Drejtor teatri. Reformator.
Babai i simbolizmit.

Zinaida u bë aktore simbol. Por në vitin 1939 ajo tha në publik:
Nëse Stalini nuk e njeh artin, le të pyesi burrin tim?!
Për ta “pyetur” Berja-shef i policisë sekrete-e arrestoi. E torturoi. E pushkatoi në vitin 1940.

Zinaida kishte një apartament në Moskë.
Një natë çoi fëmijët tek tezja.
U kthye. Hyri në shtëpi.
Pas saj dy burra. E goditën me 17 thika. Kudo. Vdiq.
E varrosën në krah të Eseninit.
Shtëpinë ia mori shoferi i Berjas.

Një nga të dashurat e Eseninit, ishte Galina Belishadovskaja.
Vrau veten mbi varrin e Eseninit.
Një vit pas vdekjes së Eseninit,
I dashuri,
Anatoli Marvien një vit pas vdekjes se poetit, shkroi një pamflet:
– Dyshoj për vetëvrasje.
Besoj në vrasje?!”
U zhduk… Normale?!

Me poeten Volpin, lindën një djalë :
Aleks Esenin.
U arratis në Amerikë.
Desident. U bë fizikant i njohur.
Hrushovi nuk e qasi në Moskë.
Më vonë u kthye në Bashkimin Sovjetik.
Vdiq në Moskë më 1986.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.