Mërgata Shqiptare në Botë, me seli në New York, kërkon llogaridhënie për fondet e “3 përqindëshit” dhe “Vendlindja thërret”

1
530
Mërgata shqiptare në botë

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË
NJU-JORK – SHBA

Për:
– PRESIDENCËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
– QEVERINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
– PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
– KRYEPROKURORINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
– GJYQËSINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Kërkesë

Mërgata Shqiptare në Botë, më Seli në Nju-Jork, kërkon llogaridhënie për fondet e “3 përqindëshit” dhe “ Vendlindja thërret”.

Të nderuar, Shkëlqesia e juaj, Mërgata Shqiptare në Botë, më Seli në Nju-Jork, kërkon me këmbëngultësi hapjen e procedurës së hetuesisë për Fondet e “ 3 përqindëshit” dhe “ Vendlindja Thërret”.

Ky kontribut financiar, i ndarë nga mërgimtarët, për ta ndihmuar Vendlindjën dhe Luftën në Kosovë në baza vullnetare – shumë e nevojshme për kohën.

Nga mërgimtarët kontribuan kush si e sa mundi, kush me financim dhe pjesëmarrje në luftë, kush vetëm me pjesëmarrje në luftë dhe kush vetëm me ndihmë financiare.

Dihet mirë se pa një financim çfare ka qenë, nuk do të mund të zhvillohej as lufta me sukses, prandaj, u jemi mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan. Mirëpo, me sa është thënë, dikush edhe ka keqpërdorur, për çka jemi tepër të zhgënjyer, jo pse është financuar, por pse nuk kanë shkuar ku e si duhet, dhe, krejt kjo është ajo që na detyron të kërkojmë zhvillim të hetimeve se ku e si kanë shkuar mjetet financiare.

Faktet janë, njerëzit përgjegjës janë në jetë, andaj kërkojmë urgjentisht të hapet procedura për hetimin e mjeteve të lartshënuara, të bëhet ekspertizë nga ekspertë të lëmisë përkatëse, dhe, keqpërdoruesit – përgjegjësit të hetohen, të ndiqen penalisht dhe të dënohen sipaë ligjit keqpërdoruesit.

Kërkojmë që çdo cent i paguar nga këto fonde nga mërgata, të gjenden dhe të arsyetohen në mënyrë transparente.

Deri atëherë Mërgata Shqiptare në Botë nuk do të ndalet së kërkuari dhe nuk do të heqë dorë nga kërkesat e veta për kontributin e vetë financiar për ta ndihmuar Vendlindjen dhe Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hetimi dhe ndjekja penale e përgjegjësve të këtyre dy fondeve, rritë përkushtimin e Mërgatës që në çdo rast që do të paraqitet nevoja ta ndihmojë Vendlindjen dhe Atdheun në të ardhmen.

Me shpresë se kërkesa jonë do të realizohet, sinqerisht, ju përshëndesim!

Bahri Ramadani
Nju-Jork Për Mërgatën Shqiptare në Botë,
31 Maj 2022
________________________
Bahri Ramadani

1 KOMENT

  1. Hajnite qe i keni bere ju ne New York, duhet t’i adresoni ne New York state Prosecutor Office… o Bahri patrioti i baterive Tesla…

    Kosova nuk mundet me dijtë çka keni vjedhe ju ne New York…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.