Mbreti dhe i Çmenduri

0
416
Lutfi Coka

Lutfi Coka

Një ditë një mbret tiran, i njohur për tiraninë e tij, i mblodhi disa dijetarë dhe i pyeti: A jam unë mbret i drejtë apo zullumqar?

Aman, aman, o mbret, gjithsesi Ti je i drejtë. Pasi i dëgjoi këto fjalë, mbreti urdhëroi t’ju pritet koka menjëherë.

Ditën tjetër thirri një grup tjetër dijetarësh dhe u beri të njëjtën pyetje: A jam i drejtë apo zullumqar? O mbret, ti je zullumqar- i thanë ata.

Edhe këtyre mbreti urdhëroi t’ju pritet koka. Urdhëroi përsëri të sjellin dijetarë të tjerë për t’ju parashtruar të njëjtën pyetje.

Gjate rrugës për të mbreti, dijetarëve u doli përpara një i çmendur, duke insistuar që ta marrin me veti dhe ta lejojnë që vetëm ai t’i përgjigjet mbretit. Posa arritën para mbretit, ai i pyeti: Disa njerëz më thanë se jam i drejtë e disa të tjerë se jam zullumqar, çfarë thoni ju?

Kësaj radhe pyetjes së mbretit iu përgjigj i çmenduri: O mbret, ti nuk je as i drejtë, as zullumqar. Ti je dënimi i Zotit për gjendjen tonë të vështirë.

Mbretit i pëlqyen këto fjalë të njeriut të çmendur dhe urdhëroi që ta shpërblejnë.

Më pastaj mbreti filloi të mendojë: Pra, unë jam vendosur nga Zoti si shkas i gjendjes së popullit. Kur populli është i drejtë edhe unë bëhem i drejtë, ndërsa kur populli është zullumqar edhe unë jam i tillë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.