U mbajt promovimi i veprës së Prof. Dr. Musa Limanit

0
383

Prof. Dr. Sadri Rexhepi

Në një sallë të Komunës së Bujanovcit, para pak dite, u promovua monografia Verbani (Fshat i boshatisur) vatër e patriotizmit i sapobotuar, përkatësisht libri i Prof. Dr. Musa Limanit të këtij autori, me titullin e sipërcekur.

Në promovim morën pjesë shumë personalitete të arsimit, shkencës, artit dhe kulturës, ndërsa organizatorë të këtij promovimi ishin këshilli inicues për botimin e librit në krye më Ekrem Limanin, Adnan Salihun, Vahid Limani etj. nga Bujanovci. Promovimin e moderoi shkëlqyeshëm moderatorja dhe profesoresha e historisë Mimoza Kllaiqi Kadriu.

Për monografinë në fjalë të Musa Limanit Verbani… referuan Prof.Dr. Mazllum Baraliu, Prof.Dr. Sadri Rexhepi, shkrimtari dhe publicisti Emin Azemi, ing.-dipl.Ahmet Asani dhe poeti Mustafë Ismaili.

Filimisht Prof.Mazllumi si recenzent i parë që ishte vlerësoi lartë angazhimin e autorit Limani, duke bërë fjalë për të bëma, vepra e ngjarje ndërlidhëse- si dhe për protagonistët e tyre kryesorë, autori me të drejtë- për hirë të lexuesit të vemendshëm, e sidomos për ineformim dhe dobi të bashkëfshatarëve dhe bashkëvendësve të tij, në tekst ka elaboruar edhe ngjarje e ndodhi relevante – nga periudha dhe epoka historike me peshë – gjatë historisë sonë të re. Lëvizja popullore për pajtimin e gjaqeve, pjesë relevante dhe aktive e së ciles ka qenë edhe autori i këtij libri, pa asnjë medyshje, është njëra ndër më të rëndësishmet.

Në liber, në mënyrë sa reale dhe objective, po aq edhe korrekte dhe esenciale, pasqyrohet qëndresa dhe rezistenca e organizuar shqiptare – në forma dhe në qasje të ndryshme – kundër pushtuesve të ndryshëm: otomanë, serbë, bullgarë, më pas çetnikë, partizanë e deri të format më ekstreme segregacioniste, ekspanzioniste, hegjemone dhe gjenocidale serbo-jugosllave.

Autori ynë, duke qenë edhe objektiv dhe real,me të drejtë – madje edhe përmes rapsodive popullre I ka vënë në pah dhe në spikam edhe dëmet edhe gabmet, që aty-këtu dhe hera herës – individë dhe grupacione të caktuara Brenda shqiptare, ia kanë bërë popullit, njeriut dhe kombit të vet – në këtë rast atij shqiptar: apo thënë më fjalorin e përditëshem se ata që kanë spiunuar para lufte, pas lufte, sot edhe në të ardhmen prof, Baraliu u kushton një poezi nga e cila po shkeputi një strofë:

Se kjo fjalë është e vërtetë:
“Lisin e çan pyka e vet”
E tradhtarët janë kanë gjithmonë
Pykë përçarse e trungut tonë…

Së këndejmi, lidhur me këtë çështje, autori i monografisë në shqyrtim, madje pa ekuivokë sugjeron një porosi konkrete ”Të mjerët ata që mbesin në faqe e zezë të historisë kobëtare”.

Por ai duke pasur dashuri dhe përgjegjësi të madhe për vendlindjen e tij të dashur iu rrek kësaj pune të lodhshme e të mundimshme por me sukses arrriti të ndriqojë një të kaluar të vendlindjës së tij. Kjo monografi ka 390 faqe dhe është e pasur me fotografi të bollshme, që është punuar nga nje banor i këtij fshati, Prof.Dr. Musa Limani. Kujtimi për vendlindjen e tij të dashur, shkollën ku i kishte marrë mësimet fillestare për moshatarët e klasës, për mësimdhënësit e shkollës, për bashkëfshatarët e tij të dashur dhe të nderuar bëri që autori ta përfundoj me sukses monografinë.

Së kendejmi, si bazë kryesore për hartimin e kësaj monografie autori ka shfrytzuar burimet arkivore, të cilat iu afruan aspekte të përgjithshme të zhvillimit që nga themelimi e deri me sot, me theks të veçantë mbi pozitën gjeografike dhe popullsinë e fshatit, gjeneza dhe minitoponimet, veprimtaritë ekonomike të banorëve të fshatit me të cilat merreshin ata për mbajtjen e familjeve të tyre në jetë etj. Gjithashtu përveç materialit arkivor Akademik Musa Limani ndihmesë kishte edhe kujtesën e vet, të prindërve të vet dhe bashkëfshatarëve të fshatit Verban.

Autori flet edhe për lëvizjet kaçake të shqiptarëve si dhe për grupet balliste të Verbanit si forma të rezistencës kundër pushtuesve të huaj. Këto grupe të rezistencës vazhdimisht kritikonin padrejtësitë e pushtetit serb që i beheshin popullit shqiptar vendas karshi kolonistëve serb që kishin ardhur në Verban nga qytetet e ndryshme të Serbisë. Mes tjerëve ai zë në gojë edhe Ramiz Cerrnicën,Qerim Ademin, Hysen Tërpezen, Abdullah Krashtica(Presheva), Selim Selimi, Xheladin Kurbalia, Ibrahim(Shaip) Kelmendi, Liman Staneci, Ali Staneci, Gjon Sereqi, Haxhi Vesel(Hasan)Hasani, Hasan Remniku, Mustafë Koka, Haxhi Jonuz(Halil)Limani, Xhavit (Hajredin)Beqiri, Riza(Fazli I)Limani, Aziz(Ali)Azizi. Ai me një respect të veçantë përmend edhe kontributin e Ajet Rexhepit dhe të Hamdi Lupçit të cilët sakrifikuan shmë për shpetimin e jetës së anëtarëve të grupi të cilin e udhëhiqte Hysen Terpeza.

Së këndejmi, Musa Limani jep veç tjerash edhe një pasqyrë të zhvillimit të arsimit si për nga mosha e gjithashtu edhe për nga gjinia prej shkollës fillore e deri tek doktor shkencash.

Prof. Dr. Musa Limani flet edhe për të burgosurit politik të cilët u dergjen nëpër burgjet serbosllave dhe të cilët përjetuan turtura të ndryshme si gjatë hetimeve po ashtu edhe gjatë gjithë kohës së vuajtjes së denimit. Dhe këta të burgosur politik edhe pas daljes së tyre nga burgu shantazhoheshin në menyra të ndryshme dhe ata ose duhet të merreshin gjatë gjithë jetës me bujqësi apo tregti ose duhet të emigronin nga vendlindja e tyre e dashur në ndonji qytet të Kosovës apo në ndonjë shtet të Evropës.

Në vitet e 90-ta Lëvizja Gjithëpopullore për Faljen e Gjaqeve u përhap edhe në Kosovën Lindore ku barrën kryesore në këtë trevë e mbante anëtari i Këshillit Qëndror dhe i Kryesisë së LGJPGJ Prof.Dr.Musa Limani në bashkëpunim me aktivistët e këshillave rajonale të atij regjioni.Unë si veprimtar i vullnetshëm i LGJPGJ dhe anëtar i Këshillit Qëndror të LGJPGJ i njoh mirë rrethanat dhe rrugën nëpër të cilen u zhvillua e di se kontributin më të madh e kanë dhënë anëtarët e kryesisë së Këshllit Qëndror si dhe Musa Limani ishte njëri ndër përfaqsuesit kryesor të Lëvizjes Gjithëpopullore të Pajtimit të Gjaqeve pas Anton Çettes perkrah Zekeria Canes, Mujë Rugovës, Muhamet Pirraku, Sami Peja, Rexhep Mehmetit, Hoxhë Idriz Kakrrukut, Mehmet Halimit, dhe kjo është arsyeja pse aq shumë Musa Limanin e donte dhe e çmonte korifeu i LGJPGJ- së, Anton Çetta. Madje në një rast Prof. Antoni pat thënë se po të isha edhe një herë i ri do të doja të isha si Musa Limani.
Ndërkaq, shkrimtari dhe publicisti, Emin Azemi, që përfaqson shkrimtarët dhe publicistikën shqiptare me vlera të larta intelektuale në Maqedoninë e Veriut, duke u ndërlidhur me parafolësit tha se një vend mund të ketë të kaluar, por mund të mos ketë histori, sepse që të bëhet histori një vend, duhet të kalojë nëpër procese e zhvillime që feremtojnë vetëdijen kombëtare drejt një ndërgjegjësimi kolektiv për vetveten dhe të tjerët.

Verbani pati histori, tha Azemi, prandaj edhe bëhet objekt studimi, siç është rasti me monografinë e prof. dr. Musa Limanit, i cili duke paraqitur Verbanin në mikroplan gjeografik, historik, politik, ekonomik e social, në fakt ka detektuar një planimetri më të gjerë zhvillimesh kombëtare e shoqërore të shqiptarëve. Verbani përmes kësaj monografie na del si një shirit që lëviz nëpër kohë dhe sjell para nesh në miniaturë gjendjen e një popullate në faza të ndryshme të historisë, për të arritur në kohën e sotme ku autori me fakte e dëshmi argumenton se ky fshat, me dramën e vet të shpopullimit, është viktimë e drejtpërdrejt e politikave serbe të spastrimit etnik.Thënë figurativisht, prof.Limani duke hedhur një guralec në ujë, ka shkaktuar rrathë koncentrik në një sipërfaqe më të gjerë ujore. Kështu ka ndodhur edhe me monografinël e tij. Duke trajtuar historinë e këtij fshati, ai ka prekur edhe nervaturën e një pjese të trungut tonë kombëtar, prandaj kjo është edhe arsyeja se pse këtë monografi nuk do të duhej ta vështrojmë në kontekstin e ngusht të analizës, vuri në dukje Emin Azemi.

“Uroj që shembullin e prof. Limanit do ta ndjekin edhe intelektualët tjerë nga Lugina e Preshevës, sidomos disa me tituj akademikësh që ndodhen në Prishtinë, sepse neglizhenca dhe pasiviteti i tyre ia shton orekset politikës serbe për një Bujanoc, Preshevë e Medvegjë pa shqiptarë. Pasiviteti dhe neglizhenca e tyre i jep shtytje edhe më të mëdha Beogradit për ta shndërruar këtë pjesë të populluar me shqiptarë në zona të shpopulluara, të cilat nesër do t’i mbajm vetëm si kujtim në fotografitë e zverdhura nga koha”, nënvizoi Emin Azemi.

Me një vlerësim përmbledhës dhe konciz u paraqit edhe ing. Ahmet Asani i cili u shpreh se libri monografi “Verbani vatër e Patriotizmit” eshte nje liber i cili kalon konturat e nje libri monografi. Ajo që e bënë kete libër të veçant janë dokumtetet e shumeta dhe puna e madhe kërkimore me prova të shumta që nuk lëne asnje dyshim ne konkluzionet e tij.Duke e lexuar librin me personazhe të shumtë në kohë e hapsirë, tha Asani, nganjeherë të lihet pershtypja sikur je duke lexuar një roman, me shumë personazhe, e që për personazh kryesor e ka fshatin Verban, respektisht frymën e Verbanit, frymë e cila nuk e pranon boshatisjen dhe është në kërkim te një zgjidhjeje! Fryma e Verbanit e cila e rriti dhe e ngriti autorin Musa Limani dhe e beri njeri të dijes e shkencës, nuk e le rehat autorin dhe ai detyrohet ta merr rugën e gjetjes se burimit, burim te cilin autori e gjenë në Mertur të Malësisë së Dukagjinit. Me theks te posaçem autori flet per gjithë ata qe e deshten dijen, per mesuesit e parë në keto treva, per intelektualet nga kohera te hershme e deri ne ditet e sotit, duke shkruar per secilen figurë nje jetshkrim te shkurter dhe publikuar ne fotografi.
Prandaj ky liber monografi dallohet nga librat e kësaj natyre sepse brenda tij ka nje dimension te nje energjie inspiruese e cila lexuesin e bene per vete, konstatoi ing. Ahmet Asani.’’

Në fund foli edhe autori i monografisë së sipërpërmendur, Musa Limani i cili përshkroi kohët dhe rrethanat, në të cilat është rrituar ai dhe moshatarët e tij, madje edhe ato familjare dhe të bashkëfshatarëve për rrugën e ngritjes shkencore dhe intelektuale. Ai pasi faleminderoi referuesit dhe gjithë ata që kanë kontribuar që të shoh driten e botimit të monografisë në fjalë, veçmas Ekrem Limani, Adnan Salihu dhe Vaid Limani, tha se si intelektual i kësaj ane është munduar të laj një borxh, jo vetëm ndaj vendlindjes së tij, Verbanit, por edhe një rrethi më gjerë njerëzish e krahinash që kanë kontribuuar në avancimin e çështjes kombëtare.

“Kjo monografi është një përpjekje modeste imja për t’i afirmuar, për t’i prezantuar dhe për t’i ndriçuar e për t’i bërë më të njohura për ne e për brezat e ardhshëm luftërat e njëpasnjëshme të popullatës, jo vetëm verbanase, por edhe të gjithë Luginës së Preshevës dhe të gjitha trojeve etnike shqiptare, për idealin e tyre, e që ishte ribashkimi dhe formimi i një shteti shqiptar, pra të Shqipërisë etnike”,

Në fund të promovimit për pjesëmarrësit u mbajt një koktej nderimi në holin e Komunës së Bujanovcit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.