MOS SHKRUEJ…

0
239
Topalli - Rama

Ne foto: Jozefina Topalli me Shën Pal Gjatojën…

Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Thotë Rita kur i shan Jozefinën, për punët e liga të saj, dhe vjedhjen e pronës publike.
Rita e ka shoqe, magjepset nga pushteti i saj, që Jozefina mori nga Saliu, si grua shkodrane e katolike në vitin 1996, 6 vjet pasi ne studentët sollëm demokracinë, se vetë ajo u pa sa merr, asnjë deputet…

E sot kërkojnë të mos shkruajmë ne, që sollëm shtypin e median e lirë…

Kur Rita sheh se Jozefina i mori pronat e veta, e për pronat tona ishte me taksën Loli: “paguaj që të keshë“, ti mos shkruej, se ndryshe të shaj…
Unë nuk mund t’i merrja pronat e mia, pa paguar administratën e partisë, që krijova me shokët e mi më 1990, dhe kritikova politikat e gabuara të Saliut e Jozefinës,
Por Rita të shan, me fjalët e Jozit, si zonja të çartura shkodrane,

Kur sheh se Jozefina kishte pushtet, dhe përdorte edhe policinë për gjueti shtrigash ndaj kritikëve, për punët e liga të saj, e kishte harruar komunizmin ajo e persekutimin, donte tani të persekutonte tjerët, se kishte pushtet…
Se Jozefina nuk të konsideron të barabartë me veten, o njeri, ajo ka gjak blu, edhe pse rrjedhë nga një familje çobanësh laqianë, ajo ka të drejtë prone në shtetin e saj, ti jo. Mos shktuej…
Ajo të barabartë me veten s’e mori as Luizin, që tani po merr famë nga Big Brother, e po shikon me gjetë një vajzë më të bukur e më të zgjuar…

Shpifje, shpifje – thotë Rita, kur ti i thua të vërtetën për Jozefinën e asaj nuk i pëlqen, hajt pra, na  thuaj ti të vërtetën, i thua asaj, e ajo hesht! Pastaj fillon e fyen e shan, me idenë se fyerja të ndalon…

Ne që sollëm demokracinë në Shqipëri, nuk e sollëm atë, që shqiptarët të jetonin të lirë, jo, por që Jozefina etj., si shtresë e persekutuar nga komunizmi, të merrte pushtet e të na persekutonte ne, dhe kur ne ta kritikonim atë, në emër të lirisë e demokracisë, të dilte Rita e shumë si Rita dhe të tallen me ne e të drejtat tona, duke na thënë, “hesht, mos shkruej!” etj. Ti nuk ke të drejta të barabarta me Jozefinën e sojin e saj! Kjo nuk shkon!

Ku gabuam ne, që rrëzuam komunizmin dhe u dhamë liri këtyre horrave?! Ne studentët e Dhjetorit ‘90, i shembëm idhujt, për të mos patur idhuj të rinj!

Mos shkruej,
thotë një grua që kaq shumë e do Ramën, kur ajo e sheh, se Rama i hipën ‘Ishmaelit‘ dhe fluturon ku t’i dojë qejfi, vend e pa vend me taksat e shqiptarëve, dhe u shet pordha atyre që e kanë ngritur, Ia ka ba zoti risk,
Kur shikon se si u krijua një sipërmarrje korruptive, që vjedhë miliona Euro nga taksat e shqiptarëve për inceneratorët,
Kur shikon se 1 milion ton naftë shqiptare në vit vidhet edhe në kohën e Ramës e do vidhet përjetësisht nga aferat korruptive të qeverive të njëpasnjëshme lapere shqiptare, e shqiptarët marrin leshtë, jetojnë mbi naftë dhe e blejnë më shtrenjtë se tjerët në Europë,

Mos shkruej ma,
të thotë tjetra kur sheh politikat korruptive të qeverisë, kur sheh paratë që hidhen lumë pa bërë asgjë, kur sheh bujqësinë që rrënohet e shqiptarët duke ikur nga vendi i tyre, kur sheh sa e sa krime të tjera ekonomike e poitike kryhen, e ti hesht, se asaj i mbyllen sytë nga servilizmi, nuk sheh gjë keq, në këtë vend të mjerë nga mendtë…

Kur sheh se Rama edhe oficerin e lartë të FBI-së e ka korruptuar dhe Ngjela me Koli gjeturakun, bërtisnin, arrestime – arrestime, FBI – FBI, ja ku e keni FBI-në…

Rama nuk bie se shkruajmë ne, por nëse ai nuk punon si duhet.

Mos shkruej,
thotë tjetri e tjetra nga servilizmi, kur e denoncon korrupsionin e pushtetarëve tanë, se Shqipëria kjo është, nuk bëhet kurrë, është krijuar me mentalitet turqeliko-islamik, për ta vjedhë e dhunuar. Këtu vjedhin edhe katolikët… Se Rama e Jozefina janë katolikë…

Mos shkruej thoshte shqiptari emocional, kur shikonte Dua Lipën tek poshtëron veten, e ndërron dashnorët si baxhellë, “është jeta e saj private” – thonë, “ka para e famë e bën si të dojë…” Po, por kur e ka keq, a duhet të themi një fjalë?!

Mos shkruej se humbet Hillary, se donte tjetri që ajo të fitonte…
Mos shkruaj më pas prapë, se donte të fitonte Trump, e ti i thoje, se fiton Biden…

Kështu janë njerëzit emocionalë, Berat Buzhala e Blerim Latifi shkruajnë për vete, shajnë Kurtin, e ti po e lavdërove atë, më mirë mos shkruej…, se ata preken shpejt, janë loqevarë, e nuk durojnë, dhe ikin prej teje sikur i ka dëbuar serbi…

Mos shkruej,
të thotë Bajrom gazetari, që do të bëhet Gjergj, por mbetet Bajrom nga mentaliteti e barku, se të vërtetën nuk don me e pa sheshit, se me zhabë po vepron e vlerëson dhe jo me mend,

Mos shkruej të thonë fanset e fashinuara të Luizit, kur ti atë sociopat ua kritikon…

Mos shkruej, mos shkruej, o duduma, o mazlluma, jetojmë në demokraci.
Demokracia këtë tipar ka: FJALËN e LIRË, ndryshe o mjeranë, o komunista, që shani komunizmin, nuk e keni mirë… Njeriu bie në dilemë kur dëgjon, mos shkruej, mos shkruej, e kam unë gabim, apo ata? E vërteta krijon armiq – thonë, që në kohë të lashtë, e kështu është, gënje më mirë si Luizi, se admirohesh, e ti të vërtetën kurrë mos e thuaj, kurrë… Mos shkruej… Por është gabim!

Në demokraci shkruhet edhe kur e ke gabim! Se je i lirë, e mos jetoni si skllevër të emocionmeve, apo padijes suaj! Në demokraci gjërat diskutohen sipas nivelit që secili ka!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.