NA APO ATA – Poezi nga YMER ADEM LLUGALIU

0
990
Driton Kastrati - Bekim Fehmiu - pikturë

Poezi kushtuar Bekim Fehmiut, me rastin e dymbëdhjetëvjetorit të vdekjes.

Ende nuk e dimë saktë, se kush e tërhoqi gishtin e kamzës së kobshme ?!


Na apo ata?
Ti apo ajo ?

Por e dimë se ajo goditi, mu në ballin e krenarisë sonë.
Krenari meskine kjo, që s’dinjoi me u përkulë as mbi hinin e lavdisë sate.
Që u njisue me rrjedhën e Lumit të kombit.
Për me u matë me majat e dallgëve të Oqeanit në pambarim.

Heu, Bekim ! As mbas vdekjes s’pranove qetsi.
E, na, geni yt, jemi shndrrue në gishta; që ndezin qirij,
hedhin ndonji lule të lagun lotësh vetmitar mbi banesat e fundit herojsh, gjenishë…
të papërfillun në gjallje – nën hijen, nën grushtin, nën thundrën e smirës, egoizmit, zilisë
të liliputëve me putra Kainesh.

Ti i vetëm u ngrite mburoje e të gjithve nga ujku, ndonëse ishe mu në gojën e tij.
Na të gjithë nuk mujtem, as nuk tentuem me ushqye as me mbrojt Madhështinë e talentit
tand, që në hapin ma të vrullshëm majave e flijove për ne.

Po, Bekim! Ti ma i madhi artist i Skenës reliefpërthyeme Iliri, shkrumove gardhiqe parcelash etnish.
Ti, Yll i pashuem ekrani, që zhbani muret e Trojes mes bokrrinave – livadheve, Lindje – Perëndim.
Po Itaka; e ciflitun pushtimesh, e zhgenjyeme me vetveten.

S’të priti kurqysh.

Ymer Adem Llugaliu
Podujevë, qershor 2009

Dërgoi për publikim, Arif Ejupi, mësues

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.