Aleksander Vuçiq dhe memorandum elita po propagandojnë krime të reja në Ballkan

0
62
Miloseviq - Putin - Vuçiq

Skënder MULLIQI

Logjika pushtuese serbe për territore të huaja, po vazhdon edhe në këtë fillim shekull. Putini dhe Vuçiqi, janë protagonistët e ideve mesjetare, së të gjithë ruset dhe të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet. Kjo është ideologji e kishave, nga edhe këto ide e kan burimin. Kjo logjikë i dergojë popujtë në ish –Jugosllavi në gjakdërdhje të madhe, në tendencën që më luftë të formohet Serbia e Madhe. Çka do të ndodhte në botë po të ishte e instaluar një logjikë e tillë? I gjithë njerëzimi do të kishte gjendje përmanete të luftës, deri sa popujtë ndërmjet veti do të ishin copëtuar.

Idetë e tilla zor që i gjenë në kohën bashkohore, pos të rusët dhe të serbët.Serbia në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar me Millosheviqin ne krye bëri krimet më të mëdha njerëzore e materjale pas Luftës së Dytë Botërore. Vetëm një masakër nga TPI në Hagë, u cilësua si gjenocid, ajo ne Srebernicë, kurse shumë masakra të tjera në Bosnje dhe Kosovë, nuk morën një karakter të tillë, çka bëri që Serbia mos të dënohet për gjenocid. Kjo ishte shumë e padrejtë nga një gjykatë e cila u formua enkas për krime të luftës në ish-Jugosllavi.

Duket së më në fund bota demokratike do të ndreqë gabimin edhe pse më vonesë të madhe. Që kur është bërë e ditur për mundësinë e Rezolutës në OKB për gjenocid në Srebernicë, Aleksander Vuqiqit ju kan errësuar sytë dhe mendja. Ai po lobon nëper botë kunder rezolutës, së bashku më agjitatorët e tjerë të gjenocidit.Vuqiqi i takon botës së ërret serbe, aty ku edhe kan mbetur historikisht. Ai po demonstron gjithnjë e më shumë jo njërzoren dhe ideolgjinë të cilës i takon. Po i tregon botës demokratike, së më këtë njeri nuk vlen të bisedohet, vlenë vetëm gjuha e forcës.Vuqiqi në vend të respektit, po i përulë viktimat e luftës ku edhe vet ishte proptagonistë.

Fortë është kapur pas agjendës ultranacionaliste e serbomadhe shesheliane.Çdo paraqitje e tij në opinion është e ulët dhe e gerditshme. Aleksander Vuçiq dhe memorandum elita, dhe kriminelet rreth tij, po propagandojnë dhe paralajmërojnë unitet për krime të reja në Ballkan.Garnitura pas millosheviqiane, jo që nuk po marrin përgjegjësi për krimet, por kriminelet e luftës po i konsiderojnë heronj. Me njerëzit që nuk distancohen dhe nuk kërkojnë falje për gjenocid, nuk arrihet paqja e pretenduar nga BE dhe Amerika në rajon. Kjo bandë pushtetare serbe, është mëkati më i madh i popullit serb, të cilët nuk mund të shfajësohen edhe vet, kur i lejojnë njërëzit më biografi kriminale në pushtet.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.