Rexhep Beka i bën nder Vilzës, krahinës dhe vendit

1
Rexhep Beka

Ibrahim Kabili Kisha kohë që doja të shkruaj disa radhë për birin e Vilzës dhe të gjithë zonës Rexhep Ramazan Beka. Unë jam njohur herët me të që në vitet ’80. Në takimin e parë me Të në shtëpinë time më tërhoqi shumë personaliteti dhe karakteri i tij. Tek unë erdhi me dajën tim Beqirin, pasi ky i fundit kishte kryer ushtrinë në repartin ushtarak ku komisar qe Rexhep Beka. Sjellja e tij si ushrarak, si komisar, dhe mbi të gjitha si njeri me ushtarët, e kishin bërë Rexhepin shumë të dashur dhe gjithë efektivin e repartit ku ai punonte.

Duke i’u rikthyer kujtimeve të asaj kohe, Beqiri shprehet: “Ai i mbante shumë afër ushtarët, u qante hallet dhe problemet e tyre dhe shumë herë i dërgonte edhe me leje, ato. Mua si patriot më mbante shumë afër. Në kohë të lirë ai më thërriste në zyrë dhe bisedonin për zonën dhe njerëzit e saj. Ai më befasonte gjithnjë me njohjet e shumta që kishte për shumë fise nga e gjithë krahina. Ai më fliste me shumë dashuri dhe respekt për vendlindjen dhe njerëzit e saj.

Mua më ka respektuar shumë dhe e ruaj kujtimet më të mira për të. Ai qe për mua qe një burrë i urtë dhe i mençur që i kishte shokët e rrallë. Unë falë komisar Rexhepit, krenohesha me shokët dhe oficerët e tjerë në repart. Me të ruajta një farë miqësie dhe ai më respektoj shumë deri sa qe gjallë”.

Falë kësaj miqësie dhe respektit reciprok midis tyre, u njoha edhe unë me Rexhepin dhe kam patur disa komunikime me të…
Rexhepi u largua nga vendlindja që fëmijë, në moshën tetë vjeçare dhe mbajti lidhje të ngushta me njerëzit e saj. Në fund të jetës, sipas amanetit të tij, ai prehet në varrezat e vendlindjes së tij, në Vilëz.

Rexhep Beka lindi në fshatin Vilëz më 01.02. 1927 në një familje të varfër por me tradita atdhetare. Familja e tij qe me shumë antar. Babai i tij Rama u detyrua ta çonte djalin e tij Rexhepin në Tiranë për ti ardhur në ndihmë familjes dhe të studionte në shkollë. Ai filloi punë te familja e njohur Petrela dhe u regjistrua si nxënës në Medresenë e Tiranës. Djali i ri u trajtua mirë nga familja Petrela. Krahas punës së lodhëshme për moshën e tij, ai arriti të mbaroi edhe medresenë me nota shumë të mira. Gjendja ekonomike dhe shoqërore e Shqiptarëve në vitet ’40 qe e vështirë. Po kështu edhe banorët e zonës tonë jetonin në kushte tepër të këqia. Gjendja rëndojhej edhe më shumë nga politika që ndiqte qeveria e Tiranës dhe mbretit Zog ndaj vendit.

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste dhe largimi i Ahmet Zogut drejt Greqisë, krijuan indinjatë dhe urrejtje të thellë të popullit ndaj pushtuesit. Kjo indinjatë u ndje shumë tek të rinjë të cilët nuk u pajtuan me pushtimin e vendit por zgjodhën rrugën e kundërshtimit në forma të ndryshme të armikut. Në këto rrethana u formua dhe brumos me ndjenjën e patrotizmit edhe Rexhepi. Ai në shkollën e medresesë kishte shumë shokë ku bie në kontakt me veprimtarinë patriotike ilegale të tyre. Shumë shpejt bashkohet me to. Organizohet në rininë antifashiste dhe merr pjesë në demonstratat që zhvilloheshin në Tiranë.

Fillimishit duke shpërndarë trakte dhe komunikata në Tiranë dhe fshatrat e zonës së Shupalit. Mëpas merr pjesë në aksione të ndryshme kundra pushtuesit që organizoheshin në Tiranë. Këtu bie në sy të armikut dhe për pasoj disa herë i’u rrezikua jeta. Me organizimin hap pas hapi të formacioneve ushtarake partizane Rexhepi do bëhej pjesë e tyre. Me datën 20.09.1943 Rexhepi bëhet pjesë e forcave partizane si efektiv i Batalionit Krujë-Ishëm. Në këtë batalion ai mori pjesë në kryerjen e shumë detyrave luftarake dhe i kreu me sukses të plotë të ato. Më vonë Rexhepi inkuadrohet te Brigada e XXIII Sulmuese ku shërbeu me devotshmëri dhe kreu me korrektësinë që kërkonte lufta të gjitha detyrat e ngarkuara nga komanda e brigadës deri më 29.11.1944.

Për këtë, ai në një intervistë të tij në shtëpinë në Vilëz, ku na kishte ftuar për drekë, pohon: “Luftën Antifashiste Nacionalçlifimtare e ka bërë vegjëlia, puntorët, fshatarët, rinia, intelektualët. Luftën e ka udhëhequr Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ne partizanët dhe i gjithë populli u motivuam nga ideali kombëtar. Mua 29 nëntori i vitit 1944 më ka gjetur së bashku me partizanët e tjerë në Shkodër. Sot për fat të keq po hidhet baltë mbi luftën. Aq më keq kur vihet në dyshim data 29 nëntor. Ky ëshë një turp i madh. Unë jam dëshmitari okular dhe pohoj me shumë pëgjegjësi që gjermani i fundit është larguar nga Shqipëria më 29 nëntor 1944″18. 18-Bisedë e inçizuar.

E emërojnë në këtë brigadë pasi kjo kishte partizanë edhe nga krahina jonë. Rexhepi dhe familja e tij me influencën që kishin në zonë luajtën një rol të madh në organizimin dhe mbështetjen e luftës në krahinë. Rexhepi edhe në këtë brigadë merr pjesë në të gjitha operacionet luftarake të saj. Familja e Rexhepit ishte baza kryesore e luftës Nacionalçlirimtare në Krahinë. Babai i tij Rama uzgjodh në Këshillin Nacionalçlirimtar dhe ndihmoj shumë në mbështetje të Luftës në zonë.

Edhe vëllezërit e tij, Sujlajmani dhe Shabani, u organizuan në radhët e brigadave të tjera partizane dhe morën pjesë aktive në luftë deri në çlirimin e plotë të vendit. Kontributi që dha për luftën familja Beka qe i madh. Vëllezërit dhe familja Beka për merita në luftë janë vlerësuar dhe dekoruar nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë me medalje nderi. Në këtë aspekt familja Beka shërbeu si model në zonë. Kjo i dha shtysë dhe mbështetje më të madhe luftës në zonë, në format e saj të ndryshme…

Mbas çlirimit të vendit Rexhepi fillon ciklet e shkollimit sipas ligjeve të kohës dhe titullohet Oficer i Lartë me gradën Kapiten i Parë. Nga data 25.10.1950 deri më 31.03.1966 ai u emërua oficer ku shërbeu dhe kreu detyra të ndryshme në vend. Kudo ku punoi la emër të mirë. Ai u vlerësua për korrektësi në kryerjen e detyrave. Pas vitit 1966, Rexhepi u emërua në në administratën e Uzinës Dinamo me detyra të ndryshme. Mbasi punoi shumë vite në këtë uzinë, Rexhepi kalon si funksionar në administratën e Lagjes Nr.4 në Tiranë. Edhe këtë detyrë e kreu me përgjegjësi derisa doli në pension.

Kudo që ai shkoi dhe punoi la mbresa tek njerëzit me të cilët punoi dhe u shërbeu. Ai veçohej për thjeshtësinë që e karakterizonte, për ndihmën e pakursyer që u jepte njerëzve, për respektin dhe respektin e vlerësimin e njerëzve të punës, për objektivitetit e mendimeve, për humanizmin që tregonte ndaj njerëzve, për tolerancën që karakterizonte, për respektin që tregonte ndaj njerëzve me mendim ndrydhe, për korrektësinë me njerëzit. Ai qe edhe një prind dhe familjar shembullor. Këto qenë disa cilësi dhe vlera që e shoqëruan Rexhepin deri në fund të jetës së tij.

Vendlindjen dhe njerëzit e saj nuk i harroi kurrë. Ai pati lidhje me njerëzit dhe ka ndihmuar vazhdimisht në zgjidhjrn e halleve e problemeve të tyre. Njeriu i mirë Rexhep Beka i bën nder Vilzës ku ai lindi, krahinës që shumë e deshi, dhe vendit për të cilin sakrifikoj gjatë gjithë jetës…

Ibrahim Kabili
Tiranë më 21.07.2022

1 KOMENT

  1. I nderuar Koleg, nga ish nxenes, Pene atdhetari ibrahim Kabili, ju falenderoi une, sot 87 vjecar, sa lexuar si gjithnje shkrimet tuaja, që i bejne jehone asaj krahi tenderuar, une patur fatin te sherbej si emsues sa Drejtor shkolle ne vite 1964-73, ( Zall Mner-Zalk Dajt-marre kujtime te paharruara mes tyre dhe per kete familie te VILZES, me Ramazan Beken, veteran ga Partizan, qe ju e kini si peronazh kryesor ne kete shkrim.

    Me bete te jetoj me vite njohur sa kete, nga te paret partizane, sa famiien Beka, -Rexhep Beken si ish partizan sa oficer, sa Sulejman Beken, ato vite ne Zall-Dajt – punar lene mbresa. Sa shkruani ju, ju faleminderit, rigjalleruar kujtesen time, tashme 87 vjecar, deri tej oqeanit emigruar pas femijeve, TRINITRINA* mare, me vizitat deri ne ate zone, që më RINOJNE, si ato qe shkoj ne Dangelline Naimjane* vendlindia ime, shkuar-ne mbi 30 vite pesionist. Mire Ju gjeca kete PARANERE… me lente shendeti sa COVIDI* neper kembe…

    Ju prifte e mira i nderuar Ibrahim Kabili, sa nderime per kete figure te shquar kuader ushtarak, sa pjetaret e asaj familie-atdhetare se pari- kranari e asaj zone qw po mundohet te mijetoje ne kushtet e pas 90tes-larguar shume familie; si familia – BEKA.. Ju prifte e mira-me amanetin e te pareve:- *Bjerini BOTES ane e mbane po-MOS HARRONI VATANE*! nga une që numëroj ditet per t’u kthyer ne atdhe e, shijuar Pranveren e ardheshme 2023.

    Nderi dhe respekt nga une-te ndierit Rexhep Beka, sa urime e sukses pasardhesve.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.