Prof. Dr. med. Salih Krasniqi, nga institucionet tona meriton nderimin me Medalje të Artë

0
520
Salih Krasniqi - Xhafer Leci

Majtas Prof. Dr. Salih Krasniqi dhe artikullshkruesi Xhafer LECI

PORTRET

Duket lexuar postimet në Facebook-un e Tij, të argumentuara me dokumente orgjinale dhe shkrime të tjerëve rreth Tij, kam krijuar bindjen se këtë Mjek, institucionet tona shtetërore, në shenjë respekti për punën e Tij të madhe, me shumë sfida e mundime të rënda, si edhe guximin e Tij, duhet ta nderojnë me Medalje të Artë.

Prof. Dr. med. Salih Krasniqi, është një kirurg i palodhshëm, para, gjatë dhe pas luftës. Ai pa-ndërprerë është vënë në shërbim të popullit tonë të shumëvuajtur, në spitalin e QKU në Prishtinë dhe në terren gjatë luftës 1998-1999.

Prof. Dr. med. Salih Krasniqi:
1) Është nënshkrues dhe shpërndarës i Apelit të 215 intelektualëve të Kosovës;
2) Është pjesëmarrës dhe bashkëkoordinator i 7 (shtatë) Spitaleve Ushtarake, në tri luftërat në trojet Shqiptare: Kosovë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në Maqedoni- Likovë, nga 1998-2001;

3) Ka bashkëpunuar me Qendrën për Informim të Kosovës (QIK), Enver Malokun, tashmë, i ekzekutuar, për motive politike;
4) Ka shkruar për krimet e ndryshme, keqtrajtimet e personelit dhe mjekëve, në veçanti, të plagosurëve të luftës dhe të dyshuarëve tjerë;
5) Është autor dhe bashkautor i 10 librave.

Prof.  Ass. Dr. Salih Krasniqi, kirurg i përgjithshëm – Laparoskopist.
Është lindur me 02.06.1956 në Tuxhec KK (Kamenicë) Dardanë – Kosovë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Mjekësisë ka mbaruar në Prishtinë. Specializimin nga kirurgjia ka mbaruar në Zagreb 1991. Studimet pasuniversitare ka mbaruar në Zagreb 1988-1989.

Prof. Krasniqi, duke ligjëruar online, në dhjetor 2020, ka pësuar sulm në kokë.
Gjendja e Tij shëndetësore, është duke u përmirësuar ngadalë, më të keqes i ka shpëtuar… Tani është pensionuar, e gëzoftë pensionin edhe shumë vite së bashku me familjen e Tij.

I uroj pleqëri të rehatshme e pa brenga!

Wendlingen, 29.12.2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.