Xhezmi Çelaj
( Bisedë me foton e të ndjerit Xhezmi Çela )
Ju njoha në vitet e para të fëmijërisë tuaj, ish nxënësi im shëmbullor Xhezmi Nexhmedin Çela. Prindërit tuaj të dashur erdhën me banim në lagjen kala, duke blerë shtëpitë e të ndjerit Rrapo Ramo Hoxhaj, të cilat i zgjeruan me godina të tjera për tu siguruar kushte më të mira fëmijve. Ju shikoja vazhdimisht kur mbushnit ujë te çezma jonë e bekuar Kala, më përshëndetje pak me ndrotje ,me atë urtësinë tënde hyjnore. Përfytyrojë atë mëngjesin e bukur të shtatorit 1965 kur erdhët në klasën e parë fillore. Nëna juaj e shtrenjtë të kishte veshur rroba të bukura, por më të bukura ishin embëlsia e syve të gëzuar që shprenin bukurinë e zemrës tuaj. Çdo zemër që të jep jetë brenda kraharorit rrezaton bukurinë e shpirtit në fytyrë,sepse sytë janë vitrina e zemrës. Atë mëngjes shtatori të shoqëronte për ditën e parë të shkollës babai juaj i shtrenjtë Nexhmedin Asim Çela dhe vëllai juaj i madh Gëzim Çela,i cili ishte nxënës me rezultate të larta në mësime e sjellje shëmbullore.
Kur ra zilja e fillimit të orës së parë të mësimit,ishit ulur në rreshtin e parë të bangave të klasës. Duart e vogëla i kishit mbështetur mbi bangë duke përqëndruar shikimin me sytë kureshtarë për të fituar dituri. Ishin momente e bukura të jetës sime pedagogjike që komunikoja me sy të gëzuar të nxënësve vëllezër të vendlindjes sime.Edhe pse mësimin e zhvillonim së bashku me klasën e tretë, vemendja ishte maksimale nga ju e shokët e shoqet e klasës. Pasi i kisha dhënë punë të pavarur me shkrim klasës së tretë,filluam mësimin e parë të abetares. U njohëm me shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe, të gjuhës më të embël në botë,për të cilën Naimi i Madhe e Fishta kanë krijuar vargje poezie të mjaltosura me dashuri për atdheun tonë. Zëri juaj i embël krijonte tingujt e shkronja ve të bukura të gjuhës tonë të bukur.Me gishtrinjtë e duarve të dorës së djathtë fillove të shkruaje në fletoren detyrave të klasës shkrimin tëndë të bukur. Në orët e mësimit të abetares e të arithmetikës më ndiqje spegimet me shumë kureshtje duke përvetësuar çdo fjalë të abetares dhe çdo koncept të arithmetikës.
Shumë shpejtë përvetësove shkrimin dhe leximin. Në librin e leximit,që atëhere quhej Këndim, fillove të më recitoje me shumë emocione të gjitha vjershat e programit mësimor. Kur recitoje të shkelqenin sytë, të ndriçonin si yje nga shpirti juaj i bukur. Unë ndjeja shumë gëzim që të dëgjoja. Edhe në lëndën e arithmetikës përvetësove me logjikë konceptet e mbledhjes,të zbritjes,të shumëzimit e pjestimit. Së bashku me shokët e klasës punonit në detyrat me shkrim,në kohën që unë spjegoja mësimin me klasën e tretë, të cilët ishin shumë të dashur me ju të klasës së parë.Detyrat me shkrim në klasë i kryeje me përpikmëri,me vemendjen tënde të përqëndruar. Me shokët e klasës dhe shoqet e klasës ishit shumë dashamirës,sepse zemra jote prodhonte vetëm dashuri njerëzore.
Me nxënëset shëmbullore Antoneta Bilbil Shametaj, Vjollca Hajro Beqiraj, më gjallëronit orën e mësimit, më lumturonit me embelsinë e buzëqeshjeve tuaja. Klasën e parë e mbarove me rezultate të shkëlqyera dhe me sjellen shëmbullore. Prindrëit tuaj të dashur gëzoheshin e lumturoheshin me sjelljen tënde shëmbullore në shkollë e jashtë shkolle. Fillove klasën e dytë. Përsëri mësim do bënim bashkë. Isha i lumtur që shoqëroja klasat që kisha pasur vitin e parë të punës sime në vendlindje. U sistemuam në një klasë me klasën e katërt. Kur ju jepja punët me shkrim, ju i mbaronit të parët dhe shkoje te shokët në banga për të ndimuar nxënësit e dobët që kuptonin me vështirësi përmbajtjen e koncepteve të veprimeve të arithmetikës.
Me ndihmën që u jepje nxënësve të dobët më lehtësoje të spegoja temat mësimore me klasën e katërt. Edhe klasën e dytë e përfundove me rezultate të shkëlqyera. Me nxënësit më të mirë të klasës së katërt dhe me disa të rinj të fshatit krijuam estradën e parë amatore, me skeçe,parodi,e recitime. Ju recitonit bukur,me ndjenja të fuqishme që buronin nga zemra e shpirti juaj i bukur. Shafqen e parë e dhamë në lagjen Kala. Kur recitove e luajte parodinë humoristike të ndriçonin sytë me shkëlqimin e rrezeve të diellit. Edhe kur dhamë shfaqen artistike në Petë dhe në Vllahinë me recitimet e paroditë fitove shumë duartrokitje. Së bashku me nxënësit e klasës së katërt, Myzafer Rexho Rexhaj ,Viljam Muharrem Hodaj luanit si aktorë të vërtetë estrade. Nga gëzimi që ishit nxënës shëmbullor unë u thërrisja Xheto.
Në shtator 1967 fillove klasën e tretë me shumë gëzim. Ishim përsëri bashkë. Mësimin do ta zhvillonim vetëm,pa klasë tjetër sepse çdo klasë kishte mësuesin e saj. Në klasën e tretë i kishim 45 minutat e orës së mësimit të plota për të përvetësuar temën mësimore.E përfundove klasën e tretë me rezultate të shkëlqyera. Kur fillove klasën e katërt unë do jepja mësim në klasën e pestë që u hap për herë të parë në vitin shkollor 1968.1969. Muajin shtator 1868 takoheshim çdo ditë duke u përshëndetur me shumë dashamirësi.Kur dilja nga ora e mësimit nga klasa e pestë ,vije e më takoje me shumë mirsjellje e mirënjohje. Ju me shokët e klasës e ndjenit mungesën time në orën e mësimit,sepse kishim punuar tre vite,por edhe unë ndjeja mungesën tuaj.
Pas një muaji më hoqën regjistrin nga dora duke më ndaluar të shkoja në orën e mësimit me klasën e pestë. Më shpallën armik për propangandë kundër partisë e pushtetit. Nuk më lejuan që të përshëndesja nxënësit e mi. Kur kaloja me kazëm e lopatë para oborrit të shkollës për të shkuar në Qafën e Pluhurit në lagjen Komlysh ku punoja në hapjen e tuneleve, më shoqëroje së bashku me nxënës të tjerë me sy të pezmatuar.Më larguan nga vendlindja ime, por kurrë nuk ma larguan dot dashurinë për nxënësit e mi dhe dashamirësit kropishnjotë. Mbijetova me strese të shumta në ushtri dhe kur vija me leje në Kropisht më takoje me shumë respekte,mirënjohje e dashamirësi. Ishim afër me shtëpi. Prindërit tuaj ishin shumë të respektueshëm dhe të lumtur që kishin fëmijë të edukuar.
Kalonin vitet e ju rriteshit fizikisht e menderisht, u burrëruat duke punuar me ndershmëri.Erdhi dhe dita e lumturisë familjare. Të gjithë gëzuan që krijove familjen. Prindërit fluturonin nga gëzimi që lindën nipër e mbesa.Djali juaj i shtrenjtë Juli Xhezmi Çela lumturoi jo vetëm familjen e prindërve tuaj,por fisin Çela dhe gjithë dashamirësit kropishnjotë. Lumturia u shtua edhe me lindjen e vajzës tuaj të shtrenjtë Jetmira Xhezmi Çela. Jeta jote i dashur ish nxënësi im shëmbullor XHETO ecte e gëzuar, duke përballuar edhe krizat sociale që ndodhën me ndryshimet e sistemeve politike, të cilat nuk u shoqëruan me hapësira për punë, por me shkatërrimin e objekteve të punës. Kriza sociale dhe anarshia politike e sistemit pluralist demokratik të detyroi si gjithë shqiptarët të merrje rrugën e emigracionit. Kishja mësuar se punoje në Kallamta, një një ndërmarje të madhe bujqësore që kultivonte luleshtrydhe.. Me sedër punonit të siguronit një mirëqënje më të mirë për familjen tënde të shtrenjtë,që Juli e Jetmira të rriteshin e të arsimoheshin sa më mirë.
.Në shtator të viti 1994 erdha nga Athina në Kropisht se kisha dasmën e vëllait tim.Aty mësova lajmin e tmerrshëm hidhurues se ju i dashur Xheto kishit humbur jetën tragjikisht duke punuar me Zetorin e punës. U trondita nga dhimbja që nuk matet me fjalët që po të shkruaj sot në këtë memorial. Më përfytyrohesh shumë qartë para syve të mi, tani që po të shkruaj me dhimbje memorialin e ndërprerjes së jetës tënde në lulen e rinisë, në moshën 28 veçare..nuk më besohet se jeni larguar nga jeta. Kur shkova tek banesa jote e fundit më dhëmbi shpirti për humbjen e jetës tënde.Ishit rritur para syve të mi. Të gjithë të donin shumë,se ishit engjellor me sjelljen tënde shëmbullore.
Ajo ditë e mallkuar e 5 qershorit 1994 të kishte ndërprerë jetën mizorisht. Më treguan se jeni vrarë aksidentalisht nga zetori punës. Pse ju mori jetën më të bukur që do të jetoje me fëmijët tuaj të shtrenjtë. Pse Zoti ju zgjodhi për tu marrë në parajsën hyjnore.?:! Ju ishit një djalë engjllor që meritoje edhe 100 vite të lumtura me familjen tënde të shtrenjtë. Bashkshortja, Juli,Jetmira,vëllezërit,motrat e prindërit të prisnin me mall tu vije në shtëpi, por mbetën të ngrirë nga hidhërimi e pikëllimi më datën 6 qershor 1994 kur ju sollën për tu përcjellë në banesën e fundit.Prindërit e tu u helmuan deri në kockë nga tragjedia e ndërprerjes së jetës tënde në lulen e rinisë. U hidhëruan me pikëllime vëllezërit e motrat e tua, U hidhërua fisi Çela dhe gjithë kropishtnjotët që ju i donit shumë. Sa padrejtësi bëhen nga kjo jetë plot vuajtje! Kriminelët e hajdutët nuk i dënon Zoti,por zgjedh ëngjëj si ishtit ju i dashur ish nxënësi im shëmbullor Xheto.
Po ta shkruaj këtë memorail duke biseduar me fotografinë tënde, dhe e ndjej se edhe shpirti juaj i bukur që është lartë në qiell më dëgjon e më shikon këtu larg oqeanit ku sëmundja më ka larguar nga atdheu jonë.
Ju keni ikur vetëm fizikisht,sepse shpirti juaj jeton në zemrën e fëmijve të shtrenjtë Juli e Jetmira, jeton në zemrat e motrave e vëllezërve të tu, të fisit Çelaj dhe të gjithë kropishtnjotëve.
U prehësh në Paqe ish- nxënësi im shëmbullor Xhezmi Çela!
Qatip Mara
North Carolina, USA, 01.04.2023