NGA BAJRAM ҪELIKU – BALI
Medin Zenku Lindi në vitin 1916, në Fshatin e Ri (Novo Sellë), rrethi i Kërçovës, në lagjen Korune, e cila më vonë, u bë e njohur si fisi Zenku. Babai dhe nëna e tij, e rritën me mundime duke i mundësuar jetë të lumtur fëminore, sepse: e kishin djalë të vetëm, pa motër e vëlla tjetër. Pasi u rrit në kët fshat malor, të cilin e ka vizituar edhe poeti i mirënjohur shqiptar nga Rumania Asdreni. Medin Zenku, i mbushi vitet e duhura, e martuan me një vajzë të bukur, punëtore dhe bujare po nga i njëjti fshat. Nusja ishte Nahilja e Zylkut, dhe falë Zotit atyre u lindi një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Mihane.
Erëra të zeza kishin mbuluar Kërçovën me rrethinë aso kohe, tregonte gjyshi im Emin Çeliku. Okupatorë të ndryshëm sulmonin Kërçovën dhe trojet tjera shqiptare, erdhën italianët, gjermanët, serbi e bullgari, secili më i egër se tjetri. Populli shqiptarë kudo që jetonte ai, rrëmbeu armët për të mbrojtur trojet e veta etnike. Në Kërçovë duke parë rrezikun që po i kanosej vendit, formuan Ballin Kombëtarë në krye me dy Mefailat, të cilët në popull njihen si Mefail Shehu (i madhi), dhe Mefail Mehmedi (i vogëli). Me direktivën e Tempos, dhe disa aktivistëve nga Shqipëria u formua edhe aradha partizane, që të luftojnë kundër fashistëve gjermanë, italianë e bullgarë, në mbrojtje të vendit.
Gjyshi im rrëfente, ne ballistët dhe partizanët natën luanim bashkë filxhana në Zajas, dhe ditën i rrëmbenim armët, dilnim në mal. Bashkëpunonim me njëri-tjetrin si vëllezër shqiptar, me parashikimin se cili do ta fitojë luftën Ditën e Nesërme. Ndodhi vëllavrasja. Fatkeqësisht, luftën e fituan partizantët. Erdhi përndjekja, dhe vrasja mizore e ballistëve. Pak veta, asaj kohe e shpëtuan veten nga masakrimet e papara falë patriotëve Mahmud Dumani, Imer Luma dhe Hamdi Dema. Burra, që thanë: ne, e humbëm luftën. Tashti, shpëtojeni së paku veten! Edhe, atyre burrave të malit dhe fushës, u takon fitorja, që i shpëtuan shumë shqiptarë nga varrezat e dëllinjave “Të vramët”, dhe “Bunari Seferit”, në Zajas.
Erdhën edhe ditë të vështira, tregonte gjyshi im Emin Çeliku, sllavi nuk kishte besë, vriste njerëz të pafajshëm, e digjte edhe shtëpi të shqiptarëve. Populli e kuptoi se shkau nuk ka besë dhe kaloi në anën e Ballit Kombëtarë, sepse vetëm në atë e kishte besimin. Jeta e shqiptarëve tregonte gjyshi keqësohej nga dita në ditë, duke u bashkuar në luftë për të mbrojtur Trojet e Etnike Shqiptare, të trashëguara nga të parët e tyre. U zhvilluan shumë luftëra të rrepta kundër forcave partizane të udhëhequra nga sllavët në përbërje prej serbëve, “malazezëve”, “maqedonasve”, të ndihmuar edhe nga partizanë nga Dibra, Struga e Shqipëria. Luftëtarët e Ballit Kombëtarë luftuan me një trimëri të rrallë duke mbrojtur trojet e veta Etnike, që i trashëguan nga të parët e tyre.
Nga gjiri i popullit dolën shumë trima sypatrembur të cilët e dëshmuan veten në mbrojtjen e vatrave të tyre brez pas brezi shekullore. Atdheut. Njëri nga këto trima ishte edhe dëshmori sypatrembur nga Fshati i Ri (Novosellë), Medin Zenku. Mitroloz gjuajtësi, i cili ra dëshmor në mbrojtje të Kërçovës në shtator të vitit 1944, në afërsi të muzeumit të Kërçovës nga dora gjakatare e një “maqedonasi” vendës me “besë”, që qëlloi nga dritarja e një shtëpie, pas shpine. Ky trim sypatrembur tregonte gjyshi me mitrolozin e tij bënte kërdi mbi partizanët që iknin në drejtim të Krushinës e Knezhinës. E, rrugët e Kërçovës ishin mbushur plot e përplot me partizanë të vrarë e të plagosur, duke ofkëlluar në gjuhën serbe e malazeze, e ne që vinim pas u jepnim edhe nga një plumb në kokë, që të paguajnë për mëkatet e tyre që kishin bërë ndaj shqiptarëve të pafajshëm.
Pas plumbit të marrë pas shpine trimi sypatrembur Medin Zenku, tregonte gjyshi, me mitrolozin e tij rrotullohej në rreth duke gjuajtur në dritaret e shtëpive për rreth, duke britur si lua, e të vrasë “maqedonasin” e pa besë. E goditi një plumb së shpejti e la fuqia, u përplas për tokë, e mitrolozi i tij pushoi, ndërroi jetë me idealin në kokë për mbrojtje të Trojeve Etnike Shqiptare. Dhe, porosinë e tij të fundit: “Vazhdoni luftën shokë, vrisni të pabesët, mos leni asnjë të gjallë!”
Medin Zenku me veshje kombëtare.
Në këtë luftë të ashpër ranë dëshmorë edhe shumë trima tjerë, si Abib Kaleshi, afër xhamisë së madhe me mitroloz në dorë, edhe ai u vra pas shpine nga dora e pabesë e një “maqedonasi” vendës, po nga dritarja e shtëpisë. Luftën kundër partizanëve faqezi, me mitroloz në dorë e vazhdoi Ramazan Mislim Dauti nga fshati Cërvicë, duke bërë kërdi mbi forcat partizane, e duke i dëbuar në drejtim të Krushinës e Knezhinës, por në numër të vogël, sepse të rrallë ishin ato që shpëtuan gjallë. Kishte arritur trimi deri në afërsi të stacionit të trenit ku ndodhet sot, por një dorë gjakatare “maqedonase”, nga dritarja e një shtëpie, në afërsi të stacionit të sotëm policor, e kishte goditur pas shpine, por trimi sypatrembur nga Cërvica nuk e lëshonte mitrolozin e tij nga dora përderisa e la fuqia.
Sipas rrëfimit të nipit të Medin Zenkut nga Fshati i Ri (Novosellë), e shoqja e tij Nahilja me vajzën e vogël me emrin Mihane, këthehet te prindërit e saj, poashtu nga Fshati i Ri (Novosellë), për të rritur vajzën e vetme dhe nuk u martua më. Pasi mbush vitet vajza, martohet me një djalë nga fshati Tuhin me emrin Rushan nga familja Bashe, dhe atyre u lindin du vajza dhe një djalë, duke ripërtrirë kështu familjen.
Rushani punoi si polic në Kërçovë, e më vonë migroi në Amerikë, ku atje vritet në rrethana të panjohura deri më sot…