RELACIONE TË AHMET XHEVDET PASHËS PËR SANXHAKUN E SHKODRËS

0
192
Eduard Caka - Relacione

H Y R J E

RELACIONE TË AHMET XHEVDET PASHËS
PËR SANXHAKUN E SHKODRËS

AKADEMIA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE – INSTITUTI I HISTORISË

Përktheu, redaktoi dhe përgatiti për botim:

EDUART CAKA

Tiranë, 2022


Miratuar për botim nga:
Departamenti i Historisë së Mesjetës, Periudhës Osmane dhe Rilindjes, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike

Recensent: Prof. asoc. dr. Edmond MALAJ

Redaktore gjuhësore: Mimoza KONOMI

Përkujdesja grafike & Kopertina: Mirela MIHALI

Foto në kopertinë: Arkivi Perandorak Osman:

Hartë e Shqipërisë, periudha osmane

Urë mbi Bunë (pas)

ISBN© Autori & Akademia e Studimeve Albanologjike / Instituti i Historisë


PASQYRA E LËNDËS

Parathënie………………………………………………………………………………. 7
HYRJE …………………………………………………………………………………… 9
II. JETA DHE VEPRAT E AHMET XHEVDET PASHËS …………………………….. 19
RELACIONE TË AHMET XHEVDET PASHËS MBI SANXHAKUN E SHKODRËS .. 41
RELACIONI I ………………………………………………………………………….. 43
RELACIONI II ………………………………………………………………………… 101
PËRMBLEDHJE ……………………………………………………………………….. 177
SHTOJCË ……………………………………………………………………………… 179
LETRA TË AHMET XHEVDET PASHËS MBI SANXHAKUN E SHKODRËS ……… 181
Bibliografi …………………………………………………………………………….. 257
Treguesi i emrave …………………………………………………………………… 261


PARATHËNIE

Pozita e saj gjeografike që lidh Shqipërinë e Mesme me atë të Veriut, por që e bashkon brenda tokën me një areal më të madh, siç është Adriatiku dhe Mesdheu në një kuadër më të gjerë, e bën Shkodrën njërin prej qyteteve më të rëndësishme të Shqipërisë. Pikërisht për këtë arsye, për shekuj me radhë, kjo hapësirë urbane ka shërbyer edhe si qendër administrative. Kjo vlen edhe për periudhën e sundimit osman, ku Shkodra ka funksionuar si seli e drejtuesit të sanxhakut a vilajetit që mbante emrin e saj.

Mirëpo, me gjithë peshën historike, politike, ekonomike e ushtarake që ky qytet ka pasur, fatkeqësisht ende nuk e kemi nëdorë një studim të mirëfilltë të karakterit historik mbi këtë hapësirë kaq të rëndësishme. Por, kjo nuk do të thotë se mbi Shkodrën dhe aspekte tëndryshme që kanë të bëjnë me këtë gjeografi, nuk është shkruar asgjë.Përkundrazi, duke filluar nga shek. XIX shumë diplomatë, klerikë, udhëtarë e studiues të ndryshëm e kanë vizituar këtë qytet, duke e përshkruar në veprat e tyre në formën e kujtimeve apo mbresave që kanë marrë këtu, një pjesë të të cilave i kemi përmendur edhe në kapitullin hyrës të këtij libri.

Me synimin për të pasuruar korpusin e veprave të autorëve të huaj, që janë sjellë në gjuhën shqipe mbi Shkodrën, e pamë të nevojshme të përkthejmë dhe të përgatisim për botim disa materiale tejet me rëndësi mbi demografinë, ekonominë, njerëzit, zakonet dhe kulturën e sanxhakuttë Shkodrës gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX, të cilat janë hartuar nganjëri prej burokratëve, historianëve dhe intelektualëve më në zë të shtetitosman të këtij shekulli, Ahmet Xhevdet Pashës. Më konkretisht, bëhet fjalë për dy relacione dhe njëzet letra, që autori i ka përpiluar mbi këtë hapësirë administrative gjatë kohës kur shërbente në Shkodër ose pas kthimit të tij në Stamboll.

Një pjesë e këtyre teksteve, por edhe separate të tjera të veprave të Ahmet Xhevdetit, janë përkthyer pjesërisht për përdorim të brendshëm gjatë viteve 1970-80 nga Mykerem Janina e Vexhi Buharaja dhe gjenden në Arkivin e Institutit të Historisë. Në kapitullin hyrës kemi paraqitur informacione të detajuara në lidhje me ato pjesë të veprave të Ahmet Xhevdetit që janë sjellë në gjuhën shqipe.

Duke parë rëndësinë e dëshmive të Ahmet Xhevdet Pashës, veçanërisht për studimin e historisë së Shkodrës gjatë shek. XIX, e pamë të nevojshme që t’i përkthejmë në mënyrë integrale ato tekste duke i përgatitur në një vëllim të vetëm. Me këtë qëllim, në vend të teksteve të përkthyera pjesërisht që ndodheshin në arkiv, vendosëm të sjellim nëshqip versionin origjinal të relacioneve dhe letrave të Ahmet Xhevdetit për Shkodrën që ishin transliteruar dhe botuar nga Cevdet Baysun, detaje të cilat do t’i gjeni në pjesën e hyrjes. Kështu u bë e mundur që informacionet e historianit dhe burokratit osman mbi aspekte të ndryshme të sanxhakut të Shkodrës t’i bashkojmë në këtë tekst, i cili përbëhet nga pjesa e hyrjes, ajo e relacioneve si dhe shtojcave ku janë përfshirë letrat e autorit.

Për të mos e bërë të lodhshëm me shpjegime tekstin, në një kapitull më vete kemi trajtuar jetën dhe veprat e autorit, aspekte të marrëdhënieve të tij me Shqipërinë, shqiptarët dhe Shkodrën, kuadrin historiknë të cilin janë zhvilluar ngjarjet që përmenden në tekst por edhe janë bërë shpjegimet e nevojshme për terma, persona apo zhvillime të cilat hasen në libër.

Libri është përmirësuar përmes sugjerimeve e këshillave të vyera të kolegëve të Departamentit të Mesjetës dhe Rilindjes Kombëtare, recensentit Edmond Malaj si dhe redaktimit gjuhësor të Mimoza Konomit e përgatitjes teknike të Mirela Mihalit, të cilëve dëshiroj t’u shpreh falënderimet e mia, për kontributin domethënës që kanë dhënë.

Eduart CAKA
Tiranë, 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.