Pushtimi i Ukrainës dhe fashizmi rus

1
How far have Russians troops advanced?

Diskursi politik

Pushtimi i Ukrainës  me 24 shkurt nga Rusia të përkujton pushtimin e Polonisë nga Gjermania me 1 shtator 1939, që ishte fillimi i Luftës së Dytë Botërore, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me fashizmin rus me konceptin ideologjik të Perandorisë ruse, kërcënim për fqinjët e saj dhe ndaj rendit të ri botëror

Dr. Nail Draga

Dështimi i ideologjisë komuniste dhe socializmit si rend shoqëror, filloi me rënien e Murit të Berlinit (9 nëntor 1989), duke pasuar me miratimin e pluralizmit politik (1990), ku kulmin e arriti me  shkatërrimin e   ish BRSS në vitin 1991. Ishte kjo një ngjarje me përmasa botërore, ku nga ajo perandori komuniste u pavarësuan republikat duke u pranuar ndërkombëtarisht.

Në këtë kuadër edhe Republika e Ukrainës shpalli pavarësinë me 24 gusht 1991. Por, nga ajo kohë e deri  më tash ka kaluar shumë sfida duke mbeshtetur ambiciet perëndimore. Nuk ka dilemë se Rusia, nuk mund të pranojë një Ukrainë të fortë, të lidhur me Perëndimin e të jetë pjesë e NATO-s, por  të ketë qeveri e kryetar prorus.

Por, Ukraina dallohet nga ish republikat tjera, të ish BRSS, sepse ajo është vendi me sipërfaqe ma të madhe në Europë, pas Rusinë europiane me 603.628 km2,  dhe më popullsi prej 44 milionë banorë! Pikërisht kjo sipërfaqe dhe popullsi, ku dominojnë ukrainasit me 76%, ndërsa rus ka 20% si dhe me resurse të mëdha natyrore paraqet pengesë për politikën ekspansioniste ruse.

Ukrainasit-popull i protestave

Analistët e ndryshëm vlerësojnë  se ukrainasit janë popull i veçantë, madje e quajnë si „popull i  protestave“, sepse për këto tridhjetë vite kanë çuar  në rrezimin e katër presidentëve, me protesta të fuqishme, por edhe me viktima. Kujtojmë me këtë rast  vitin 2001  ku u zhvillua fushata e protestave me moton “Ukraina pa presidentin Kuçma”.

Në veçanti të opinioni ka mbetur në kujtesë “Revolucioni Portokalli”  në fund të vitit 2004,  ku në “Sheshin e Pavarësisë” qindra mijëra protestues u mblodhën në shesh dhe rrugët aty pranë dhe ngritën tenda për disa javë. Protestat ishin me moton  kundër mashtrimit zgjedhor nga presidenti ne fuqi, ku  çuan në një raund shtesë të zgjedhjeve presidenciale të urdhëruara nga Gjykata e Lartë e Ukrainës, të cilat u fituan nga kandidati i opozitës, Viktor Jushçenko. Ishte kjo fitorja spektakulare e opozitës! Më pas gjatë vitit 2009, Yulia Tymoshenko u propozua si kandidate për presidente e opozites duke mbledhur ne këtë shesh rreth 200,000 njerëz.

Në veçanti duhet cekur  protestat  antiruse dhe proeuropiane, te cilat filluan ne nëntorin e vitit 2013, të cilat me pas u kthyen në përleshje të dhunshme, qe perfunduan me vrasjen e 100 ukrainasve. Sheshi qendroi i pushtuar nga protestuesit gjatë gjithë ditës dhe natës, nga 1 dhjetori 2013 deri me 27 janar 2014.

Këto protesta ia arritën qellimit sepse   çuan ne rrëzimin e presidentit  Viktor Janukoviç dhe largimin e tij drejt Moskës, sepse ai ka refuzuar  hapjen e negociatave me BE-në, kunder vullnetit te popullit ukrainas, duke dëshmuar se ishte në favor të politikës pro ruse.

Mashtrimi ukrainas  në vitin 1994

Kemi të bëjmë me marrëveshjen në mes SHBA-Britani e Madhe dhe Rusisë të cilët e binden Ukrainën që të dorëzpjë Rusisë armët bërthamore, me garancionin e tyre se do ta mbrojnë nëse sulmohet nga një vend tjetër. Por, pushtimi i Ukrainës nga Rusia nga data e 24 shkurtit 2022, dëshmon se ajo është mashtruar sepse nuk është respektuar marrëveshja e tillë. Madje ky pushtim të kujton sulmin e Hitlerit ndaj Polonisë me 1 shtator 1939, edhe pse një javë më parë ishte nënshkruar marrëveshja Ribentrop-Milotov, përkatësisht Hitler-Stalin, për mos sulmim ndaj Polonisë.

Heshtja e ndërkombëtarëve

Duke pasur interesa të ndërsjella vendet europiane nga Rusia kanë importuar gazë, naftë dhe mallra të tjera, që ndikoj në forcimin e saj ekonomik duke investuar në armatim. Nga një pozitë superiore ndaj fqinjëve Rusia, sulmoi ushtarakisht Gruzinë(2008), duke ia shkëputur Abhazinë dhe Osetinë Jugore. Duke parë se faktori ndërkombëtar qendroi në heshtje ata nuk u ndalën sepse në vitin 2014, aneksuan Krimenë, si dhe i mbeshtetën   dy republikat e  të vetshpallura në regjionin e Donbasit (Luganski dhe Donjeck) duke i pranuar së fundmi si shtete të pavaruara (21 shkurt 2022)! Ndërsa me 24 shkurt, ndodhi sulmi dhe pushtimi i Ukrainës, si shtet sovran, pas asnjë shkas, por me qellime ekspansioniste, sipas ideologjisë për shtetin e madh të Perandorisë ruse.

Sanksionet kundër Rusisë

Duke marrë parasysh se Ukraina nuk është në NATO, vendët e BE-ës por edhe të NATO-s, u zgjuan dhe reaguan mënjëherë duke  vendosur  sanksione të ndryshme ndaj Rusisë, ku dominojnë ata ekonomike, dilpomatike, finaciare  etj. Madje në këtë situatë kritike, presidenti i SHBA-ve ka deklaruar se në këtë moment kemi vetëm dy mundësi të veprojmë me sankasione ekonomike, apo të fillojmë luftën e tretë botërore. Nuk ka dilemë se për një vend nuk mund të fillohet lufta e tretë botërore, sepse do të kishte pasoja të mëdha, por, për momentin çdo gjë do mbesë në sanksione, si dhe furnizime të ndryshme për popullsinë e Ukrainës, për të përballuar pushtimin dhe organizuar rezistencën popullore.

Solidarizimi  me popullin ukrainas

Pamjet nga pushtimi i Ukrainës kanë ndikuar në ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar, të cilët kanë organizuar protesta të ndryshme në shumë vende të botës, duke akuzuar pushtimin e një vendi të pavarur, që paraqet rastin e parë në Europë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kemi  të bëjmë me fashizmin tipik si në kohën e Hitlerit, i cili si pasues modern ka Putinin. Bombardimi, shkatërrimi i objektëve të banimit, infrastrukturës, vrasja e popullsisë, shpërngulja e tyre dhe vendosja në vendët fqinje e më gjerë, dëshmojnë se kemi të bëjmë me një okupim klasik në kohën moderne.

Në këtë aspekt, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Serbisë, të gjitha vendet europiane, akuzojnë politikën ekspansioniste të Rusisë. Një politikë e tillë ka ndikuar jo vetëm në solidaritetin e popujve dhe vendeve europiane por edhe në unitetin e BE-së dhe të NATO-s, duke u bindur se kemi të bëjmë me agresion i cili është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare kundër një shteti sovran.

Spastrimi etnik strategjia e politikës ruse

Ajo çka është duke ndodhur në Ukrainë, nuk është luftë, por spastrim etnik të qytetëve sidomos  pranë Detit të Zi e Detit Azov ku qyteti i Mariupolit është rast i veçantë  kriminal ndaj popullsisë, sepse përmes tij lidhet territori toksor nga Krimea në drejtim të lindjës ku janë republikat e vetshpallura në regjionin e  Donbasit.

Kemi të bëjmë me një situatë identike sikurse në BeH (1992-1995)dhe Kosovë(1998-1999) që vepronte ushtria serbe, duke rrethuar e granatuar qytetët, masakruar popullsinë e detyruar të shpërngulët, që ishte qellimi i politikës neofashiste serbe, ku pamjet e prezantura në media e dëshmojnë një konstatim të tillë.

Nga pasojat e luftës bëhet me dije se deri më 23 mars, nga Ukraina janë larguar 3,5 milion banorë, ndërsa të zhvendosur brenda vendit janë  mbi 2 milion banorë.

Në pritje të marrëveshjës ndërkombëtare

Pavarësisht se sa do të zgjatë okupimi i Ukrainës, përvoja e deri tashme dëshmon se do të kemi një marrëveshje ndërkombëtare për të përfunduar luftën dhe vendosjën e paqës në mes dy vendëve. Në këtë konferencë  përveç dy palëve do të marrin pjesë edhe shtete që do të jenë garant të marrëveshjes së arritur.

Ndonëse deri me tash janë organizuar disa  takime nga përfaqësuesit e delegacionëve (Ukrainë–Rusi) njoftohet se pala ukrainase ka pranuar të të tërheq nismën për t’u bërë pjesëtarë të NATO-s, duke mbajtur pozitën neuatrale. Një deklarim i tillë duket se  është i pranueshëm edhe për palën ruse, por kontestuese do të mbesin statusi i Krimesë, që është aneksuar nga Rusia në vitin 2014, si  dhe dy republikat e vetshpalluara si të pavarura(2014) dhe të pranuara nga Rusia(21 shkurt 2022).

Opinioni është njoftuar se Ukraina ka akuzuar Rusinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, e cila me 16 mars ka marrë vendim të përkohshëm duke urdhëruar Federatën Ruse që mënjëherë të ndërprejë operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. Duhet cekur se urdhëri për ndërprerjën e operacioneve ushtarake është masë e përkohshme gjyqësore deri në marrjen e vendimit definitiv për çështjen e ngritur në Gjykatë. Nuk ka dilemë se më pas do të trajtohet çështja e dëmshpërblimit si pasojë e krimeve të luftës  nga ushtria ruse në Ukrainë.

Pavarësisht se sa do të zgjasë lufta, Putini e ka të humbur luftën dhe ate do ta presë fati i Sllobodan Millosheviqit në përballje me gjykatat ndërkombëtare, sepse ka prova të mjaftueshme për krimet e kryera deri më tash.

                     (23 mars 2022)

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.